Beselidhja e VjeterJeremia: Idhujt dhe Hyji i vërtetë
- 1 Dëgjojeni fjalënqë jua drejton Zoti juve, o shtëpia e Izraelit:
- 2 Kështu thotë Zoti:Mos i bëni tuajat zakonet e paganëve, frikë mos kini nga shenjat e qiellit, sepse prej tyre tremben vetëm paganët,
- 3 sepse ritet e paganëve janë një asgjësi, një dru që pritet në pyll, vepër e dorës së mjeshtrit që e laton me sëpatë,
- 4 e stolis me argjend e me ar, e forcon me gozhda e me çekiçqë të mos luajë vendit.
- 5 Janë si surrati që vihet në bostane që s`mund të flasë, duhet të mbarten se të ecin nuk munden:pra, frikë mos i kinise s`mund të bëjnë as keq as mirë!
- 6 Jo, s`janë si ti, o Zot, sepse ti je i madhërueshëm, i madh është pushteti i emrit tënd!
- 7 Kush ty të mos të të druajë, o mbreti i popujve?!Vërtet kjo të takon ty, sepse ndër të gjithë të dijshmit e popujve, ndër mbarë mbretëritë e tyre, asnjë s`mund të krahasohet me ty.
- 8 Njëkohësisht janë të pamend e të marrë, mësimi i tyre i kotë;dru e thjeshtë,
- 9 argjend i përpunuar që sillet nga Tarsisiedhe ar prej Ofazit, vepër mjeshtri dhe duarsh argjendari, petkat e tyre pëlhure të kuqe e të purpurt:të gjitha këto vepër e duarve të mjeshtrit!
- 10 Kurse Zoti është Hyj i vërtetë, Ai është Hyj i gjallë, Mbret i amshueshëm;kur ai zemërohet, tundet mbarë toka, ballë s`mund t`i bëjnë popujt zemërimit të tij!
- 11 Ja, se çka duhet të thoni për ta: Zotat që nuk e krijuan qiellin e tokën, le të zhduken nga faqja e dheut e nën qiell!
- 12 Ai me fuqinë e vet i dha trajtë tokës, me urtinë e vet të qëndrueshme e bëri botën, me dijen e vet qiellin e shtriu.
- 13 Me zërin e vet bën të grumbullohen ujëra të shumtë në qielldhe i ngrit retë nga skajet e tokës, bën që vetëtimat të shpërthejnë në shi, e nxjerr erën nga strofujt ku e ndryen.
- 14 Shtang mbetet çdo njeri, s`është në gjendje të kuptojë, turpërohet çdo argjendar për truporen e vet, sepse është e rreme ajo që ka shkrirë, sepse në të frymë jete s`ka.
- 15 Janë një kotësi, vepra qesharake, ditën e ndëshkimit të tyre do të zhduken.
- 16 Jo, s`është e tillë Pjesa e Jakobit:sepse Ai e ka trajtuar gjithësinë, Izraeli është fisi i trashëgimit të tij, emri i tij është Zoti i Ushtrive.Tmerr në vend
- 17 Mblidh nga vendi plaçkat e tua, ti që banon në rrethim,
- 18 sepse kështu thotë Zoti:Ja, larg do t`i flak kësaj herëbanorët e venditngushtë do t`ua çojqë të dinë të më gjejnë!
- 19 I mjeri unë për varrën time, për plagën time të pashërueshme!E mua më thoshte mendja:`Është vetëm një dhimbje që mund ta duroj!`
- 20 Tenda ime është shkatërruar, janë copëtuar litarët e saj, fëmijët më shkuan, më nuk janë, s`ka kush as çadrën të ma ngrehë, t`i shtrijë pëlhurat e saj!
- 21 Sepse marrëzisht vepruan barinjtëtë lumin Zot nuk e kërkuan, prandaj punët nuk po u shkojnë mbarë, të gjitha grigjat u shpëdanë.
- 22 Dëgjojeni lajmin! Ja, ç`po ndodh!Poterë e madhe po na vjen nga toka e Veriutqytetet e Judës për t`i shndërruar, në shkretëtirë, strofull çakejsh!Lutja e Jeremisë
- 23 E di, o Zot, që s`është në dorë të njeriut udha e tij, që s`është i zoti ai që ecënqë t`i drejtojë hapat e vet.
- 24 Më ndëshko, o Zot, por me masë të drejtë, jo me zemërim që të mos më zhdukësh!
- 25 Zbraze zemërimit tënd mbi popujqë nuk të pranojnëe mbi fiseqë s`e thërrasin emrin tënd, sepse gjallë e përpinë Jakobin, e përlanë, krejtësisht e shqimën, e shkretuan lagjen e tij.