Beselidhja e VjeterJeremia: Pushtimi nga veriu
- 1 Nëse do të kthehesh, o Izrael, është fjala e Zotit -kthehu tek unë!Nëse i zhduk para meje Turpësitë e tua, s'ke nevojë të ikësh prej meje.
- 2 Përbetohu: 'Pasha Zotin e gjallë!', me vërtetësi, drejt e me drejtësi!në ty popujt do të bekohen, me ty ata do të mburren!
- 3 Sepse Zoti kështu u thotëjudenjve e jerusalu00e9masve:Çilni djerret tokë të ree mos mbillni nëpër ferra.
- 4 Rrethprituni në nder të Zotit, rrethpriteni zemrën tuaj, o judenj e jerusalemas, që të mos shpërthejë si zjarr zemërimi im, të ndizet flakë e të mos ketë kush ta shuajë, për shkak të veprave tuaja të pabesa.Pushtimi nga veriu
- 5 Kushtrim lëshoni në Jude!Shpallni në Jerusalem!Thiri, me bori lajmëroni vendin, të madhe bërtitni edhe thoni:'Bashkohuni!Në fortesa të gjithë të hyjmë!'
- 6 Lartësoni një shenjë në drejtim të Sionit!Ikni! Mos u ngarritni!Sepse unë po sjell të keqen nga Veriu, një rrënim të madh!
- 7 Doli luani nga strofulli i vet, u ngrit vrasësi i popujve; doli prej vendit të vetpër ta bërë vendin tënd shkretëtirë:qytetet e tua do të shkretohene do të mbesin pa banorë.
- 8 Prandaj vishuni me grathore, vajtoni e ulëritni, se prej nesh nuk u larguazjarri i zemërimit të Zotit.
- 9 Po atë ditë është fjala e Zotit -mbretër e princa do t'i lëshojë zemra, shtang do të mbesin priftërinjtë, në vrimë të miut do të hyjnë profetët!'
- 10 Unë thashë: Eheu, Zoti Hyj!Pra, këtë popull e Jerusalemine paske gënjyer kur i the:'Paqja kurrë s'do t'ju mungojë!'Por, ja, shpatën e kemi në fyt!
- 11 Po në atë kohë do t'i thuhet këtij populli e Jerusalemit:Era përcëlluese e kodrave që janë në shkretëtirëpushtoi bijën e popullit tim, jo për të hedhur e për ta pastruar.
- 12 Më e fortë se kjo një tjetër erë, ja, po vjen nën urdhrin tim.
- 13 Ja, po ngjitet porsi reja, si stuhi karroca e tij, kuajt e tij më të shpejtë se shqipet!Vaj për ne se sharruam shqim!
- 14 Laji fajet e zemrës sateqë të shpëtosh, Jerusalem!Deri kur dot'i ruash në zemërsynimet e mbrapshta të tuat?
- 15 Nga Dani zëri i kasnecite nga mali i Efraimitlajmëron kumtin e fatkeqësisë:
- 16 Lajmëroni kombet! Ja, arritën!Njoftoni Jerusalemin:Prej së largu po vijnë armiqtëdhe lëshojnë britmambi qytetet e Judesë.
- 17 Po e rrethojnë porsi rojtarët e fushës, pse ndaj meje ishte kokëfortë është fjala e Zotit.
- 18 Sjellja jote dhe veprat e tua ta bënë këtë.Kjo është fatkeqësia jote, oh, sa e hidhur që është, sepse të ther mu në zemër!
- 19 Digjem përbrenda, përvëlohem!Më mbytën dhimbjet! M'u copëtua zemra!Shpirti më dridhet!S'mund të heshtse borisë ia dëgjoj zërin, urratë e luftës!
- 20 Mjerim përmbi mjerim dëgjohet:i tërë vendi u shkretua, çadrat papritmas m'u shkretuan, shkuan dëm strehimet e mia!
- 21 Deri kur do të shoh flamurin, do të dëgjoj zërin e bririt?
- 22 Po, i pamend është populli im, kurrë s'më njohën.Janë bij të marrë edhe të krisur, kanë aq dije sa për të bërë të këqija, aftësi s'kanë për ta bërë të mirën.
- 23 Shikoj tokën: është shkretë, e zbrazët, shikoj qiellin: ka mbetur pa dritë!
- 24 Shikoj malet: dhe, ja, po dridhen, shikoj kodrat: të gjitha po tunden!
- 25 Shikoj përreth: s'shoh me sy njeri, shpendët e qiellit të gjithë u larguan!
- 26 Shikoj: toka e pëlleshme u bë shkretëtirë, qytete të tëra grumbuj rrënojashpara Zotit, para zjarrit të zemërimit të tij!
- 27 Sepse kështu flet Zotynë:Mbarë vendi do të shkatërrohet, por krejtësisht nuk do ta zhduk.
- 28 Prej tij toka në zi do të vishete lart, qielli do të errësohet, sepse thashë dhe s'do të pendohem, kështu vendosa dhe s'kthehem dalë!
- 29 Sapo u dëgjua klithmae kalorësit dhe shigjetarët, mbarë qyteti vihet në ikje, struken thellë ndër pyje të dendura, ngjiten edhe nëpër qeta; mbarë qytetet u braktisën, në to s'mbeti njeri i gjallë.
- 30 Ti, o e shkretuara, ç'do të bësh?Sikur edhe me purpur të vishesh, Sikur edhe me stoli ari të cingëlohesh, edhe sytë e tu me ngjyrë t'i lyesh, kot më kot zbukurohesh!Dashnorët e tu të përbuzin, rnjetën tënde duan ta marrin!
- 31 Po dëgjoj britmën si të gruas në të lindur, klithmën si të gruas që lind së pari:janë këto klithmat e bijës së Sionit, në grahma të vdekjes që duart i shtrin:E mjera unë! Shpirti po më delprej goditjeve të vrastarëve!