Beselidhja e VjeterIsaia: Kundër lidhjes me Egjiptin
- 1 Vaj për ata që zbresin në Egjipt për ndihmë, që shpresën e kanë në kuaj, që shpresojnë në karroca lufte të shumta, e në kalorës pse janë tepër të fortë e nuk e vënë shpresën në Shenjtin e Izraelit e prej Zotit këshillë s`kërkojnë!
- 2 Po, edhe Ai është i dijshëm e mund të sjellë të keqen, fjalët e veta Ai nuk i kthen dalë, Ai do të ngrihet kundër shtëpisë së keqbërësve, kundër ndihmës së atyre që bëjnë keq.
- 3 Egjiptiani është njeri e jo Hyj, kuajt e tyre mish janë e jo shpirt; e kur Zoti të shtrijë dorën e vet, do të rrëzohet ai që sjell ndihmë, për dhe do të bjerë edhe i ndihmuari, të gjithë së bashku do të sharrojnë.Kundër Asirisë
- 4 Sepse kështu Zoti më ka thënë:Siç ulërin tmerrshëm luani o kotorri i luanit mbi prenë, kur në të lëshohet turma e barinjve, por nuk trembet prej zërit të tyre as s`ka frikë prej zhurmës që bëjnë ata, kështu do të zbresë Zoti i Ushtrive për të luftuar për malin Sion, për kodrinën e tij.
- 5 Porsi shpendët që fluturojnë, kështu Zoti i Ushtrive do ta mburojë Jerusalemin, do ta mbrojë, do ta çlirojë, do ta falë, do ta shpëtojë!
- 6 Kthehuni tek Ai, bij të Izraelit, prej të cilit u larguat krejtësisht!
- 7 Po atë ditë secili prej jush duhet t`i flakë idhujt e vet të argjendtë e të artë, që i punuat me duart mëkatare tuajat!
- 8 Asiria s`do të bjerë prej shpatës së njeriut, do ta përpijë shpata jo e vdekatarit, do të marrë arratinë para shpatës, të rinjtë e tij skllevër do të bëhen.
- 9 E frikësuar do të shkojë fuqia e saj, krerët e saj do ta druan flamurin, tha Zoti zjarri i të cilit është në Sion, furra e të cilit është në Jerusalem.