Beselidhja e VjeterJeremia: Profeci mesianike.
- 1 Vaj për barinjtë që e lënë të sharrojë dhe e shpëdajnë grigjën e kullotës sime; thotë Zoti.
- 2 Për këtë arsye kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit, për barinjtë që e kullotin popullin tim: Ju e humbët grigjën time; i shpëdatë delet e mia e nuk u kujdesuat për to. Ja, pra, unë vetë do të merrem me ju: do ta ndëshkoj sjelljen tuaj të keqe!; është fjala e Zotit!
- 3 Po, unë vetë do ta bashkoj tepricën e grigjës sime nga të gjitha vendet, ku i pata flakur e do t'i kthej në kullotat e tyre: do të sillen mbarë e do të shumohen.
- 4 Unë vetë do t'u caktoj barinj që do t'i kullotin; më s'do të kenë frikë as nuk do të tremben, asnjë kokërr nuk do të mungojë; është fjala e Zotit.
- 5 Ja, po vijnë ditët është fjala e Zotit -kur do t'ia ngre Davidit pinjollin e drejtë; që do të mbretërojë si mbret i vërtetëdhe do të jetë i urtëe do të ushtrojë në vendtë drejtën e drejtësinë.
- 6 Ndër ato ditë Juda do shpëtojëe Izraeli do të jetojë në paqe.Ja emri me të cilin do ta quajnë:Zotynë; drejtësia; jonë!
- 7 Prandaj, ja po vijnë ditët; është fjala e Zotit; kur nuk do të thuhet më: Pasha Zotin e gjallë, që i nxori bijtë e Izraelit nga toka e Egjiptit!
- 8 por: Pasha Zotin e gjallë, që e nxori dhe e solli farën e shtëpisë së Izraelit nga toka e Veriut dhe nga të gjitha vendet, ku i kisha flakur; dhe do të banojnë në vendin e vet.Kundër profetëve të rrejshëm
- 9 Kundër profetëve.Copë m'u bë në parzëm zemra, trishtim më morën të gjitha gjymtyrët; i përngjaj njeriut të dehur, si njeriu që e trudhos vera, për shkak të Zotit, për shkak të fjalëve të tij të shenjta.
- 10 U mbush vendi me të pabesë, për shkak të mallkimit në zi u vesh vendi, shkrumb u bënë kullotat në shkretëtirë.Vrap lëshohen për të bërë të keqen, zotësia e tyre; padrejtësia!
- 11 Të paudhë janë profet e prift:der' në Shtëpi time ua gjej keqësinë është fjala e Zotit.
- 12 Këndej udha e tyre do të jetë rrëshqitëse, në errësirë do të ndeshen e do të rrëzohen.Madje unë do të sjell mbi ta fatkeqësinë, vitin e ndëshkimit të tyre është fjala e Zotit.
- 13 Ndër profetët e Samarisëkam parë marrëzi të mëdha:profetizojnë në emër të Baalitdhe e ngashënjejnë popullin tim, Izraelin.
- 14 Ndër profetët e Jerusalemitpashë turpësi të mëdha:bëjnë pabesi e jetojnë në gënjeshtër; keqbërësve ua ngjesin dorënqë askush të mos kthehetnga jeta e vet e mbrapshtë:të gjithë u bënë për mua porsi Sodoma, banorët e tij porsi Gomorra!
- 15 Prandaj kështu thotë Zoti i Ushtrivekundër profetëve:Ja, me mendër do t'i ushqej, do t'u jap të pijnë ujë me vrer, sepse prej profetëve të Jerusalemitu shpëda nëpër mbarë vendinpapastërtia.
- 16 Kështu thotë Zoti i Ushtrive:Mos i dëgjoni fjalët e profetëveqë ju profetizojnë e ju rrejnë; ju tregojnë vegimet e zemrës së tyree jo çka vjen nga goja e Zotit.
- 17 U flasin atyre që mua më përbuzin:'Zoti ka thënë: S'do t'ju mungojë paqja!'; dhe të gjithëve që ndjekin zemrën e keqe të vetënu thanë: 'Asnjë e keqe s'do të vijë mbi ju!'
- 18 Por kush mori pjesë në këshillin e Zotit, e pa dhe e dëgjoi fjalën e tij? Kush ia vë veshin fjalës së tij? Kush e dëgjon?
