Beselidhja e VjeterIsaia: Thirrja e Isaisë
- 1 Në vitin e vdekjes së mbretit Ozi, e pashë Zotin duke ndenjur në një fron të lartë e të madhërishëm. Kindat e petkut të tij e mbushnin Tempullin.
- 2 Serafinët qëndronin në këmbë afër tij; secili kishte nga gjashtë krahë: me dy mbulonin fytyrën e vet, me dy mbulonin këmbët e veta dhe me dy fluturonin.
- 3 I brohoritnin njëri-tjetrit: Shenjt! Shenjt! Shenjt Zoti i Ushtrive! Plot është toka mbarë me Lavdinë e tij!
- 4 E u dridhën pragjet e shtatkave të dyerve nga zëri shungullues dhe Shtëpia u mbush me tym.
- 5 Unë thashë: I mjeri unë, tani sharrova, sepse jam njeri me buzë të papastra, banoj në popull buzësh të papastra, e me sytë e mi e pashë Mbretin, Zotin e Ushtrive!
- 6 Atëherë njëri nga serafinët vrapoi drejt meje: në dorë kishte një gacë që e mori me mashë nga lteri;
- 7 Me të ma preku gojën e më tha: Ja, me gacë i preka buzët e tua, mëkati yt u shlye, faji yt u fal!
- 8 Atëherë e dëgjova zërin e Zotit që thoshte: Kë të dërgoj? Kush do të na shkojë? Unë u përgjigja: Ja, ku më ke, çomë mua!
- 9 Ai tha: Shko e thuaj këtij populli:`Mirë dëgjoni, por gjë mos kuptoni, mirë shikoni, por gjë mos njihni!`
- 10 Bëje të trashë zemrën e këtij mileti, shurdhoja veshët, verboja sytë, që të mos shohë me sytë e vet, të mos dëgjojë me veshët e vet, të mos kuptojë me zemrën e vet e të mos kthehet dhe të mos shërohet!
- 11 Unë pyeta: Deri kur, o Zot? Ai u përgjigj: Derisa të mbesin shkretë qytetet pa banorë, shtëpitë pa njeri e toka të lihet djerr.
- 12 Gjinden Zoti larg do ta tresë e do të jetë shkretëtim i madh në vend,
- 13 po edhe e dhjeta pjesë që në të do të mbesë përsëri do t`i dorëzohet vrasjes, do të pritet si terebinti e qarri, të cilëve s`u shpëton tjetër, pos cungut.Cungu i mbetur farë do të jetë e shenjtë.