Beselidhja e VjeterIsaia: Ciri, vegël e Hyjit
- 1 Kështu thotë Zoti për Cirin, të shuguruarin e vet: Ia kapa të djathtën e tij për t`i shtruar para tij popujt, për t`i vënë në arrati mbretërit, për t`i hapur para tij dyert; edhe dyert para tij s`do të mbyllen.
- 2 Para teje unë do të ec, malet do t`i rrafshoj, dyert e bronzta do t`i thyej, shulat e hekurt do t`i copëtoj.
- 3 Do t`i jap thesaret e fshehta, pasuritë mirë të fshehura që ta dish se unë jam Zoti, Hyji i Izraelit, që të thirra me emër.
- 4 Për dashuri të shërbëtorit tim Jakobit e të Izraelit, të të zgjedhurit tim, të thirra ty me emrin tënd, të shënova megjithëse s`më njihje.
- 5 Unë jam Zot e tjetër s`ka: përveç meje Hyj tjetër nuk ka! Të ngjesha në armë, megjithëse s`më njihje
- 6 që të dihet prej lindjes në perëndim, se pos meje, askush tjetër s`është.Profecia e shëlbimitUnë jam Zot e tjetër s`ka!
- 7 I jap trajtë dritës e krijoj terrin, sjell mirëqenien, shkaktoj fatkeqësinë: unë, Zoti, i bëj të gjitha këto!
- 8 Vesoni, o qiej, prej së larti vesoni edhe retë le të rigojnë drejtësinë; le të hapet toka e le ta lindë Shëlbuesin, bashkë me të të lulëzojë drejtësia! Unë, Zoti, gjithçka krijova!Zoti i gjithëpushtetshëm
- 9 Vaj për atë që i kundërshton Krijuesit të vet, një copëz prej enëve të thyeshme prej dheu! Pse a i thotë vorbëtarit balta: Ç`po bën? e Puna jote s`është vepër dore!
- 10 Vaj për atë që i thotë babait: Pse linde? ose gruas: Përse linde?
- 11 Kështu thotë Zoti, Shenjti i Izraelit, ai që e trajtoi: A ju përket të më pyetni mbi të ardhmen e bijve të mi, e të më urdhëroni mbi veprën e duarve të mia?
- 12 Unë jam Krijuesi i tokës dhe mbi të njeriun e krijova; duart e mia qiejt i shtrinë, i urdhëroj të gjithë ushtrisë së tyre.
- 13 Unë e ngrita që të bëjë drejtësi, do t`ia drejtoj të gjitha udhët e tij.Ai do ta ndërtojë qytetin tim, të skllavëruarit e mi ai do t`i kthejë pa shpërblim e pa dhurata. , thotë Zoti i gjithëpushtetshëm.Kthimi i paganëve
- 14 Kështu thotë Zoti: Bujqit e Egjiptit e tregtia e Etiopisë e trimat e mëdhenj të Sabaimit te ti do të kalojnë e të tutë do të jenë; pas teje do të vijnë, të mbërthyer në pranga do të ecin e do të të adhurojnë dhe ty do të të luten: vetëm te ti është Hyji dhe jashtë Teje, Hyj nuk ka!
- 15 Vërtet ti je Hyj i fshehur, Hyji i Izraelit, Shpëtimtar!
- 16 Mendsh u morën e u skuqën të gjithë; po, të turpëruar shkojnë ata që punojnë trupore idhujsh.
- 17 Izraeli është i shëlbuar nga Zoti me shëlbim të përhershëm: nuk do të çnderoheni as s`do të turpëroheni deri në shekuj të shekujve.Qartësia e veprave të Zotit
- 18 Sepse kështu thotë Zoti, ai që krijoi qiellin, vetë Hyji, ai që i dha trajtë tokës, e krijoi, ai që e bëri të patrandshme; s`e krijoi të jetë e shkretë e krijoi që të banohet: Unë jam Hyji e tjetër s`ka!
- 19 Unë nuk fola në fshehtësi, në një skaj të errët të tokës, nuk i thashë farës së Jakobit: Më kërkoni në shkretëtirë!, unë jam Zoti që flas të drejtën, e që e shpall drejtësinë.Zoti është Hyji i gjithmbarshëm
- 20 Mblidhuni, ejani e afrohuni së bashku ju që shpëtuat nga paganët.Mangut janë në kokë ata që mbartin drunë e gdhendur e i luten hyjit që s`mund t`i shpëtojë.
- 21 Qitni provat e dilni përballë, këshillohuni të gjithë së bashku! Kush që moti këtë gjë e parakallëzoi e që atëherë e paralajmëroi? Vallë, a jo unë Hyji, s`ka hyj tjetër përpos meje? Hyj të drejtë e Shpëtimtar s`ka tjetër përveç meje!
- 22 Kthehuni kah unë e do të shpëtoni, të gjitha viset e tokës, se unë jam Hyj e tjetër s`ka!
- 23 Me vetvete unë jam përbetuar: nga goja ime del e drejta, fjala që kurrë s`kthehet dalë;para meje çdo gju do të përkulet, e çdo gjuhë do të bëjë betim,
- 24 e do të thotë: vetëm në Zotin ka drejtësi e forcë! Tek Ai do të vijnë të turpëruar të gjithë që shfryejnë kundër tij:
- 25 në Zotin do të shfajësohet e do të gjejë lavdi fara mbarë e Izraelit.