Beselidhja e VjeterJeremia: Kthimi
- 1 Nëse një burrë e ndan gruan e vetdhe kjo, duke u larguar prej tij, martohet me një burrë tjetër, a ka të drejtë të kthehet përsëri tek ai?Vallë, a nuk është e përdhosurdhe e fëlliqur ajo tokë?E ti që u fëlliqe me dashnorë të shumtë, vallë a ke fytyrë të kthehesh tek unë?, thotë Zoti.
- 2 Lartësoji sytë e tu drejt kodrash e shih:a ka ndonjë vend ku nuk fëlligështove?Rrije në udhë duke i priturporsi arabi në shkretëtirë.Ti e përdhose vendinmë fëlligështinë e fajësinë tënde.
- 3 Këndej dhe shirat u ndaluandhe as të vjeshtës më nuk ranë.Balli yt ballë lavireje, as të skuqesh ti nuk dite!
- 4 E tashti vallë a s`më thërret: `Ati im!ti je prijësi i rinisë sime!
- 5 A gjithmonë do të jetë i hidhur?Zemërimi yt prapë do të qëndrojë?`Ti kështu flet edhe vazhdonta bësh të keqen dhe e tepron.Izraeli i veriut i grishur për t`u kthyer
- 6 Në ditët e mbretit Jozi Zoti më tha: A pe se ç`bëri Felëshuesja;Izrael? Vetë shkoi mbi çdo mal të lartë e nën çdo dru të gjelbër bëri fëlligështi.
- 7 Unë mendoja: `Pasi t`i ketë bërë të gjitha këto, do të kthehet tek unë`; por ajo nuk u kthye. Pa Juda, motra e saj e pabesë.
- 8 Pa edhe se për shkak se bëri fëlligështi Felëshuesja Izrael, unë e lëshova dhe ia dhashë letërlëshimin dhe aspak s`u tremb e pabesa Judë, motra e saj, por shkoi e u bë lavire edhe ajo.
- 9 Kështu me lavirësinë e saj të paturpshme e përdhosi vendin dhe e theu kurorën me gurë e me dru.
- 10 E pas të gjitha këtyre, nuk m`u kthye e pabesa motra e saj, Juda, me gjithë zemrën e vet, por me rrena, thotë Zoti.
- 11 E Zoti më tha: Felëshuesja;Izrael, në krahasim me të Pabesën Judë, u dëftua më e drejtë.
- 12 Shko e klithi me zë të lartë këto fjalë në drejtim të Veriut! Thuaj:Kthehu, Felëshuesja;Izrael, thotë Zoti, dhe nuk do ta kthej fytyrën time prej jush, sepse unë jam i mëshirshëm, thotë Zoti, e nuk do ta mbaj hidhërimin përgjithmonë.
- 13 Por pranoje fajësinë tënde, sepse u çove kundër Zotit, Hyjit tënd, u ende ndër të huajnën çdo dru të gjelbëre zërin tim nuk e dëgjove, thotë Zoti.Populli mesianik në Sion
- 14 Kthehuni, o bij që u ngritët kundër meje,;thotë Zoti;sepse unë jam Zoti juaj. Do t`ju marr nga një prej çdo qyteti e nga dy prej çdo barku e do t`ju shpie në Sion.
- 15 Unë do t`ju jap barinj sipas zemrës sime e do t`ju udhëheqin me dije e urti.
- 16 Kur pastaj të shumoheni e të jeni shtuar në vend, ndër ato ditë;thotë Zoti;më nuk do të thuhet: `Arka e Besëlidhjes së Zotit`, askush nuk do të mendojë për të, as s`do t`u bjerë ndër mend për të, as s`do të kërkohet, as s`do të ripunohet më.
- 17 Në atë kohë Jerusalemi do të quhet: `Froni i Zotit`; të gjithë popujt, atje, në Jerusalem, do të bashkohen në emër të Zotit, dhe më nuk do të jetojnë sipas pabesisë së zemrës së tyre tejet të prishur.
- 18 Në ato ditë shtëpia e Judës do të shkojë në shtëpinë e Izraelit dhe, së bashku, do të vijnë nga toka e Veriut në tokën që ua dhashë për trashëgim etërve tuaj.Vazhdim i këngës mbi kthimin
- 19 E unë thashë:Oh, sa do t`doja të të numëroja ndër bije ta jepja tokën e dëshirueshme, trashëgimin, margaritarin më të bukur ndër popuj!Mendoja: Atë do të më quanidhe s`do të pushoni së ardhuri pas meje.
- 20 Por, siç e përbuz gruaja dashnorin e vet, po ashtu më përbuzët mua, shtëpia e Izraelit! thotë Zoti.
- 21 Dëgjo! Përmbi kodra u dëgjua një zë:vaji e dënesjet e bijve të Izraelit, sepse e lanë rrugën e vet, harruan Zotin, Hyjin e vet.
- 22 Kthehuni, o bij, që ma kthyet shpinën, se unë dua t`i shëroj kryengritjet tuaja! Ja, ne po vijmë te ti, sepse ti je Zoti, Hyji ynë!
- 23 Vërtet, të rreme ishin kodratpo ashtu edhe zhurmat në male!Njëmend në Zotin, Hyjin tonë, Izreali e gjen shpëtimin!
- 24 E përlau Turpi mundin e etërve tanëqë nga rinia jonë, grigjat e loritë e tyre, bijtë e bijat e tyre.
- 25 Le të mbështillemi me turpin tonële të na mbulojë turpi ynë, pse mëkatuamkundër Zotit, Hyjit tonë, ne edhe etërit tanëprej rinisë e deri më sote s`e dëgjuam zërin e Zotit, Hyjit tonë!