Beselidhja e VjeterJeremia: Izraelit të perëndimit i premtohet ripërtëritja
- 1 Fjala që i qe drejtuar nga ana e Zotit Jeremisë. Ai i tha:
- 2 Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Shkruaji në një libër të gjitha fjalët që t'i kam drejtuar.
- 3 Sepse, ja, po vijnë ditët; është fjala e Zotit; në të cilat do ta shndërroj fatin e popullit tim Izraelit e Judës, thotë Zoti; dhe do t'i kthej në vendin, që ua dhashë etërve të tyre, dhe do ta ripronësojnë.
- 4 Dhe, ja, fjalët që tha Zoti lidhur me Izraelin e me Judën:
- 5 Kështu thotë Zotynë!Po dëgjojmë një britmë tmerri:është klithmë tmerri e jo paqeje!
- 6 Pyetni e shqyrtoni: a thua mund të lindë mashkulli?Pse atëherë çdo mashkullduart në veshka i ka vënëporsi gruaja kur do të lindë?Pse çdo fytyrë është përçudnuar, mërrolur e krejtësisht zbehur?
- 7 Eheu, se e madhe është kjo ditë, jo, një e tillë si ajo nuk ishte!Kohë ngushtice për Jakobin, por me të i vjen çlirimi!
- 8 Ja, ç'do të ndodhë! Atë ditë; është fjala e Zotit të Ushtrive; unë do ta thyej zgjedhën e tij nga qafa jote, do t'i copëtoj hekurat e tua! Kurrë nuk do t'i shërbejnë të huajit,
- 9 por do t'i shërbejnë Zotit, Hyjit të vet, dhe Davidit, mbretit të vet që unë do t'ua ngre për ta.
- 10 Pra, mos druaj, Jakob, shërbëtori im, është fjala e Zotit; më frikë mos ki, o Izrael, sepse unë do të të çliroj nga dheu i largët, pasardhësit e tu nga dheu i mërgimit.Do të kthehet Jakobi e do të pushojë, do të jetë i sigurt, frikë prej kujt s'do të ketë!
- 11 Sepse unë jam me ty është fjala e Zotit -për të të ruajtur të lirë!Do t'i shfros të gjithë popujt, në të cilët të kam shpëgulur; kurse ty nuk do të të dëmtoj, do të të ndëshkoj, porse me masë, të pandëshkuar si të pafaj s'do të lë.
- 12 Sepse Zoti kështu thotë:Plaga jote është e pashërueshme, varra jote është shumë e rëndë.
- 13 Për plagë tënde baa s'ka, varra jote s'do të bëjë vërragë!
- 14 Dashnorët e tu të gjithë të harruan, nuk pyesin më për ty.Të rashë siç di të bjerë armiku, të ndëshkova me ndëshkim të rreptë, për shkak të t'këqijave të tua të shumta, për të shumtat fajet e tua!
- 15 Pse qan për plagët e tua?E pashërueshme është plaga jote.Për shkak të të keqes sate të madhee për shkak të fajeve të tua të rënda, t'i çova të gjitha këto të këqija.
- 16 Por veç edhe të gjithë ata që ty të përpinë, po, po, të përpirë do të mbeten, armiqtë e tu në mërgim do të çohen, do të shkretohen, ata që të shkretuan, plaçkitësit e tu plaçkë do t'i bëj!
- 17 Varrën tënde do ta bëj të vërë vërragë, do të të shëroj nga plagët e tua është fjala e Zotit -sepse ty të quajtën 'E dëbuara', Sioni, për të cilin kush s'vret mendjen'!
- 18 Kështu thotë Zoti:'Ja, unë do ta përmirësoj fatine tendave të Jakobit, mëshirë do të kem për banesat e tij:mbi rrënojat e tij qyteti do të ndërtohet, në vendin e vet kalaja do të ndreqet,
- 19 prej tyre do të jehojë brohoritjae britma e atyre që gëzojnë!Do t'i shumoj e s'do t'i pakësoj, do t'i bëj të nderuare nuk do të përbuzen.
- 20 Bijtë e tij do të jenë porsi dikur, bashkësia e tij para meje do të qëndrojë e patrandshme, do t'i ndëshkoj të gjithë kundërshtarët e tij.
- 21 Prijësi i tij prej tij do të dalë, sundimtari i tij prej tij do të ngrihet:të më qaset do ta lë dhe ai do të më afrohet.Sepse kush është ai që guxonnë rrezik ta vërë jetën për të m'u afruar? është fjala e Zotit!
- 22 Ju do të jeni populli ime unë do të jem Hyji juaj!
- 23 Ja, stuhia e Zotit, shpërthen furia, gurë e dhe thellimi rrokullon:mbi kokë të të patenzonëve po derdhet!
- 24 S'do të pushojë Zoti nga zjarri i zemërimit të vetderisa t'i çojë në vend e t'i plotësojë synimet e zemrës së vet!Ditën e fundit do t'i kuptoni të gjitha!