Beselidhja e VjeterIsaia: Qortimi i parë i Isaisë
- 1 Në ditët e Akazit, të birit të Joatamit, të birit të Ozisë, mbretit të Judës, u çua Rasini, mbreti i Sirisë dhe Faceu, i biri i Romelisë, mbreti i Izraelit, dhe morën rrugën drejt Jerusalemit për ta sulmuar por nuk mundën ta pushtojnë.
- 2 Atëherë i çuan këtë lajm shtëpisë së Davidit: Sirianët ngulën fushimin në Efraim. Atëherë zemra e Akazit e zemra e mbarë popullit u dridh siç dridhen pemët e pyllit kur fryn era.
- 3 Atëherë Zoti i tha Isaisë: Ti e yt bir Seariasubi dilni para Akazit në skaj të ujësjellësit të ujëmbajtësit të sipërm në udhën e Arës së Rrobalarësit.
- 4 Thuaj kështu: Ki kujdes, mos u shqetëso! Mos druaj e të mos trembet zemra jote prej këtyre dy urëve me tym, prej flakës së zemërimit të Rasinit të Sirisë e prej birit të Romelisë,
- 5 pse Siria, Efraimi e biri i Romelisë kanë vendosur të të shpartallojnë e thonë:
- 6 `Të sulemi kundër Judës, t`ia shtiem frikën, ta pushtojmë e t`i vëmë për mbret të birin e Tabeelit`.
- 7 Kështu thotë Zoti Hyj: Kjo s`do të ndodhë! Kështu s`do të jetë!
- 8 Kryet e Sirisë është Damasku e kryet e Damaskut është Rasini! Edhe gjashtëdhjetë e pesë vjet e Efraimi s`do të jetë më popull.
- 9 Kryet e Efraimit është Samaria, e kryet e Samarisë është biri i Romelisë.Nëse s`do t`më besoni, nuk do të shpëtoni!Qortimi i dytë Akazit. Emanueli shenjë
- 10 P ërsëri Zoti iu drejtua Akazit e i tha:
- 11 Kërkoje prej Zotit, Hyjit tënd, një shenjë të mrekullueshme për ty, qoftë në thellësinë e Nëntokës qoftë në lartësinë në qiell.
- 12 Akazi u përgjigj: Jo, s`do të kërkoj as s`do ta vë Zotin në provë!
- 13 Atëherë Isaia tha: Dëgjo, pra, shtëpia e Davidit: A thua pak ju duket t`ua mërzitni njerëzve e tani doni ta mërzitni edhe Hyjin tim?
- 14 Prandaj, vetë Zoti do t`ju japë një shenjë të mrekullueshme.Ja, virgjëra do të ngjizë e do të lindë një djalë e për me emër do ta quajë Emanuel!
- 15 Do të ushqehet me mazë e me mjaltë derisa të mësojë ta flakë të keqen e të zgjedhë të mirën.
- 16 Sepse, para se djali të arrijë të mësojë të flakë të keqen e të zgjedhë të mirën, do të mbetet shkret vendi, dy mbretërit të cilët ti i ke frikë.
- 17 Zoti do të sjellë mbi ty, mbi popullin tënd e mbi shtëpinë e babait tënd ditë që nuk u panë që kur Efraimi u nda nga Juda mbretin e asirianëve.Parakallëzim i një pushtimi
- 18 E do të ndodhë atë ditë: Zoti do t`u fërshëllejë mizave që janë përtej brigjeve të lumenjve të Egjiptit edhe bletëve që janë në viset e Asurit
- 19 dhe do të vijnë e do të pushojnë në luginat plot gremina, në shpellat e qetave, në të gjitha ferrishtat e në të gjitha kullosat.
- 20 Atë ditë Zoti do të rruajë me brisk rrues të huajtur përtej Lumit me anë të mbretit të asirianëve -, koka e qime këmbësh, po edhe mjekrrën do ta rruajë e stërruajë!
- 21 Atë ditë do të ndodhë: njeriu do të mbajë nga një lopë e dy dele
- 22 e, në saje të mbushullisë së qumështit, me mazë do të ushqehet; e vërtet, do të ushqehet me mazë e me mjaltë secili që do të shpëtojë gjallë në vend.
- 23 Atë ditë: ku ishin një mijë hardhi që vlenin një mijë sikla të argjendta, ferra e halluga do të bëhen!
- 24 Do të hyjnë në të të armatosur me shigjetë e hark, sepse hallugë e ferrë mbarë vendi do të bëhet.
- 25 Të gjitha të mihura me bel askush s`do t`i përshkojë prej frikës së ferrave e të murrizit.Do të bëhen kullota gjedhësh, vend i rrahur prej bagëtish.