Beselidhja e VjeterJeremia: Shuplaka e zotit
- 1 Fjala e Zotit e drejtuar Jeremisë në lidhje me mbarë popullin e Judesë, në të katërtin vit të Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës -, d. m. th. në vitin e parë të Nabukodonozorit, mbretit të Babilonit.
- 2 Që nga viti i trembëdhjetë i Jozisë, birit të Amonit, mbretit të Judës, deri në ditën e sotme; e ky është viti i njëzetetretë; më ka qenë drejtuar fjala e Zotit dhe jua kam kumtuar pa u lodhur, por ju s'më keni dëgjuar.
- 3 Për më tepër Zoti i ka dërguar vazhdimisht te ju të gjithë shërbëtorët e vet, profetët, por ju nuk i dëgjuat as nuk deshët t'ua vini veshin për të dëgjuar,
- 4 kur ju thoshte: 'Le ta lërë secili udhën e vet të mbrapshtë dhe kthehuni nga veprat tuaja të paudha e atëherë do të mund të qëndroni në vendin, që jua dha juve Zoti e etërve tuaj prej shekulli në shekuj.
- 5 Mos shkoni pas hyjnive të huaja për t'u shërbyer e për t'i adhuruar. Mos më ngacmoni me veprat e duarve tuaja në hidhërim: atëherë unë nuk do t'ju çoj asnjë të keqe.
- 6 Por ju nuk deshët të më dëgjoni; është fjala e Zotit; të mos më ngacmoni në hidhërim me veprat e duarve tuaja, për të keqen tuaj.'
- 7 Për këtë arsye kështu thotë Zoti i Ushtrive: 'Pasi ju nuk i dëgjuat fjalët e mia,
- 8 ja, unë po dërgoj t'i marrë të gjithë popujt nga Veriu; është fjala e Zotit; edhe Nabukodonozorin, mbretin e Babilonit, shërbëtorin tim, e do t'i sjell ata kundër këtij vendi, kundër banorëve të tij dhe kundër të gjithë popujve që janë rreth tij; do t'i vras, do t'i bëj tmerr, përqeshje dhe rrënojë të përhershme.
- 9 Do të bëj të zhduket në mesin e tyre zëri i gëzimit e i haresë, zëri i dhëndrit e i nuses, krismën e mokrës e dritën e kandilit.
- 10 Krejt ky vend do të kthehet në shkretëtirë e në tmerr dhe të gjithë këta popuj do të bëhen skllevër të mbretit të Babilonit për shtatëdhjetë vjet.
- 11 Pasi të jenë mbushur shtatëdhjetë vjet, do ta ndëshkoj mbretin e Babilonit edhe atë popull; është fjala e Zotit; për shkak të paudhësisë së tyre; gjithashtu edhe tokën e kaldenjve do ta kthej në shkretëtirë të përhershme.
- 12 Do të bëj, pra, kundër këtij vendi të shkojnë në vend të gjitha fjalët e mia që i kam thënë kundër tij, gjithçka është shkruar në këtë libër, gjithçka parafoli Jeremia kundër të gjithë popujve.
- 13 Sepse edhe këtyre do t'u shërbejnë njëmend popuj të shumtë e mbretër të mëdhenj, por unë do t'i bëj të paguajnë sipas veprave të tyre, sipas veprave të duarve të veta.II. PROFECITË KUNDËR POPUJVEVegimi i kupës
- 14 Ja se çka më tha Zoti, Hyji i Izraelit: Merre nga dora ime këtë kupë me verë të zemërimit tim dhe jepu të pijnë prej saj të gjithë popujt te të cilët unë do të të dërgoj.
- 15 Ata do të pijnë, do të marrakoten e do të dalin mendësh para shpatës që do ta shpie në mesin e tyre.
