Beselidhja e VjeterJeremia: Thatësira e madhe
- 1 Fjala e Zotit që i qe drejtuar Jeremisë me rastin e thatësirës së madhe.
- 2 Judeja u mbulua në zi, qytetet e saj rënkojnë, të mekura rrafsh ranë përdhe, në qiell arrin e Jerusalemit vigma!
- 3 Bujarët çojnë vegjëlinë për ujë:shkojnë ndër puse e ujë nuk gjejnë, zbrazët i kthejnë shtambat e vetaduke rrahur kokën me grushta.
- 4 Anembanë toka shkretuar, sepse shiu nuk bie mbi të, mjeruar bujqit e ngratë me grushta e rrahin kokën.
- 5 Deri shuta në mal e lë pjellën e vet, pse fije bari s`ka.
- 6 Gomarët e egjër grumbull mblidhen në kodra, dihasin porsi çakejtë, as sytë dritë më nuk u bëjnë, pse s`gjejnë dot një fije bari.
- 7 Kundër nesh nëse flasin të këqijat tona, mëshirë, o Zot, pash Emrin tënd.Po, të mëdha janë kryengritjet tona, kundër teje ne mëkatuam!
- 8 Ti, o Shpresa e Izraelit, Shpëtimtari i tij në kohë të vështirë, pse qëndron si i huaj në këtë vend, si shtegtari sa për të bujtur?
- 9 Pse sillesh porsi i hutuari, si trimi që s`mund të ndihmojë?E pra, mes nesh ti je, o Zot, emri yt u thirr mbi ne, deh, ti dore mos na lësho!
- 10 Kështu i thotë Zoti këtij populli: Atyre kështu u pëlqen të enden andej-këndej, aspak nuk i kursejnë këmbët e veta! Këndej edhe Zotit nuk i pëlqejnë. Tashti i bien në mend fajet e tyre dhe i ndëshkon për mëkatet e tyre.
- 11 Atëherë Zoti më tha: Mos kërko mëshirë për këtë popull.
- 12 Po edhe sikur të agjëronin, s`do t`ua dëgjoja lutjen; po edhe në kushtofshin fli shkrumbimi dhe fli kushtimi, s`do t`ua pranoj. Unë do t`i shfaros me shpatë, me uri e me murtajë.
- 13 Por unë iu përgjigja: Ehu, o Zot Hyj! Ja, profetët u thonë: `Ju s`do të shihni shpatë, uri s`do të keni, por do t`u japë paqe të vërtetë në këtë vend`.
- 14 Atëherë Zoti më tha: Rrejshëm profetët profetizojnë në emër tim: unë nuk i dërgova as nuk i urdhërova, as nuk u kam folur. Ata ju parakallëzojnë vegime të rreme, shorti, dredhi e joshjet e zemrës së tyre.
- 15 Prandaj kështu thotë Zoti kundër profetëve, që profetizojnë në emër tim, të cilët unë nuk i dërgova, e thonë: `Shpatë e uri nuk do të ketë në këtë vend`: Shpata dhe uria do t`i shfarosë pikërisht këta profetë;
- 16 kurse njerëzit, të cilëve këta u profetizojnë, rrah do të bien nëpër rrugë të Jerusalemit prej urisë e prej shpatës e s`do ketë kush as t`i varrosë: as ata, as gratë e tyre, as bijtë e bijat e tyre. Do ta zbraz mbi ta të keqen e tyre.
- 17 E ti thuaju këtë fjalë:Le të derdhin lot sytë e minatë e ditë e të mos pushojnë, sepse me ndrydhje të rëndë u ndrydhvirgjëra, bija e popllit tim, me plagë të rëndë, të pashërueshme!
- 18 Nëse dal në fushë, ja, të grirë prej shpatës, e nëse hyj brenda në qytet, kockë e lëkurë të bërë prej urisë:profet e prift enden n`për vende më asgjë nuk marrin vesh.
- 19 Po a njëmend krejtësisht e përbuze Judën?Po a aq fort t`u neverit Sioni?Përse ne aq na godite, sa të mos kemi shpresë shërimi?Prisnim paqen, por të mirë s`ka, kohë shërimi dhe, ja, tmerri!
- 20 E pranojmë, o Zot, paudhësinë tonë, mbrapshtinë e etërve tanë:po, mëkatuam kundër teje!
- 21 Mos na dëbo, pash Emrin tënd, mos e turpëro fronin e lavdisë sate!Të të bjerë ndër mend e mos e prishBesëlidhjen tënde me ne!
- 22 Pse a ka ndër idhuj ndonjë që jep shi?Pse vetë a qielli i jep shirat?Pse a s`je ti, o Zot, Hyji ynë, në të cilin ne shpresojmë?!Ti je Ai që të gjitha këto i bën!