Beselidhja e VjeterIsaia: Gëzimi i shërbëtorëve të Hyjit e vuajtja e keqbërësve
- 1 Më kërkuan ata që nuk më këshillonin, u gjeta prej atyre që nuk më kërkonin.Thosha: 'Këtu jam! Këtu jam!', popullit që nuk e thirrte emrin tim.
- 2 Vazhdimisht ia shtrija duart e mia popullit kryengritës që ecën udhës jo të mirë pas synimeve të veta,
- 3 një popull që më ngacmon të hidhërohem, rngjithmonë ndër sy, të cilët flijojnë në kopshte, kem djegin mbi tulla;
- 4 që banojnë në varreza, kalojnë natën në vende të fshehta, hanë mishin e derrit e në pjatat e tyre ushqime të irituara!
- 5 E për më tepër thonë: 'Largohu! Mos m'u afro, sepse do të të shenjtroja!' Të tillët tym janë në hundët e mia, zjarr që gjithë ditën digjet.
- 6 Shih! Të gjitha janë të shkruara para meje, s'do të hesht derisa të hakmerrem, t'ua paguaj në sqetullën e tyre,
- 7 Fajet tuaja e të etërve tuaj të gjithëve së bashku; është fjala e Zotit! Atyre që flijuan kem në male, atyre që më ngacmuan në kodra, do t'ua mas në prehrin e tyre pagën për vepra të mëparshme.
- 8 Kështu thotë Zoti: Sikurse në ndonjë vile kur gjendet lëng, thuhet: 'Mos e prish, sepse në të është bekimi', kështu edhe vetë do të veproj për dashuri ndaj shërbëtorëve të mi, s'do të zhduk gjithçka.
- 9 Do të bëj të rrjedhë prej Jakobit pasardhësi, pronari i maleve të mia prej Judës; të zgjedhurit e mi do t'i trashëgojnë, shërbëtorët e mi, aty do të banojnë.
- 10 Kullotë grigjash do të bëhet Saroni, mriz për gjedh lugina e Ahorit; për popullin tim që do të më kërkojë.
- 11 Kurse ju, që e lini Zotin, që e harroni Malin tim të shenjtë, që gati i bëni tryezën Gadit, që Meniut ia mbushni kupën,
- 12 të numëruar jeni të gjithë për shpatë, në gjunj do të bini për të qenë prerë! Sepse ju thirra e s'u përgjigjët, unë fola e ju s'dëgjuat, por bëtë të keqen ndër sy të mi, zgjodhët atë që mua s'më pëlqen!
- 13 Prandaj Zoti Hyj thotë kështu: Ja shërbëtorët e mi do të hanë, kurse ju do keni uri; ja, shërbëtorët e mi do të pinë, kurse ju do të keni etje; ja, shërbëtorët e mi do të gëzohen, kurse ju do të turpëroheni;
- 14 ja, shërbëtorët e mi do të këndojnë në harenë e zemrës së vet, kurse ju do të bërtisni prej dhimbjes së zemrës, do të ulëritni me shpirt të copëtuar!
- 15 Emrin tuaj do ta lini nëmë për të zgjedhurit e mi: 'Të vraftë Zoti Hyj!', ndërsa shërbëtorët e vet ai do t'i thërrasë me një emër tjetër.
- 16 Kush do të jetë i bekuar mbi tokë, le të bekohet me 'Hyjin Amen', e kush do të përbehet mbi tokë, le të përbehet me 'Hyjin Amen!', e njëmend, të vështirat e shkuara do të harrohen, do të fshihen, prej syve të mi.
- 17 Sepse, ja, unë po krijoj, qiell të ri e tokë te re, të kaluarat s'do të kujtohen, më ndër mend nuk do të bien.
- 18 Por do të gëzohet e do të galdohet përgjithmonë në ato që unë po krijoj: Jerusalemin do ta bëj gëzim, popullin e tij do ta bëj hare.
- 19 Do të galdoj mbi Jerusalem, do të kënaqem me popullin tim.Në të më nuk do të dëgjohet zë vajtimi as zë dënesjeje.
- 20 Aty më s'do të ketë foshnjë që rron pak ditë, as plak që të mos ia arrijë moshës së vet, sepse djalosh do të mbahet kush të vdesë njëqind vjeç, e ai që s'i mbush njëqind vjet, do të mbahet për njeri të mallkuar.
- 21 Do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbëltojnë vreshta e do t'i hanë frytet e tyre.
- 22 S'do të ndërtojnë që të tjerët të banojnë, s'do të mbëltojnë që të tjerët të hanë: sepse, jeta e popullit tim do të jetë e gjatë porsi jeta e pemëve, për kohë të gjatë të zgjedhurit e mi do të gëzojnë frytet e duarve të veta.
- 23 Mundi kot nuk do t'u shkojë, as s'do të lindin për të vdekur shpejt, bam do të jenë të bekuarish të Zotit, bashkë me ta nipat e tyre.
- 24 Madje edhe më parë se të më thërrasin, unë atyre do t'u përgjigjem, ndërsa ata ende të flasin, unë ata do t'i vështroj!
- 25 Ujk e qengj bashkë do të kullosin, luani do të hajë kashtë si gjedhi; kurse gjarpri do të hajë pluhur.S'do të bëjnë dëm as nuk do të vrasin mbi mbarë Malin tim të shenjtë -është fjala e Zotit.