Beselidhja e VjeterIsaia: Kënga e dytë mbi Shërbëtorin e Zotit
- 1 Më dëgjoni, o ishuj, vështroni me kujdes, popuj të largët:Zoti më thirri prej prehrit të nënës, prej barkut të nënës sime iu kujtua emri im.
- 2 Gojën time e bëri shpatë të mprehtë, më mbrojti nën hijen e dorës së vet, më bëri shigjetë të zgjedhur e më fshehu në kukurrën e vet
- 3 dhe më tha: Shërbëtori im je, o Izrael, në të cilin do ta dëftoj lavdinë time!
- 4 E unë thashë: Kot u mundova, më kot forcat i treta të miat! Megjithatë, e drejta ime është me Zotin, shpërblimi im është te Hyji im.
- 5 E tani thotë Zoti që më trajtoi që nga kraharori shërbëtor për vete, për t'ia kthyer Jakobin Atij, për ta mbledhur rreth tij Izraelin.U bëra i lavdishëm ndër sytë e Zotit, Hyji im u bë fuqia ime.
- 6 Ai më tha: Tepër pak është të më jesh shërbëtor për t'i rilindur fiset e Jakobit, për t'i riatdhesuar Tepricat e Izraelit: por të caktoj të jesh drita e popujve që shëlbimi im të arrijë në skaj të tokës!Riatdhesimi me nder
- 7 Kështu i thotë Zoti, Shpërblyesi i Izraelit, Shenjti i tij, atij që e përbuzën, atij që inat e kanë popujt, skllavit të tiranëve: Mbretërit do të shohin e do të ngrihen në këmbë, rngjithashtu princat e do të bien përmbys, për shkak të Zotit që është besnik, të Shenjtit të Izraelit që ty të zgjodhi!
- 8 Kështu thotë Zoti: Në kohën e volitshme të kam vështruar, të ndihmova ditën e shpëtimit; të ruajta e të caktova të jesh besëlidhja e popullit, që ta ripërtëritësh vendin e t'i rindash trashëgimet e shkretuara,
- 9 që t'u thuash të burgosurve: Dilni! e atyre që janë në terr: Ejani në dritë!Do të kullotin afër udhëve, kullota e tyre mbi çdo kodër të shogët.
- 10 S'do të sprovojnë uri as etje, s'do t'i mundojë vapa as dielli, pse do t'u prijë Ai që ka mëshirë për ta dhe do t'i mrizojë ndër gurra të freskëta.
- 11 Të gjitha malet e mia udhë unë do t'i bëj, rrugët e mia do të lartësohen.
- 12 Ja, këta po vijnë prej së largu, kurse këta nga veriu e përendimi, këta të tjerët prej dheut të Sinimit.
- 13 Gëzo, o qiell, galdo, o tokë, lavde, o male, ju këndoni, sepse Zoti po e ngushëllon popullin e vet, po ka mëshirë për varfanjakët e vet!
- 14 Tha Sioni: Zoti më la, më harroi Zoti!
- 15 E harron; thua; gruaja foshnjën e vet, që të mos ketë dhimbje për bamin e barkut të vet? Po edhe nëse ndonjëra do të harronte, unë ty kurrë nuk të harroj!
- 16 Shih, të kam shkruar në duart e mia, muret e tua gjithmonë para sysh i kam.
- 17 Rindërtuesit e tu po vrapojnë, rrënuesit e shkatërruesit po ikin prej teje.
- 18 Çoji përreth sytë e tu e shiko, të gjithë po bashkohen e po vijnë te ti! Pasha jetën time; është fjala e Zotit; të gjithë këta do t'i veshësh si stoli, porsi nusja do të ngjeshesh me ta!
- 19 Po se rrënojat e tua, shkatërrimet e tua, o vend i përmbysur: tashti i ngushtë do të jesh për banorët edhe kur këmbëve t'ua mbathin ata që të përpinin!
- 20 Përsëri do të të thonë në veshë bijtë që t'i kishin rrëmbyer: Tepër i ngushtë është ky vend për mua, më bëj vend që të mund të banoj!
- 21 Atëherë ti do të thuash në zemër: Po këta prej kujt më lindën? Isha e rrëmbyer e barkshuar, e humbur dhe e robëruar? Po këta kush i rriti? Ja, unë isha e lënë vetëm, këta atëherë në ç'vend ishin?
- 22 Kështu thotë Zoti Perëndi: Ja, drejt popujve do ta lartësoj dorën time, drejt fiseve do ta lartësoj flamurin tim, n'përqafim do t'i sjellin bijtë e tu, bijat e tua do t'i mbajnë mbi supe.
- 23 Mbretërit do të jenë kujdestarët e tu, princeshat mëndeshat e tua.Me fytyrë për dhe do të të përkulen, do të lëpijnë pluhurin e këmbëve të tua! Atëherë do ta dish se unë jam Zot: s'do të turpërohen, jo ata që shpresojnë në mua.
- 24 Vallë, a mund t'i merret preja të fortit, o të shpëtojë ç'shtiu në dorë i forti?
- 25 Sepse kështu thotë Zoti: E pra, nga i forti do të merret robi, e ç'u shtie në dorë prej të fortit, do të çlirohet! Paditësit e tu unë do t'i përballoj, bijtë e tu unë do t'i shpëtoj!
- 26 Të hanë mishin e vet do t'i bëj ndrydhësit e tu, si me musht do të dehen me gjak të vet.Atëherë çdo njeri do ta kuptojë se unë jam Zoti, Shëlbuesi yt, Ai që të shpërblen, i Pamposhturi i Jakobit!