Beselidhja e VjeterJeremia: Jeremia parakallëzon pushtimin e Egjiptit prej Nabukodonozorit
- 1 Posa Jeremia ia tha mbarë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Hyjit të tyre, të gjitha ato fjalë për të cilat e kishte dërguar Zoti, Hyji i tyre, për t`ua thënë,
- 2 Azaria, biri i Ozaisë, Johanani, biri i Kareesë, e të gjithë ata njerëz, krenarë e kryengritës, i thanë Jeremisë: Ti po na rren! Zoti, Hyji ynë, nuk të dërgoi të na thuash: `Mos shkoni në Egjipt për t`u strehuar atje!`,
- 3 por Baruku, biri i Nerisë, të ngacmon kundër nesh, që të na lëshojë në duar të kaldenjve për të na vrarë e për të na tretur në Babilon.
- 4 Johanani, biri i Kareesë, të gjithë oficerët dhe mbarë populli nuk e dëgjuan zërin e Zotit që të qëndroni në tokën e Judesë.
- 5 Por Johanani, biri i Kareesë, dhe të gjithë oficerët morën mbarë tepricën e Judës, që ishin kthyer nga të gjitha vendet, ku më parë kishin qenë shpëdarë, që më vonë të ktheheshin në tokën e Judës:
- 6 burra e gra, të vegjlit e bijat e mbretit dhe çdo njeri që e kishte lënë Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, me Godolinë, birin e Ahikamit, të birit të Safanit. Morën edhe Jereminë profet edhe Barukun, birin e Nerisë,
- 7 dhe hynë në tokën e Egjiptit, sepse nuk e dëgjuan zërin e Zotit. Kështu arritën në Tafnis.Jeremia parakallëzon pushtimin e Egjiptit prej Nabukodonozorit
- 8 Fjala e Zotit i qe drejtuar Jeremisë në Tafnis:
- 9 Merr gurë të mëdhenj dhe fshehi në llaç ndër sy të judenjve në kalldrëmin që është para derës së shtëpisë së faraonit në Tafnis
- 10 e thuaju: Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unë do ta dërgoj e do ta marr mbretin e Babilonisë, Nabukodonozorin, shërbëtorin tim, dhe fronin e tij do ta vendos mbi këta gurë që i fsheha; ai do ta vendosë selinë e vet mbi ta.
- 11 Do të vijë e do ta godasë tokën e Egjiptit:Kush të jetë për vdekje, në vdekje!Kush të jetë për mërgim, në mërgim!Kush të jetë për shpatë, në shpatë!
- 12 Me zjarr do t`i shkrumbojë tempujt e zotave të Egjiptit, do t`i djegë, e do t`i dëbojë në mërgim zotat dhe do ta shkundë tokën e Egjiptit siç e shkund bariu për ta pastruar prej morrave leshnikun e vet e prej andej do të dalë pa i hyrë ferrë në këmbë.
- 13 Copë e grimë do t`i bëj truporet e tempullit të Diellit, që janë në dheun e Egjiptit, me zjarr do t`i shkrumboj faltoret e zotave të Egjiptit.