Beselidhja e VjeterJeremia: Brezi në Eufrat
- 1 Kështu më tha Zoti: Shko e bleje një brez të lintë dhe ngjeshi me të ijët e tua, por mos e shtjer në ujë.
- 2 Unë e bleva brezin si më tha Zoti dhe e ngjesha rreth ijëve të mia.
- 3 Së dyti më qe drejtuar fjala e Zotit e më tha:
- 4 Merre brezin që bleve, që e ke rreth belit tënd, çohu e shko në Eufrat dhe fshehe atje në një vrimë shkëmbi.
- 5 Shkova dhe e fsheha te Eufrati siç më kishte urdhëruar Zotynë.
- 6 Pas shumë ditësh Zotynë më tha: Ngrehu e shko në Eufrat dhe merre prej andej brezin që të urdhërova ta fshehësh atje.
- 7 Shkova tek Eufrati, e hapa vrimën dhe e nxora brezin nga vendi, ku e kisha fshehur, dhe, ja, brezi ishte kalbur, kështu që s`vlente më për kurrgjë.
- 8 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 9 Kështu do të bëj të kalbet krenaria e madhe e Judës dhe e Jerusalemit.
- 10 Ky popull tejet i keq;që s`duan t`i dëgjojnë fjalët e mia dhe jetojnë sipas zemërkeqësisë së tyre dhe shkuan pas zotave të huaj për t`u shërbyer e për t`i adhuruar;do të jetë porsi ky brez që s`vlen më për kurrgjë.
- 11 Sepse, sikurse brezi që ngjeshet rreth ijëve të njeriut, kështu kam dashur që të ngjeshet rreth meje mbarë shtëpia e Izraelit e mbarë shtëpia e Judës;është fjala e Zotit që, populli im të jetë zëri im i mirë, lavdia ime, nderi im, por nuk dëgjuan!Katruvet e thyera të verës
- 12 Prandaj thuaji këtij populli: Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Çdo katruve mbushet me verë! E ata do të përgjigjen: Vallë, a nuk e dimë se çdo katruve mund të mbushet me verë?
- 13 Atëherë thuaju: Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t`i mbush me dehje të gjithë banorët e këtij vendi, mbretërit prej barkut të Davidit që rrinë mbi fronin e tij, priftërinjtë, profetët dhe të gjithë banorët e Jerusalemit
- 14 dhe do t`i thyej njërin për tjetrin, etërit së bashku me bijtë e tyre;është fjala e Zotit;s`do të kem dhembshuri, s`do t`i kursej e s`do të kem mëshirë, por do t`i zhduk!Kërcënim me shpëgulje
- 15 Dëgjoni, vini vesh, mos çoni kokë, sepse po flet Zoti.
- 16 Jepini lavdi Zotit, Hyjit tuaj, para se të erret, para se këmba juaj të marrë në thuanë malet e errëta!Ju pritni dritën, por ai do ta shndërrojë në terr, në terr të zi porsi futa!
- 17 Po, në qoftë se për këtë nuk do të më dëgjoni, shpirti im do të qajë në fshehtësipër shkak të krenarisë suaj;thekshëm do të qajëe lotë do të derdhin sytë e misepse grigja e Zotit po humbasin në mërgim!Kërcënime Joakinit
- 18 Thuaji mbretit e nënës mbretëreshë:Uluni rrafshse kurora e lavdisëra prej kokës suaj!
- 19 Të mbyllura janë qytetet e jugutdhe s`është askush që t`i çelë;mbarë Judën e shpëgulën, e shpëgulën krejtësisht!Kërcënim Jerusalemit të pakthyeshëm
- 20 Lartësoji sytë e shikojiata që po vijnë nga Veriu.Ku është grigja që t`u besua, delet e lavdisë sate?
- 21 Çdo të thuash kur të të ndëshkojë?Sepse ti vetë i joshe kundër vetes, i bëre miq për kokë!Vallë, a nuk do të të pushtojnë dhimbjetporsi gruan kur lind fëmijën?
- 22 E nëse në mend të shkon të pyetësh:Pse po më ndodh e gjithë kjo?Për shkak të paudhësisë sate të madhet`i zbuluan fajet e tuae të dhunuan.
- 23 Vallë, a mundet etiopasi të ndërrojë lëkurën, ose leopardi larat e lëkurës së vet?Atëherë edhe ju do të mund të bëni mirë, ju që jeni mësuar të bëni të keqen.
- 24 Do t`i shpëdajë porsi bykunqë e humbet era e shkretëtirës.
- 25 Ky është shorti yt, pjesa e masës sate prej meje është fjala e Zotit -pasi mua më ke harruardhe e e ke vënë shpresën në gënjeshtër.
- 26 Këndej edhe unë vetëderi në fytyrë do të t`i çoj rrobatqë të shihet turpi yt,
- 27 kurorëthyerjet e tua e hingëllimet lavirësinë tënde të turpshme!Përmbi kodra e nëpër arai kam parë iritë e tua.Vaj, për ty, o Jerusalem! Ende nuk u pastrove dot!Po deri kur kështu...?