Beselidhja e VjeterIsaia: Psalmi
- 1 Atë ditë thuaj:Të falënderoj, o Zot, se, megjithëse ishe zemëruar kundër meje, u qetësua hidhërimi yt e ti më ngushëllove.
- 2 Ja, Hyji Shëlbuesi im, kam besim e nuk kam frikë, sepse fuqia ime e mburrja ime është Zoti, Ai është shpëtimi im.
- 3 Me galdim do të meri ujë nga burimet e shëlbimit.
- 4 Edhe thoni atë ditë: Falënderojeni Zotin, thirreni Emrin e tij, shpallini ndër popuj veprat e tij, kumtojeni madhërinë e Emrit të tij!
- 5 Këndojini Zotit, sepse krijoi mrekulli, le ta marrë vesh bota mbarë!
- 6 Brohoritni e këndoni lavde, ju banorët e Sionit, sepse i madhërishëm është në mesin tuaj Shenjti i Izraelit!