Beselidhja e VjeterIsaia: Pushtimi i Babilonisë
- 1 Profeci mbi shkretëtirën e detit.Porsi vorbullat që përplasen në jug, vjen nga shkretëtira, nga një vend i tmerrshëm.
- 2 Një vegim i hidhur mua më qe dëftuar: rrëmbyesi rrëmben, shkatërruesi shkatërron!Sulu, Elam, rretho, Medi! Unë bëj të pushojë çdo gjëmim!
- 3 Këndej ijët e mia më dridhen, më pushtuan dhimbjet si dhimbjet e lindëses; jam i tronditur për çka dëgjoj, i tmerruar për çka shikoj.
- 4 Zemra më lëshon, tmerri më pushton: mugu që e dëshiroja erdhi e m'u bë tmerr.
- 5 Shtrojnë tryezën, shtrojnë ciloren, hanë e pinë.Ngrihuni, o krerë, lyeni shqytin!
- 6 Sepse Zoti kështu më tha: Shko, vëre vrojtuesin, të lajmërojë gjithçka të shohë!
- 7 Nëse sheh karrocë, koçi me dy kuaj, njerëz hipur në gomarë, njerëz hipur në gamile, le të vëzhgojë me kujdes, me kujdesin më të madh!
- 8 Atëherë vrojtuesi thirri: Në vrojtore, Zotëri, rri vazhdimisht, gjithë ditën; në rojën time qëndroj, qëndroj vazhdimisht gjithë natën.
- 9 Ja, këtu po vjen një mizëri njerëzish, koçi dy kuajsh! Ai vazhdoi e tha: Ra, ra Babiloni dhe të gjitha shtatoret e hyjnive të tij copë e grimë u bënë për tokë!
- 10 Shirja ime, biri i lëmit tim, çka dëgjova nga Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, jua zbulova!Profeci mbi Dumën
- 11 Profeci mbi Dumën.Nga Seiri dikush më thërret: Rojtar, ç'kohë nate është? Rojtar, ç'kohë nate është?
- 12 Rojtari përgjigjet: Po vjen mëngjesi, por edhe nata; nëse doni të pyetni, pyetni, kthehuni, ejani!Profeci mbi arabët
- 13 Profeci mbi shkretëtirën.Në pyll, në shkretëtirë do ta kaloni natën, karvanët e Dedanit!
- 14 Silluni ujë të eturve, ju që banoni në tokën Tema, ndesheni me bukë të arratisurin!
- 15 Sepse ata ikin para shpatave, para shpatës së zhveshur, para harkut të ngrehur, para luftës së madhe.
- 16 Sepse kështu më thotë Zoti: Edhe një vit, si viti i mëditësit, dhe mbarë lavdia e Cedarit do të marrë fund.
- 17 Numri që do të mbesë nga harqet e trimave të bijve të Cedarit do të jetë shumë i vogël. Sepse kështu ka thënë Zoti, Hyji i Izraelit.