- 19 Ja, furtuna e Zotit, dheun mori zemërimi i tij, stuhia shpërthyese suletpërmbi koka të të patenzonëve.
- 20 S'do të pushojë zemërimi i Zotitder' t'i ketë kryer, t'i ketë çuar në vend synimet e veta:qartë në të ardhmen do ta kuptoni!
- 21 S'i dërgova unë këta profetë e ata vrapojnë!Unë atyre nuk u folae ata profetizojnë!
- 22 Të kishin marrë pjesë në këshillin tim, ia kishin kumtuar fjalët e mia popullit, e kishin kthyer prej udhës së tyre të keqee prej veprave të tyre të patenzona.
- 23 A kujton se unë jam Hyj vetëm nga afër është fjala e Zotit -e prej së largu më s'jam Hyj?
- 24 A mund të fshihet kush në ndo'j skutë, ku unë atë nuk mund ta shoh? është fjala e Zotit.Vallë, s'i mbushkam unë qiell e tokë?! është fjala e Zotit!
- 25 Kam dëgjuar çka thonë profetët që profetizojnë në emër tim rrena. Ata thonë: 'Ëndërrova! Ëndërrova!'.
- 26 Deri kur do ta kenë këtë mendim në zemër profetët që profetizojnë gënjeshtrën dhe shpallin poshtërsitë e zemrës së vet.
- 27 Ata synojnë që, me ëndrrat e veta që ia tregojnë njëri-tjetrit, të bëjnë që populli im ta harrojë Emrin tim, sikurse edhe etërit e tyre e harruan Emrin tim për shkak të Baalit.
- 28 Profeti që ka parë ëndërr, le ta tregojë ëndrrën, kurse ai që e ka fjalën time, le ta kumtojë fjalën time besnikërisht! Ç'kanë të përbashkët byku e gruri? është fjala e Zotit.
- 29 A s'janë zjarr, vallë, fjalët e mia, është fjala e Zotit -a s'janë maj që thërmon shkëmbin?
- 30 Prandaj, ja, jam kundër profetëve; është fjala e Zotit; që ia vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia!
- 31 Ja, unë jam kundër profetëve; është fjala e Zotit; që e stërhollojnë gjuhën e vet e thonë: 'Thotë Zoti'.
- 32 Ja, unë jam kundër atyre që profetizojnë ëndrra të rreme; është fjala e Zotit; që i tregojnë ato e gënjejnë popullin tim me gënjeshtrat e veta e me mendjemadhësinë e vet. E unë as nuk i kam dërguar as nuk i kam urdhëruar e nuk i sjellin kurrfarë dobie këtij populli; është fjala e Zotit.
- 33 E në qoftë se të pyet ky popull, qoftë një profet qoftë një prift, e të thotë: 'Cila është barra e Zotit?', ti përgjigju: 'Ju jeni barrë, por unë do t'ju flak; thotë Zoti.'
- 34 E nëse thotë profeti, prifti ose ndokush prej popullit: 'Barrë e Zotit', do ta ndëshkoj njeriun e tillë, atë dhe shtëpinë e tij.
- 35 Ja, si duhet të thoni me vete; njëri-tjetrit, të afërmit e vëllait: 'Çfarë u përgjigj Zoti?' dhe 'Ç'ka thënë Zoti?'.
- 36 Por, mos e përdoi më shprehjen: 'Barra e Zotit', sepse barrë do t'i bëhet secilit fjala e tij, pse e shtrembëroni fjalën e Hyjit të gjallë, Zotit të Ushtrive, Hyjit tonë.
- 37 Kështu thuaj profetit: 'Si të është përgjigjur Zoti?' dhe 'Ç'ka thënë Zoti?'.
- 38 Por, në qoftë se thoni: 'Barra e Zotit', atëherë kështu thotë Zoti: 'Pasi ju e përdoi shprehjen: 'Barra e Zotit', megjithëse ju kam urdhëruar: 'Ruajuni se thoni 'Barra e Zotit';
- 39 unë do t'ju kap dhe do t'ju mbart e do t'ju flak ju dhe qytetin që jua dhurova juve dhe etërve tuaj, larg fytyrës sime.
- 40 Do t'ju mbuloj me turp të përhershëm dhe me turp të përhershme që kurrë s'do ta shlyejë harresa.