Beselidhja e VjeterIsaia: Bekimi i Izraelit
- 1 E tani dëgjo, Jakob, shërbëtori im, ti, o Izrael, i zgjedhuri im!
- 2 Kështu thotë Zoti që të krijoi, që të dha trajtë që në kraharor, Ndihmëtari yt: Mos ki frikë, shërbëtori im Jakob, i dashuri im që vetë të kam zgjedhur.
- 3 Do të dikoj ujëra mbi tokë të etshme, përrenj përmbi tokë të thatë; shpirtin tim do ta dikoj mbi farën tënde, bekimin tim mbi pasardhësit e tu:
- 4 do të rriten si bari bri burimit, porsi shelgjet pranë ujit që rrjedh.
- 5 Njëri do të thotë: `I Zotit jam unë!`, Jakob tjetri do ta quajë veten.Prapë një tjetër do të shkruajë me dorë të vet: `Jam i Zotit!` e do të quhet me emër Izrael! Monoteizëm absolut
- 6 Kështu thotë Zoti, Mbreti i Izraelit, Shpëtimtari i tij, Hyji i Ushtrive: Unë jam i pari dhe unë i sprasmi, përveç meje Hyj tjetër nuk ka!
- 7 Kush është porsi unë? le të dalë përpara e le të thotë, të ma shtjellojë! Kush e parakallëzoi të ardhmen prej kohëve të lashta? Le të na lajmërojë se ç`do të ndodhë!
- 8 Mos u trembni as mos u hutoni, vallë, a s`jua lajmërova e s`jua zbulova që moti? Ju jeni dëshmitarët e mi! Pse a ka Hyj përveç meje? Jo, s`ka Qetë që unë do ta njihja!Përqeshje e idhujtarisë
- 9 Të gjithë punuesit e idhujve janë një asgjë dhe veprat e tyre të çmueshme nuk do t`u vlejnë asgjë. Dëshmitarët e tyre nuk shohin as nuk marrin vesh që t`i mbulojë turpi.
- 10 Kush punoi ndonjë idhull e shkriu ndonjë trupore e nuk kërkon fitesë?
- 11 Ja, të gjithë ndjekësit e tyre do të mbeten të turpëruar. Vetë punuesit e tyre s`janë veçse njerëz. Le të bashkohen të gjithë e le të dalin përpara: do të tremben e do të marrosen njëherësh.
- 12 Farkëtari e punon sakicën në prush, me çekiç i jep trajtën, me dorë të fuqishme e trajton; pëson uri, fuqia i lodhet, ujë nuk pi dhe lodhet e këputet.
- 13 Gdhendësi në dru e shtrin gjedhen, e shënon atë me thumbat e punon pastaj atë me dalta e me përgjel dhe trajton një fytyrë njeriu, një figurë të bukur njeriu për ta vënë në tempull.
- 14 Pret për vete cedrat, merr një ilqe ose një lis që qëndronin mes lëndëve të pyllit; ose ka mbjellë një pishë që e ushqen shiu.
- 15 Këto janë bërë që njeriu t`i djegë; i merr njeriu ndonjë prej tyre për t`u ngrohur, i ndez dhe pjek bukë. Por, prej tyre punon zotin dhe e adhuron, punon një trupore e bie përmbys para saj!
- 16 Gjysmën e saj e djeg në zjarr, mbi prush pjek mishin, ha mishin e pjekur e kënaqet, nxehet e thotë: `Oh bre, ç`u ngroha, u kënaqa bri zjarrit!`
- 17 Kurse me tepricën e saj punoi zotin, trupore për vete; bie përmbys para saj dhe e adhuron dhe i lutet duke thënë: `Më shpëto, sepse je zoti im!`
- 18 Gjë nuk dinë as nuk kuptojnë: sytë u janë verbuar që të mos shohin, edhe zemra që të mos kuptojnë.
- 19 Të tillët nuk mendojnë me mendjen e vet, u mungon dija dhe kuptimi që të thonë: Me gjysmën e këtij druri e kam ndezur zjarrin dhe poqa mbi prushin e saj bukën, poqa mishin dhe hëngra, po a thua prej gjysmës tjetër do të punoj këtë turp? Do bie përmbys para cungut të drusë?
- 20 Ushqehet me hi; e tradhtoi zemra e gabuar, nuk di të librohet e të thotë: Po a nuk është një gjë e rreme kjo që mbaj në dorë? Besnikëri ndaj Zotit
- 21 Kujtoje këtë gjë, Jakob, edhe ti, o Izrael, se je shërbëtori im! Unë të kam trajtuar, je shërbëtori im, o Izrael, ti nuk do të më gënjesh!
- 22 I kam humbur porsi renë fajet e tua, porsi mjegullën mëkatet e tua, kthehu tek unë, sepse të kam shpërblyer.Këngë hareje
- 23 Galdoni, o qiej, sepse Zoti e bëri këtë gjë, gëzohuni, thellësitë e tokës, thuajani këngës së lavdit, o male, edhe ju, o pyje, me të gjithë drurët tuaj, sepse Zoti e shpërbleu Jakobin, në Izrael e dëftoi lavdinë e vet!Fuqia hyjnore
- 24 Kështu thotë Zoti, Shëlbuesi yt, Ai që të trajtoi në kraharorin e nënës: Unë jam Zoti, Krijuesi i gjithësisë, Ai që i vetëm i shtriu qiejt, dhe e rrafshova tokën! Kush qe me mua?
- 25 I asgjësoj shenjat e shortarëve, magjistarët i bëj të marrë, i shtrëngoj të dijshmit që të tërhiqen, në marrëzi e shndërroj dijen e tyre,
- 26 por e përforcoj fjalën e shërbëtorit tim dhe i plotësoj synimet e kasnecëve të mi.Unë i them Jerusalemit: Mbushu me banorë!, dhe qyteteve të Judës: Ndërtohuni! e rrënojat e tij do t`i ndërtoj.
- 27 Unë i them detit: Shkretohu, lumenjtë e tu unë do t`i thaj!
- 28 Unë them për Cirin: Bariu im është, rngjithçka unë dua ai do ta çojë në vend!