Beselidhja e VjeterIsaia: Profeci
- 1 Kështu thotë Zoti:Qielli është froni im, shtroja e këmbëve të mia toka! Ç`vlerë ka shtëpia që do të ma ndërtoni, e cili është vendi i banimit tim?
- 2 Të gjitha këto i bëri dora ime e të gjitha këto më përkasin mua;është fjala e Zotit.Por mbi këtë e ngul shikimin tim: mbi varfanjakun e mbi zemërplasurin që dridhet prej fjalëve të mia!Kundër flijimit të gabuar
- 3 Flijon kaun e pastaj vret njeriun! Kushton delen e i këput arrçin qenit! Paraqet flinë e pastaj gjakun e derrit! Djeg kemin e adhuron idhullin!Sikurse ata që i zgjodhën udhët e veta, dhe shpirti u kënaqet në iritë e tyre,
- 4 kështu edhe vetë do të zgjedh për ta të zezën e tyre e do të bëj të bien mbi ta pikërisht ato që u sillnin tmerr.Unë fola e ata s`dëgjuan, bënë të keqen ndër sy të mi, zgjodhën atë që nuk më pëlqen.Këngë apokaliptike
- 5 Dëgjojeni fjalën e Zotit, ju që dridheni prej fjalës së tij!Thonë vëllezërit tuaj që ju urrejnë, që ju përbuzin për shkak të emrit tim: `Le ta dëftojë Zoti lavdinë e vet që ta shohin gëzimin tuaj!`Të turpëruar ata do të mbesin!
- 6 Një zë zhurme vjen nga Qyteti, një zë nga Tempulli! Është zëri i Zotit që hakmerret mbi armiqtë e vet!
- 7 Para se të sprovojë dhimbjet, lindi, para kohës së të lindurit, lindi djalin!
- 8 Kush e dëgjoi një punë të tillë? Kush e pa një gjë të tillë?A thua lind një vend në një ditë të vetme? A thua lind një popull në një çast të vetëm? E pra, Sioni, posa i ndjeu dhimbjet, i lindi bijtë!
- 9 Vallë, a do ta hapja udhën e jetës e s`do të bëja që edhe të lindë? thotë Zoti.Ose unë që bëj të lindë, do ta mbyllja udhën e jetës? thotë Hyji yt.
- 10 Gëzohuni me Jerusalemin, galdoni për të ju që e doni! Galdoni me të, galdoni, të gjithë ju që qatë mbi të,
- 11 që të thithni qumësht e të ngiheni prej parzmave të ngushëllimit të tij, që të dërgoni e të kënaqeni në parzmat e lavdisë së tij!
- 12 Sepse Zoti kështu po thotë: Ja, unë po bëj të arrijë në të paqja porsi lumë, porsi përrua vërshues pasuria e popujve Qumësht do të pini, ngrykë do të mbarteni, përmbi gjunjë do t`ju përkëdhelin.
- 13 Porsi nëna që ngushëllon të birin, ashtu unë do t`ju ngushëlloj; në Jerusalem ngushëllim do të gjeni.
- 14 Do të shihni, e zemra juaj do të gëzojë, si bari i njomë do t`ju përtërihen eshtrat, dora e Zotit do të dëftohet mbi shërbëtorët e tij e zemërimi i tij mbi armiqtë e tij.
- 15 Se, ja, Zoti po vjen me zjarr, qerret e tij të luftës janë si stuhia, për ta shfryrë me hidhërim zemërimin kërcënimin e vet me flakë zjarri.
- 16 Sepse me zjarr Zoti do të gjykojë e me shpatë çdo njeri; shumë do të jenë të goditurit prej Zotit.Kundër mistereve pagane
- 17 Ata që shenjtërohen e pastrohen, për të hyrë në kopshte pas njërit që qëndron në mes, ata që hanë mishin e derrit, ushqime të iritshme e minj, të gjithë së bashku do të sharrojnë është fjala e Zotit.Fjalim eskatologjik
- 18 E unë, që i njoh veprat e tyre dhe synimet e tyre, do të vij për t`i bashkuar të gjitha fiset e të gjitha gjuhët; do të vijnë dhe do ta shohin lavdinë time.
- 19 Unë do t`u jap një shenjë dhe do t`i dërgoj ata që prej tyre do të shpëtojnë, te popujt në Tarsis, Put, Lud, Mosok, Ros, Tubal dhe në Javan;në ishuj të largët tek ata që nuk kanë dëgjuar për mua as nuk e kanë parë lavdinë time;dhe këta do t`ua shpallin lavdinë time popujve.
- 20 Do t`i riatdhesojnë të gjithë vëllezërit tuaj nga të gjithë popujt porsi kusht Zotit;në kuaj, karroca, bartore, në mushq e gamile njëgungëshe e do t`i sjellin në Malin tim të shenjtë, në Jerusalem;thotë Zoti;po ashtu sikurse bijtë e Izraelit kushtojnë flinë e paraqitjes në enë të pastër në Shtëpinë e Zotit.
- 21 Edhe prej tyre do të zgjedh priftërinj e levitë;thotë Zoti.
- 22 Po, sikurse qielli i ri e toka e re, që po i krijoj, do të qëndrojnë gjithmonë përpara meje, është fjala e Zotit;kështu do të qëndrojë edhe fara juaj e emri juaj!
- 23 E do të ndodhë që prej hënës së re e në hënë të re, prej të shtunës e në të shtunë çdo njeri do të vijë të adhurojë përpara meje;është fjala e Zotit.
- 24 E kur të dalin do të shikojnë kufoma njerëzish që u çuan kundër meje: krimbi i tyre nuk do të ngordhë zjarri i tyre nuk do të fiket, e do të jenë një bezdi për çdo njeri.