Beselidhja e VjeterJeremia: Në kohën e Jozisë
- 1 Fjalët e Jeremisë, birit të Helcisë, një prifti që banonte në Anatot, në dheun e Beniaminit.
- 2 Atij i qe drejtuar fjala e Zotit, në ditët e Jozisë, birit të Amonit, mbretit të Judës, të trembëdhjetin vit të mbretërimit të tij;
- 3 pastaj edhe në ditët e Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës, deri në mbarimin e të njëmbëdhjetit vit të Sedecisë, birit të Jozisë, mbretit të Judës, deri në shpëgulje të Jerusalemit në muajin e pestë.I. PROFECITË KUNDËR JUDËS E JERUSALEMIT1. NË KOHËN E JOZISËThirrja e Jeremisë
- 4 Fjala e Zotit më qe drejtuar e më tha:
- 5 Para se të të trajtoja në kraharorin amënor, të njohae, para se të dilje nga gjiri amënor, të shenjtërova, të caktova të jesh profet i popujve.
- 6 Përgjigjja: Eheu, o Zot Hyj! Po, unë nuk di të flas, sepse jam fëmijë!
- 7 Por Zoti m`u përgjigj:Mos thuaj: `Jam fëmijë!`Por shko te të gjithë ata që do të të dërgojdhe thuaju gjithçka do të të urdhëroj.
- 8 Mos ki kurrfarë frike para tyre, sepse unë jam me ty për të të mbrojtur, është fjala e Zotit.
- 9 Atëherë Zoti e shtriu dorën e vet, ma preku gojën time e më tha:Ja, unë po i vë fjalët e mia në gojën tënde.
- 10 Ja, sot po të vëpërmbi popuj e përmbi mbretëri, për të çrrënjosur e për të rrënuar, për të shkatërruar e për të shpëdarë, për të ndërtuar e për të mbjellë.
- 11 Fjala e Zotit më qe drejtuar e më tha: Çfarë po sheh, o Jeremi? Unë u përgjigja: Shoh thuprën e bajames vigjiluese.
- 12 Pastaj Zoti më tha: Mirë pe, sepse unë rri zgjuar mbi fjalën time për ta zbatuar.
- 13 Më qe drejtuar edhe së dyti fjala e Zotit e më tha: Çfarë po sheh? Unë u përgjigja: Shoh kusinë mbi zjarr të ndezur me grykë që i anon drejt veriut.
- 14 Atëherë Zoti më tha:Nga veriu do të hapet e keqjakundër të gjithë banorëve të dheut.
- 15 Sepse, ja, unë po i thërrastë gjitha mbretëritë e veriut, është fjala e Zotit.Ato do të vijnë: secili do ta vërë fronin e vet në hyrje të dyerve të Jerusalemit, përballë mureve të tij, rreth e rrethdhe kundër të gjitha qyteteve të Judës.
- 16 Do t`i shpall të gjitha gjyqet e mia kundër tyrembi të gjithë keqbërësinë e tyre:sepse më kanë braktisure u kushtuan kem hyjnive të huajadhe adhuruan veprën e duarve të veta.
- 17 Prandaj ngjeshi ijët e tua!Në këmbë, pra! Thuaju të gjithaqë unë po të urdhëroj.Aspak mos u tremb para tyre, pëdryshe do të të bëj që të dridhesh para tyre!
- 18 Ja, unë sot ty po të bëjqytet të fortifikuar, shtyllë hekuri, mur tumbakupërballë të gjithë vendit, përballë mbretërve të Judëse princave të tij, priftërinjve të tij e popullit të vendit.
- 19 Ata do të luftojnë kundër teje, por s`do të ngadhënjejnë mbi ty, sepse unë jam me ty, që të të shpëtoj, thotë Zoti.