Beselidhja e VjeterIsaia: Lindja e një djali të Isaisë
- 1 Zoti më tha: Merre një rrasë të madhe shkrimi e shkruaj në të me shkrim të rëndomtë: 'Maher Salal Has Bac'.
- 2 Unë mora dëshmitarë besnikë kryepriftin Uri e Zakarinë, birin e Barakisë.
- 3 Iu afrova profeteshës dhe ajo ngjizi e lindi djalin. Atëherë Zoti më tha: 'Ngjitja emrin Maher Salal Has Bac',
- 4 sepse para se fëmija të dijë të thërrasë 'Babi', e 'Mami', do të merren pasuritë e Damaskut e preja e Samarisë e do të çohen para syve të mbretit të asirianëve.Siloehu e Eufrati
- 5 Zoti shtoi e më tha përsëri:
- 6 Pasi ky popull e përbuzi ujët e Siloehut që rrjedh qetë e në heshtim e dridhet para Rasinit e birit të Romelisë,
- 7 për këtë arsye Zoti do të sjellë mbi ta ujërat e forta e të shumta të Eufratit -mbretin e asirianëve e mbarë nderin e tij do të shpërthejë në të gjitha degët e tij, do të vërshojë mbi të gjitha brigjet e tij,
- 8 do të bjerë nëpër mbarë Judenë, do ta vërshojë e do ta gërryejë, deri në fyt do t'i arrijë! Krahët e tij të shtrirë do ta mbulojnë fund e majë vendin tënd, o Emanuel!Tmerri i pushtuesve
- 9 Kushtrimohuni sa të doni, o popuj, e megjithatë do të shpartalloheni! Dëgjoni ju, o popuj të largët të gjithë, ngjeshni armët e dridhuni, farkoni armë e dridhuni,
- 10 Sendërgjoni synime; kot e keni, nxiri urdhëresa sa të doni; s'do të zbatohen, sepse me ne është Zoti!Misioni i Isaisë
- 11 Po, kështu më tha Zoti kur më kapi me dorën e vet e më qortoi të mos eci udhës së këtij populli. Më tha:
- 12 Mos quani përbetim rngjithçka që ky popull e quan përbetim, çka ai druan, ju mos e druani, frikë mos e kini.
- 13 Zotin e Ushtrive atë shenjtëroni, Ai le të jetë frika juaj, tmerri juaj.
- 14 Ai duhet të jetë shenjtërorja, guri ku merret në thua, qeta nga thyhet qafa për dy shtëpitë e Izraelit, lak e kurth për banorët e Jerusalemit.
- 15 Në të do të marrin në thua shumë veta, do të rrëzohen e do të copëtohen, do të bien në rrjetë, në kurth do të zihen.
- 16 Mbylle e lidhe këtë dëshmi, vulose zbulesën në zemrat e nxënësve të mi.
- 17 Kam besim në Zotin që e fshehu fytyrën e vet nga shtëpia e Jakobit dhe shpresoj në Të.
- 18 Dhe ja, unë e djemtë që m'i fali Zoti, jemi prej Zotit të Ushtrive që banon në Sion, shenjë e parakallëzim për Izraelin.
- 19 Kur t'ju thonë: Pyetni shpirtrat e shortarët që luajnë me buzë e murmurisin. Pse a populli nuk duhet t'i pyesë hyjnitë e veta, t'i pyesë të vdekurit për të gjallët?'
- 20 Në ligj mbështetuni, në dëshmi! Ata që nuk do të thonë kështu, agimin nuk do ta presin.Udhëtim në errësirën e natës
- 21 Do të endet nëpër vend i ndrydhur e i uritur, e, i uritur, do të tërbohet e do të mallkojë mbretin e vet e hyjin e vet.Do t'i çojë sytë kah qielli,
- 22 do të shikojë tokën: dhe, ja, vuajtje e errësirë, terr ndrydhës e mug i dendur!
- 23 Porse më nuk do të ketë errësirë ku më parë kishte ndrydhje.ÇlirimiNë kohën e kaluar e përbuzi tokën e Zabulonit e tokën e Neftaliut, por në kohën e fundit do ta bëjë të lavdishme udhën përgjatë detit, përtej Jordanit, Galilenë pagane.