Beselidhja e VjeterIsaia: Populli në robëri
- 1 Zgjohu, zgjohu, ngjeshu me fuqinë tënde, Sion, veshi petkat ku i ke më të bukurat, Jerusalem, qyteti i shenjtë, sepse nëpër ty kurrë më nuk do të kalojë i parrethprerë e i papastër!
- 2 Shkunde pluhurin, ngrihu, o Jerusalem i skllavëruar; flaki vargonjtë e qafës sate, e skllavëruara bijë e Sionit!Populli në robëri
- 3 Po, kështu thotë Zotynë: Për asgjë ju qetë shitur, pa para edhe do të shpërbleheni!
- 4 Sepse Zoti Hyj kështu thotë: Populli im dikur pat zbritur në Egjipt për të banuar atje si i huaj; pastaj asirianët pa arsye e ndrydhën rëndë.
- 5 E tashti ç`kërkoj unë këtu thotë Zoti;kur mua populli më qe marrë kot? Ulërijnë pushtuesit e tij përsërit Zoti;e emri im gjithnjë vazhdon të blasfemohet.
- 6 Këndej atë ditë populli im do ta njohë emrin tim se jam unë ai që thotë: Këtu jam unë!Zgjimi i Zotit dhe i Jerusalemit
- 7 Sa të bukura janë mbi male këmbët e kasnecit që sjell sihariqin e paqes, që sjell lajm të mirë, që shpall shëlbimin, që i thotë Sionit: `Perëndia jote mbretëron!`
- 8 Dëgjo! Rojet e tua me të madhe gërthasin, të gjithë së bashku lëshojnë zë hareje se me sytë e vet po shohin se po kthehet Zoti në Sion!
- 9 Gëzohuni e galdoni së bashku, rrënjat e Jerusalemit, sepse Zoti po e ngushëllon popullin e vet, po e shpërblen Jerusalemin!
- 10 Sepse Zoti e shpërvoli krahun e vet të shenjtë para syve të mbarë popujve, të gjitha viset e tokës do ta shohin shpëtimin e Hyjit tonë.
- 11 Dilni, dilni prej andej, mos prekni gjë të papastër! Dilni, dilni prej mesit të saj e pastrohuni ju që mbartni enët e Zotit!
- 12 Sepse s`do të dilni duke shpejtuar dhe s`do të nguteni si ata që ikin, sepse Zoti do t`ju prijë Hyji i Izraelit do t`ju mbajë të bashkuar.Kënga e katërt për Shërbëtorin e Zotit
- 13 Ja, Shërbëtorit tim për së mbari do t`i shkojnë punët, do të nderohet, do të lartësohet, do të jetë tejet i madhërishëm!
- 14 Sikurse shumë vetë që mbetën shtang kur e panë kaq e shëmtuar ishte pamja e tij, fytyra e tij s`ishte më si e njeriut, aq sa pamja e tij s`ishte më si e bijve të Adamit
- 15 po ashtu mbi Të do të mbesin të habitura turmat e popujve, edhe mbretërit do të mbesin gojëhapur, sepse do të shohin atë për çka s`ka qenë treguar e do të kuptojnë atë për çka s`kishin dëgjuar.
