Beselidhja e VjeterJeremia: Profeci kundër Moabit
- 1 Kundër Moabit.Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit:Vaj për Nabon: u shkretua e u marrua!U pushtua Kariataimi, u turpërua kalaja e u trand!
- 2 Më galdim në Moab s`do të ketë!Në Hesobon i sendërgjojnë të zezën:Ejani ta shfarosim nga popujt!Ti Madmenë, do të shpartallohesh, këmba-këmbës shpata po të ndjek!
- 3 Ndihen britma nga Oronaimi:Shkatërrim! Rrënim i madh!
- 4 Rrafsh me tokë u bë Moabi!Ndihet vigma e fëmijëve në Segor.
- 5 Marrin përpjetën e Luitit, i ngjiten malit duke qarë, sepse në zbritjen e Oronaimit, ndien armiku klithmat e humbjes:
- 6 Ikni, shpëtoni kokën, do të jeni si marena në shkretëtirë.
- 7 Pasi e vure tërë shpresën tëndenë vepra të tua e në visaret e tua, edhe ti, po, do të pushtohesh.Kamosi do të shkojë në mërgimme priftërinj e me të parë së bashku.
- 8 Në çdo qytet do të vijë shkretuesi, s`ka qytet që do të shpëtojë;fushë e bjeshkë do të rrënohen, do të përmbysen sepse kështu shpalli Zotynë!
- 9 Jepi Moabit krahë për fluturim, se qytetet iu shkretuan:s`mbeti kush ndër to të banojë.
- 10 Mallkuar qoftë kush e kryen me pakujdesi veprën e Zotit!Mallkuar qoftë kush s`e njomëshpatën e vet me gjak!
- 11 I qetë jetoi Moabi që në rini, ai pushoi në draun e vet, s`u kalua nga vozga në vozgëkurrë s`qe humbur në inteim;ndaj e ruajti shijen e vet, s`u ndërrua fare era e tij.
- 12 Porse, ja, ditët po vijnë;është fjala e Zotit;do t`i dërgoj shtypës që do ta nxjerrin nga një vozgë në një tjetër dhe do ta kalojnë nga një enë në tjetrën dhe enët e tyre do t`i thyejnë.
- 13 Atëherë Moabit do t`i vijë turp për shkak të Kamosit, siç u turpërua shtëpia e Izraelit për shkak të Betelit, në të cilin e kishte vënë gjithë shpresën.
- 14 Si mund të thoni: Jemi trima, rnjemi trima luftëtarë?
- 15 Rrafsh me tokë u bë Moabi, po sulmohen qytetet e tij, lulja e rinisë po i zbret në thertore është fjala e Mbretit, që emrin Zot i Ushtrive e ka.
- 16 Po afrohet rrënimi i Moabit, me hapa të shpejtë po vjen e keqja.
- 17 Qajeni, o ju të gjithë, si fqinjtë e tij që jeni;ju të gjithë që emrin ia dini, thoni:`Si u thye shkopi i fortë, skeptri i tij i lavdishëm?!`
- 18 Zbrit nga lavdia jote e ulu në baltë, banuese, bija e Dibonit, se po të sulet shkatërruesi i Moabit, i shpartalloi të tëra fortesat e tua.
- 19 Rri në udhë e vështro, banuesja e Aroerit!Pyeti të ikurit e ata që shpëtuan!Thuaju: `Ç`ndodhi kështu?`
- 20 U turpërua Moabi, sepse u mund!Uluritni edhe klithni!Lajmërojeni Aoninse Moabi u shkretua.
- 21 Erdhi gjyqi kundër Rrafshnaltit, kundër Helonit, kundër Jasës e kundër Mefaatit,
- 22 kundër Dibonit, Nabos e Betdeblataimit,
- 23 kundër Kariataimit, Betgamulit e Betmaonit,
- 24 kundër Kariotit, Bosrës dhe kundër të gjitha qyteteve të tokës së Moabit, atje ku janë.
- 25 Iu këput briri Moabit, iu thye krahu Moabit. është fjala e Zotit.
