Beselidhja e VjeterJeremia: Lumturia e të këqijve
- 1 Pa dyshim, o Zot, ti je i drejtëqë unë të mund të rragas me ty.Megjithatë, doja të të sjell një fjalë mbi drejtësinë.Pse punët e të këqijve po përparojnë?Pse të gjithë tradhtarët e keqbërësit janë mirë?
- 2 Ti i mbëltove e ata lëshuan rrënjë, përparojnë e qesin fryt.Ti je afër gojës së tyree larg nga zemra e tyre.
- 3 Por ti, o Zot, më njeh, më sheh, ti e vërtetove se zemra ime është me ty.ndaj veçmas ata porsi qengjat për thertore, ruaji për ditën e prerjes!
- 4 Deri kur do të mbajë zi vendie do të thahet bari i mbarë fushëspër shkak të paudhësisë së banorëve të saj?Sharruan bagëti e shpendëpse ata thonë:`Nuk e sheh Ai të ardhmen tonë`.
- 5 Nëse në vrap lodhesh me këmbësorë, si do të vihesh në vrapim me kuaj?Kur as në vend paqeje s`je i sigurt, ç`do të bësh në pyllin e dendur të Jordanit?
- 6 Deri edhe vëllezërit e tuedhe shtëpia e babait tënd, janë me zhibla kundrejt teje, edhe ata të shajnë pas shpine me sa munden.Mos u besokur të flasin fjalë të bukura!Ankimi i Zotit mbi trashëgimin e shkretuar
- 7 E braktisa shtëpinë time, e lashë trashëgimin tim, më të dashurën e shpirtit time dhashë në duar të armiqëve të saj.
- 8 Trashëgimi im u bë për muaporsi luani në pyll;ulëriti kundër mejeprandaj edhe m`u neverit.
- 9 Pse, a sorrë e larme është prona ime?Shpendët përreth vallë, ta sulmojnë?Ejani, bashkohuni, të gjitha kafshët e pyllit, nxitoni të përlugëtoni!
- 10 Barinj të shumtë e shkretuan vreshtin tim, e shkelmuan pronën time, pjesën time, atë më të dashurën, e kanë kthyer në djerrishtë të shkretë!
- 11 Krejtësisht e shpartalluan, vajton e mjeruar para meje!I shkretuar është krejt vendi, pse askush për të s`vret mendjen!
- 12 Mbi çdo lartësirë të shkretëtirësia arritën shkatërruesit, shpata e Zotit po përpinprej një skaji në skaj tjetër të vendit:s`ka më paqe për askënd!
- 13 Mbollën drithë e korrën ferra, u munduan e gjë s`prodhuan.Turpërohuni për frytet tuajapër shkak të zemërimit të Zotit.Dënim dhe shpëtim për popujt fqinjë
- 14 Kështu thotë Zoti kundër të gjithë të afërmve të mi tejet të këqij që prekin pronën, të cilën ia ndava popullit tim, Izraelit: Ja, unë do t`i çrrënjos ata nga toka e tyre si edhe shtëpinë e Judës do ta nxjerr nga mesi i tyre.
- 15 Por, kur t`i kem shkulur, atëherë do të kthehem kah ata e do t`i përdëllej: do t`i kthej ata secilin në trashëgimin e vet e secilin në vendin e vet.
- 16 E në qoftë se i mësojnë udhët e popullit tim kështu që të përbetohen në emër tim: `Pasha Zotin e gjallë!`, ashtu siç e mësuan popullin tim të përbetohet në Baalin, atëherë ata do të ngulin në mes të popullit tim.
- 17 Por, në qoftë se nuk dëgjojnë, do ta çrrënjos e do t`ia tres farën atij populli;është fjala e Zotit.