- 16 Unë e mora gotën nga dora e Zotit dhe ua dhashë të gjithë popujve, te të cilët më dërgoi Zoti:
- 17 Jerusalemit e qyteteve të Judës; mbretërve të saj e princave të saj, për t'i bërë grumbull rrënojash, tmerr e pëshpëritje për të keq e mallkim, siç janë edhe në ditën e sotme,
- 18 faraonit, mbretit të Egjiptit, ministrave të tij, princave të tij dhe mbarë popullit të tij;
- 19 të gjithë asaj përzirjeje të popujve, mbarë mbretërve të tokës së Husit, të gjithë mbretërve të filistinëve, Askalonit, Gazës, Akaronit dhe tepricave të Azotit,
- 20 Edomit, Moabit e bijve të Amonit;
- 21 të gjithë mbretërve të Tirit, të gjithë mbretërve të Sidonit e mbretërve të ishujve, përtej detit;
- 22 Dedanit, Temës, Buzit e të atyre që qethin tëmthat;
- 23 të gjithë mbretërve të Arabisë, të gjithë mbretërve të popujve të përzier, që banojnë në shkretëtirë;
- 24 të gjithë mbretërve të Zimbrit, mbarë mbretërve të Elamit, mbarë mbretërve të medëve,
- 25 gjithashtu mbarë mbretërve të Veriut, të afërm e të largët, njërit pas tjetrit, dhe mbarë mbretërve të tokës që janë mbi sipërfaqen e dheut. Pas tyre do të pijë mbreti Sesak.
- 26 Ti thuaju: Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Pini, dehuni e villni! Rrëzohuni e mos u ngritni pas shpatës që do ta dërgoj në mesin tuaj.
- 27 Nëse nuk do të duan ta marrin kupën prej dorës sate për ta pirë, thuaju: Kështu thotë Zoti i Ushtrive: Patjetër do të pini!
- 28 Sepse, ja: fillova ta ndëshkoj Qytetin që mban emrin tim e ju kujtoni se do të mbeteni të pandëshkuar? Jo, s'i shpëtuat ndëshkimit! Ja, unë e thirra shpatën kundër të gjithë banorëve të tokës; është fjala e Zotit të Ushtrive.
- 29 E ti kumtoju atyre të gjitha këto fjalë e thuaju:Prej së larti Zoti ulërin, nga banesa e tij e shenjtë i buçet zëri.Ulërin thekshëm mbi kullota të veta, buçet porsi ata që shtrydhin rrushkundër të gjithë banorëve të tokës.
- 30 I arrin zëri luftarak deri në skaje të tokës:Zoti ka gjyq kundër të gjithë popujve, hap gjykimin kundër çdo njeriu, fajtorët shpatës ia lëshon është fjala e Zotit.
- 31 Kështu thotë Zoti i Ushtrive:Ja, e keqja po kalonprej një populli në popullin tjetër; po ngrihet stuhi e madheprej skajeve të rruzullimit!
- 32 Atë ditë të goditurit prej Zotit do të jenë nga një skaj i tokës deri në tjetrin; askush s'do t'i vajtojë as nuk do t'i mbledhë as nuk do t'i varrosë: pleh do të mbesin mbi sipërfaqen e tokës!
- 33 Qani, barinj, e vajtoni, bujarë të grigjës zhgërryhuni në pluhurse ju plotësuan ditët e therjes, ditët e shpartallimit tuaj, do të rrëzoheni si enë të çmueshme.
- 34 Vrimë s'do të ketë për strehim të barinjve, as shpëtim për bujarët e grigjës.
- 35 Ndihet britma e barinjve, ulërijnë bujarët grigjës:Zoti po ua rrënon kullotat!
- 36 I mb'loi heshtja kullotat e qetapër shkak të furisë së zemërimit të Zotit!
- 37 E lë luani strofullin e vet, sepse toka e tyre u shndërrua në shkretëtirë, para hidhërimit të furishëm, para zemërimit të zemërimit të Zotit.