Beselidhja e VjeterIsaia: Vajtim mbi Babilonin
- 1 Zbrit, në pluhur ulu, o virgjër, bija e Babilonit!Ulu përtokë, pa fron, bija e kaldenjve! Sepse më nuk do të quhesh: `E butë dhe eëmbël!`
- 2 Merre mokrën, bluaje miellin, hiqe velin, çoji kindet e petkut, zbuloji këmbët, kalo lumin!
- 3 Le të zbulohet lakuriqësia jote, le të shihet turpi yt! Do të hakmerrem, askënd s`do të fal!
- 4 Thotë Shpëtimtari ynë, emri i tij Zoti i Ushtrive, Shenjti i Izraelit:
- 5 Rri në heshtje, tërhiqu në terr, bija e kaldenjve, sepse më nuk do të quhesh Zonja e mbretërive!
- 6 Zemëruar isha kundër popullit tim, çnderuar e kisha trashëgimin tim i pata lëshuar në duart e tua e ti për ta nuk pate mëshirë, përmbi pleq e rëndove zgjedhën tënde tepër të rëndë
- 7 e the: `Zonjë do të jem unë përgjithmonë!` Për këtë gjë mendjen s`e lodhe as s`e kujtove fundin tënd.
- 8 Dëgjo këtu, moj e shfrenuar që rri mbështetur pa kujdes që të thotë mendja: `Unë, përveç meje tjetër s`ka! E vejë s`do të mbetem! Fëmijësh s`do të shuhem!`
- 9 Pikërisht këto të dyja do të të gjejnë, papritmas e në një ditë të vetme shfarosja edhe vejëria, papritmas do të bien mbi ty për shkak të shumësisë së magjive të tua, për shkak të një morie shitimesh të tua!
- 10 Shpresove në paudhësinë tënde e the: `Askush s`më sheh`.Urtia e dija jote të bënë t`i marrësh udhët e mbrapshta.E pra thoje në zemrën tënde: `Si unë askush tjetër!`
- 11 Do të të gjejë një e keqe që s`mund ta pritësh; mbi ty do të sulet një fatkeqësi që s`do të mund ta ndalësh; do të bjerë mbi ty një e ligë papritmas që kahin nuk do t`ia dish.
- 12 Qëndro, pra, në shortitë e tua, në begatinë e magjive të tua, për të cilat u mundove që prejrinisë sate! Ndoshta do të të vlejnë, ndoshta do të mund të shtiesh frikë!
- 13 Të lodhën këshilltarët e tu të shumtë.Le të dalin që të të shpëtojnë ata që masin qiellin, ata që i vëzhgojnë trupat qiellorë e që të parakallëzojnë për çdo hënë të re çka ty do të të ndodhë!
- 14 Ja, ata janë porsi byku, i dogji zjarri! As vetveten s`do ta shpëtojnë dot nga flaka e zjarrit! S`mbeti prush për t`u ngrohur, as zjarr përbri të cilit mund të rrihet!
- 15 Të tillë janë shortarët e tu, për të cilët aq kujdes dëftove që prejrinisë sate! Secili gabon për llogari të vet, ty askush nuk do të të shpëtojë!