Beselidhja e VjeterJeremia: Profeci kundër filistinëve
- 1 Fjala e Zotit që i qe drejtuar profetit Jeremi kundër filistinëve para se faraoni ta pushtonte Gazën.
- 2 Kështu thotë Zoti:Ja, po fryhen ujërat nga Veriuporsi përroi kur ame del, vërshojnë tokën e çka është mbi të, qytetet e banorët e tyre!Njerëzit të madhe do të gërthasin, ulërijnë të gjithë banuesit e tokës
- 3 nga krisma e thundërzave të kuajve të tij të fortë, nga rropama e karrocave të tij, nga ushtima e rrotave të tij.Etërit më për fëmijët e vet s`shikojnë, duart e tyre pa fuqi kanë mbetur,
- 4 pse arriti dita e shfarosjes së të gjithë filistinëve, kur Tirit e Sidonit do t`i zhduketedhe më i sprasmi ndihmës:po Zoti po i asgjëson filistinët, tepricat e ujëdhesës Kaftor.
- 5 Rruar kokën e ka Gaza, vër me gojë s`bën Askaloni!Ju tepricat e enacimëve, der`kur fytyrën do të gërvishtni?
- 6 Eheu, shpata e Tenzot, deri kur nuk do të pushosh?Kthehu në mill, pusho e hesht!
- 7 Si të pushojë kur Zoti e urdhëroitë veprojë kundër Askalonit, kundër brigjeve bregdetare, aty Ai i shënoi cakun!