Beselidhja e VjeterJeremia: Ende fati i Jeremisë
- 1 Fjala që i qe drejtuar Jeremisë nga ana e Zotit, pasi Nabuzardani, kryekoman danti i rojës trupore, e lëshoi nga Rama, kur, të lidhur në hekura, e hoqi nga mesi i atyre, që po treteshin në mërgim nga Jerusalemi e Judeja e po dërgoheshin për Babiloni.
- 2 Komandanti i rojës trupore, pasi e ndau veçmas Jereminë, i tha: Zoti, Hyji yt, e ka parakallëzuar këtë të keqe kundër këtij vendi
- 3 dhe e çoi në vend. Zotynë bëri ashtu siç ka thënë, sepse mëkatuat kundër Zotit e nuk e dëgjuat zërin e tij, këndej edhe ju erdhi kjo e keqe.
- 4 Tashti, ja, unë po të liroj sot nga hekurat me të cilat të kishin lidhur duarsh. Nëse të pëlqen të më shoqërosh në Babilon, eja: sytë e mi do të kujdesen për ty, por, në qoftë se nuk të pëlqen të vish me mua në Babilon, rri këtu. Ja, mbarë vendi është i hapur për ty: shko ku të zgjedhësh ti e ku ty të të pëlqejë.
- 5 Ende pa nisur të kthehet, i tha: Kthehu te Godolia, biri i Ahikamit, birit të Safanit, të cilin mbreti i Babilonisë e bëri kryetarin e qyteteve të Judës; bano, pra, me të në mesin e popullit ose shko gjithkund që të të pëlqejë të shkosh. Kryekomandanti i rojës trupore i dha ushqime e dhurata dhe e la të lirë.
- 6 Jeremia atëherë u drejtua për Masfë te Godolia, biri i Ahikamit, dhe banoi me të në mes të popullit që kishte mbetur në vend.Godolia mëkëmbës: vrasja e tij
- 7 Kur krerët e ushtrisë, që ishin arratisur nëpër krahina, edhe njerëzit e tyre, morën vesh se mbreti i Babilonit e kishte vënë Godolinë, birin e Ahikamit, mëkëmbës të vendit dhe se ia kishte lënë në kujdes burra e gra e fëmijë dhe skamnorët e vendit që nuk kishin qenë shpëgulur në Babilon,
- 8 erdhën në Masfë te Godolia: d. m. th. Ismaeli, biri i Natanisë, Johanani e Jonatani, bijtë e Kareesë, Sareasi, biri i Tanehumetit, të bijtë e Ofiut që ishin nga Netofa, Jezonia, biri i Maakatit, erdhën pra, ata dhe njerëzit e tyre.
- 9 Godolia, biri i Ahikamit, të birit të Safanit, u bëri këtë përbetim atyre dhe shoqëruesve të tyre: Mos kini frikë t`u shërbeni kaldenjve. Banoni në vend dhe shërbejini mbretit të Babilonisë, dhe do të jeni mirë.
- 10 Ja, unë banoj në Masfë porsi përgjegjës kaldenjve që vijnë ndër ne. Ju vilni vreshtat, mblidhni të korrat dhe ullinjtë, vendosini në enët tuaja dhe qëndroni në qytetet tuaja që i keni pushtuar.
- 11 Po ashtu edhe të gjithë judenjtë, që ishin në Moab e ndër bijtë e Amonit, në Edom dhe në çdo krahinë, si morën vesh se mbreti i Babilonisë e kishte lënë një tepricë në Jude dhe se qeveritar mbi ta kishte vënë Godolinë, birin e Ahikam Safanit,
- 12 u kthyen, pra, të gjithë judenjtë nga çdo vend, ku ishin arratisur dhe u rikthyen në tokën e Judesë te Godolia, në Masfë, dhe prodhuan verë e të korra shumë të begatshme.
- 13 Mirëpo, Johanani, biri i Koreesë, si dhe të gjithë prijësit e ushtrisë, që kishin qenë shpëdarë nëpër krahina, shkuan te Godolia në Masfë
- 14 dhe i thanë: Dije se Baali, mbreti i amonëve, e ka dërguar Ismaelin, birin e Natanisë, për ta marrë shpirtin tënd, por Godolia, biri i Ahikamit, nuk u besoi.
- 15 Atëherë Johanani, biri i Kareesë, i tha Godolisë në Masfë vetëm për vetëm: Po shkoj e po e vras Ismaelin, birin e Natanisë, në moh, që ai të mos të të vrasë ty e të mos shpëdahen judenjtë që janë bashkuar rreth teje e të mos sharrojë teprica e Judës.
- 16 Por Godolia, biri i Ahikamit, i tha Johananit, birit të Kareesë: Ruaju se e bën atë gjë! Sepse është gënjeshtër çka po thua për Ismaelin.