- 26 Deheni Moabin se u ngrit kundër Zotit; Moabi tani le të zhgërryhet në të vjellat e veta, edhe ai le të jetë i përqeshur.
- 27 Vallë a s`qe për ty edhe Izraeli shkak përqeshjeje? Pse a u gjet edhe ai ndër vjedhës, që sa herë flisje kundër tij, tundje kokën?
- 28 Largohuni nga qytetet e banoni ndër qeta, o banorët e Moabit!Përngjajini pëllumbit që e ndërton çerdhennë faqet e humnerës së frikshme.
- 29 Dëgjuam për krenarinë e Moabit:e teproi më me krenari;ia pamë krenarinë e arrogancën, madhështinë e krenarinë e zemrës!
- 30 E njoh mirë lavdërimin e tij;është fjala e Zotit;dërdëllisjet e tij të pathemelta, punët e mëdha që kurrë s`i bëri!
- 31 Prandaj, Moabit po ia bëj gjëmën, po i vajtoj mbarë Moabasit, do të qaj për burrat e Kiraresetit.
- 32 Gjëmë më të madhe se mbi Jazer, do të bëj gjëmë mbi ty, o hardhia e Sabamës!Pinjollët e tu e kaluan detin, arritën deri në Jazer!Mbi të korrat e vjeljen tëndeu vërsul shkatërrimtari.
- 33 U zhduk gëzimi e harejaprej pemishtes e tokës së Moabit.Nga shtrydhësi verën e zhduka, shtrydhësi i rrushit askurrë më, këngët e gëzueshme të zakonshme s`do t`i këndojë!
- 34 Kushtrimi i Hesebonit dëgjohet deri në Eleale; zëri i tyre arrin deri në Jasa, nga Segori deri në Oronaim, deri në Eglatselisiam. Edhe ujërat e Nimrimit krejtësisht do të prishen.
- 35 Do të zhduk nga Moabi;është fjala e Zotit;atë që do të kushtojë në lartësi dhe atë që kem u djeg hyjnive të tij.
- 36 Prandaj zemra ime më dridhet për Moabin porsi dridhet fyelli; shpirti im dridhet si fyelli për burrat e Kirharesetit: sepse humbën fitesën që kishin bërë.
- 37 Çdo kokë do të shoget e çdo mjekërr do të rruhet, çdo dorë do të gërvishtet e çdo ijë me grathore do të vishet.
- 38 Mbi çdo pullaz të Moabit e në çdo shesh të tij kudo vajtime, sepse e copëtova Moabin porsi një shtambë që askujt s`i vlen gjë;është fjala e Zotit.
- 39 Po si u ndrydh! Se ç`u bë copë e grimë! Se ç`u turpërua Moabi e u vu në ikje?! Moabi u bë lojë dhe përqeshje për të gjithë fqinjtë e tij.
- 40 Sepse kështu thotë Zoti:Ja, thua se shqiponja u lëshua fluturim, mbi Moabin i shtrin krahët e vet!
- 41 Qytetet u pushtuan, u morën kështjellat.Zemra e trimave të Moabit atë ditëporsi zemra e gruas në lindje e sipër do të jet ë.
- 42 Do të pushojë Moabi së qeni popullsepse Zotit i shiti lavde!
- 43 Tmerr, gropë e lak mbi ty, o banues i Moabit është fjala e Zotit.
- 44 Kush t`i shpëtojë tmerrit, në gropë do të bjerë;kush të dalë nga gropa, do të zihet në lak;sepse do të sjell kundër Moabitvitin e ndëshkimit të tyre është fjala e Zotit.
- 45 Nën hije të Hesebonit zënë vendtë ikurit të mbetur pa fuqi, por zjarri doli nga Heseboni, shpërtheu flaka nga mesi i Sikonit, ia përpiu tëmthat Moabit, butin e kresë të kryengritësve.
- 46 Vaj për ty, o Moab!Sharroi populli i Kamosit!Bijtë e tu u zunë robër, bijat e tua u çuan në skllavëri!
- 47 Por dikur në një ditë të vonëprapë Moabin do ta përtërij është fjala e Zotit.Këtu merr fund gjyqi i Moabit.