Beselidhja e VjeterJeremia: Profeci kundër mbretërve të ndryshëm
- 1 Kështu flet Zoti: Zbrit në shtëpinë e mbretit të Judës dhe shpalle aty këtë fjalë
- 2 e thuaj: Dëgjoje fjalën e Zotit, mbreti i Judës, që rri mbi fronin e Davidit, ti e shërbëtorët e tu e populli yt, që hyni nëpër këtë derë.
- 3 Kështu thotë Zoti: Zbatojeni të drejtën e drejtësinë; shpëtojeni të ndrydhurin nga dora e shfrytëzuesit; mos e meri me të keq ardhacakun, bonjakun e të vejën. Mos ndrydhni me padrejtësi e mos derdhni gjak të pafajshëm në këtë vend.
- 4 Sepse, në qoftë se vërtet do të kujdeseni ta zbatoni këtë fjalë, atëherë nëpër dyer të këtij pallati do të hyjnë mbretërit që rrinë në fronin e Davidit, të farës së Davidit, hipur në karroca e mbi kuaj, ata e shërbëtorët e populli i tyre.
- 5 Por, në qoftë se nuk do t`i dëgjoni këto fjalë, kam bërë be në kokën time;është fjala e Zotit;ky pallat do të bëhet rrënojë e shkretë!
- 6 Po, kështu thotë Zotipër pallatin e mbretit të Judës:Për mua ishte Galaadi, porsi kreshta e Libanit, porse vetë do të të kthej patjetër në shkretëtirë, në qytet të pabanueshëm.
- 7 Po e shuguroj vetë kundër tejevrastarin e armët e tij, cedrat e tu të zgjedhur t`i presin, në zjarr t`i hedhin!
- 8 Kur të kalojnë paganët me shumicë në heshtje nëpër këtë qytet, secili do ta pyesë të afërmin e vet: `Pse ia bëri kështu Zoti këtij qyteti të madh?`,
- 9 do të përgjigjen: `Sepse e kishin lënë Besëlidhjen e Zotit, Hyjit të vet, adhuruan hyjni të huaja dhe atyre u shërbyen. `Profeci kundër mbretërve të ndryshëm:Kundër Joakazit
- 10 Mos e qani të vdekurin, as gjëmë mbi të mos bëni!Qajeni me mallëngjim atë që u nis, sepse më s`do të kthehet, vendlindjen kurrë më s`do ta shohë!
- 11 Sepse kështu thotë Zoti lidhur me Salumin, birin e Jozisë, mbretin e Judës, që u bë mbret në vend të Jozisë, babait të vet: Ai që doli nga ky vend, këtu më nuk do të kthehet,
- 12 por do të vdesë në atë vend ku do ta çojnë rob e këtë vend kurrë më s`do ta shohë.Kundër Joakimit
- 13 Mjerë ai që e ndërton shtëpinë me padrejtësi, e dhomat e larta i ndërton me të padrejtë, që e shtyn të punojë pa rrogë të afërmin e vete s`ia jep atij pagën e duhur;
- 14 për atë që thotë: `Shtëpi të madhe do të ndërtoj, me dhoma të gjera lart`, që për vete hap dritaree i vesh me rrathë prej cedridhe i ngjyros të kuqe!
- 15 Pse a do të mbretëroshvetëm pse mburresh me cedra?Pse a s`hëngri e s`piu yt atë?Por ai zbatonte drejtësinë e të drejtën.Prandaj gjithçka i shkonte mbarë.
- 16 Mbronte çështjen e skamnorit e të të mjerit, prandaj gjithçka i shkonte mbarë!`Pse a s`do të thotë kjo të më njohësh mua?` është fjala e Zotit.
- 17 Sytë e tu e zemra jotes`kërkojnë tjetër, veç dobinë tënde, të derdhësh gjakun e të pafajshëmvetë bësh shpifje e të bësh dhunë.
- 18 Për këtë arsye Zoti thotë kështu për Joakimin, birin e Jozisë, mbretin e Judës:Gjëmë atij nuk do t`i bëjnë:`I mjeri unë për ty, o vëlla!I mjeri unë për ty, o motër!`Për të në vaj nuk do t`i thuhet:`I mjeri unë për ty, Zotëri!I mjeri unë për ty, Lartmadhëri!`
- 19 Do të varroset si gomari, i hequr zvarrë e larg i flakurjashtë dyerve të Jerusalemit. ` Kundër Joakinit
- 20 Hip në Liban edhe bërtit, dil në Basan edhe gërthit, bërtit të madhe mbi Abarim, u zhdukën të gjithë dashamirësit `tu!
- 21 Të pata thënë kur ishe mirë, por ti m`u përgjigje: S`do të dëgjoj!Që i ri këtë sjellje pate, s`e dëgjove zërin tim.
- 22 Kullotë për erë do të jenë barinjtë e tu, robër do të shkojnë dashamirësit tu, atëherë do të skuqesh e do të turpërohesh për shkak të gjithë paudhësisë sate.
- 23 Ti që fronin e ke në Liban, që ngreh çerdhen lart ndër cedra, oh sa rreptë do të gjëmoshkur të të vijnë dhimbjet, porsi dhimbjet e asaj që lind!
- 24 Për jetën time;thotë Zoti;po edhe sikur të ishte Konia, biri i Joakimit, mbreti i Judës, unazë në dorën e djathtë timen, do ta hiqja prej andej!
- 25 Do të të jap në dorën e atyre që e kërkojnë jetën tënde, në dorën e atyre që të bëjnë të dridhesh para fytyrës së tyre, në dorë të Nabukodonozorit, mbretit të Babilonit, e në duar të kaldenjve.
- 26 E do të të hedh, ty e nënën tënde që të lindi, në një vend të huaj, ku nuk keni lindur, dhe atje do të vdisni.
- 27 E në tokën ku dëshirojnë të kthehen, atje më s`do të kthehen.
- 28 Enë thua e përbuzur, e thyerështë ky burri, Konia?Një enë që askush s`e do?Pse pra, qenë humbur, ai e fara e tij, hedhur në një vendqë s`e kanë njohur?
- 29 Tokë! O tokë, o tokë, dëgjoje fjalën e Zotit!
- 30 Kështu thotë Zotynë:Shënojeni këtë njeri: `Barkshuar!Njeri të pasukses në jetë!`Sepse prej farës së tijs`do të dalë asnjë burrëqë të ulet mbi fronin e Davidite të ketë farë pushteti më në Judë!