Beselidhja e VjeterJeremia: Profeci kundër Amonit
- 1 Në lidhje me bijtë e Amonit, kështu thotë Zoti:Izraeli, vallë, a nuk paska djem, a thua s'paska asnjë trash'gimtar?Pse Milkomi e trashëgoi Gadin, populli i tij banoi në qytete të tij?
- 2 Ja, prandaj se po vijnë ditët është fjala e Zotit -urratë e luft's do të bëj të dëgjohen mbi Rabanë e bijve të Amonit, do të bëhet një grumbull gurëshBijat e saj me zjarr do të digjen, atëherë Izraeli do t'i plaçkitëata që atë e plaçkitën është fjala e Zotit.
- 3 Ulërit, Hesebon, sepse Ari u rrafshua, dhe u bë një grumbull gurësh; vajtoni bijat e Rabës, ngjeshuni në grathore, qani, enduni rreth e rreth muresh, se Milkomi po tretet në skllavëri, priftërinjtë e tij së bashku me prijës.
- 4 Përse mburresh ti me vërritë?Rrjedh begatshëm vërria jote, bijë kryengritëse, që shpreson në visaret e tuae thua: ' Kush guxon të më sulmojë?'
- 5 Ja, unë po sjell tmerrin mbi ty thotë Zoti, Hyji i Ushtrive -nga të gjithë që janë rreth teje, do të shpëdaheni kah t'ju çojnë sytë, s'do të ketë kush t'i bashkojë të ikurit!
- 6 Por, pas kësaj, do t'ia ndryshoj fatin Amonit është fjala e Zotit.Profeci kundër Edomit
- 7 Lidhur me Edomin.Kështu thotë Zoti i Ushtrive:Vallë, a s'ka mbetur më urti në Teman?Vallë, ndër të mençur a mungoi këshilla?A thua dija e tyre u dëvar?
- 8 Ikni! Ktheni shpinën! Zbritni në greminë, ore ju, banorë të Dedanit, rrënimin e tij po e sjell mbi Ezaun, është koha të më japë llogari.
- 9 Nëse do të të vijnë vjelësit e rrushit, asnjë vile s'do ta lënë; nëse do të të vijnë vjedhësit e natës, do të vjedhin çka të duan.
- 10 Se jam unë që e shqyrtoj Ezaun, ia zbuloj çdo skutë të fshehtë, assesi nuk mund të fshihet!Iu shua fara, iu zhdukën vëllezërit, s'i mbet vëlla, fqinj që mund t'i thotë:
- 11 Mos u shqetëso për bonjakë të tu, sepse unë ata i rris, të vejat e tuaunë do të kujdesem për to!
- 12 Sepse kështu thotë Zoti: Ja, ata që nuk do të duhej ta pinin kupën, janë të dënuar ta pinë deri në fund. E ti të kalosh pa e pirë si të ishe i pafajshëm?! S'do të jesh i pafajshëm, por do ta pish deri në fund!
- 13 Po, unë po përbehem me vetvete; është fjala e Zotit; Bosra do të bëhet vend i shkretë, emnesë, shkretëtirë e mallkim dhe të gjithë qytetet që i përkasin do të bëhen një grumbull rrënojash të përhershme.
- 14 Një lajm prej Zotit e mora, kasneci u dërgua ndër popuj:Bashkohuni dhe ejani kundër saj!Ngrihuni e bini në luftë!
- 15 Dhe, ja, të vogël do të të bëj mes popujsh, të përbuzur mes njerëzish.
- 16 Mendja e madhe jotja të tradhtoi, krenaria e zemrës sate; ti që banon në shpella të qetave, ti që kapesh kreshtave të bjeshkëve, edhe nëse e ngreh, si shqiponja, lart çerdhen tënde, prej andej poshtë do të të plandos është fjala e Zotit.
- 17 Edomi do të shkatërrohet: kushdo të kalojë nëpër të, do të mbetet shtang nga habia dhe do të fërshëllejë mbi plagët e tij.
- 18 Sikurse qenë përmbysur Sodoma e Gomorra dhe qytetet fqinje; është fjala e Zotit; askush më në të s'do të banojë, asnjë bir njeriu në të s'do të strehohet.
- 19 Ja, porsi luani sulmon nga pylli i dendur i Jordanit drejt vërrive përherë të gjelbërta, po ashtu, në një të rrahur të qepallës, do ta bëj të ikë larg prej tij, do t'ia vë të parë të zgjedhurin tim.E njëmend, kush mund të jetë i ngjashëm me mua?Kush është i zoti mua të më padisë?Cili bari mund të më bëjë ballë?
- 20 Pra, dëgjojeni synimin e Zotitqë e ka në mend kundër Edomit, e vendimet që i morikundër banorëve të Temanit:rrëshqanë do t'i heqin edhe qengjat e grigjës, për ta shkretë do të mbesin kullotat!
- 21 Nga rropama e rënies së tyredo të trandet toka, klithmat e tyre do të dëgjohender në Det të Kuq!
- 22 Ja, po ngjitet, fluturon si shqipja, krahët e vet i shtrin mbi Bosrën; atë ditë zemra e trimave të Edomitdo të jetë si zemra e gruas kur lind!Profeci kundër qyteteve siriane
- 23 Lidhur me Damaskun.U harbuan Emati e Arfadi, se dëgjuan një kumt të zi.U trazuan porsi deti, ngushtë janë, assesi s'mund të gjejnë qetësi.
- 24 U shkatërrua Damasku, mori arratinë; tmerri e frika i pushtoi, e shtrënguan ngushticë e dhimbjeporsi gruan kur lind fëmijë.
- 25 Si të mos lihet qyteti i lavdishëm, fortesa e haresë?
- 26 Të rinjtë e tij në sheshe do të vriten, të gjithë atë ditë do t'i vriten trimat është fjala e Zotit të Ushtrive.
- 27 Mureve të Damaskut zjarr do t'u jap, do t'i përpijë kullat e Benadadit.Profeci kundër fiseve arabe
- 28 Kundër Cedarit e mbretërive të Asorit që i shpartalloi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë.Kështu thotë Zoti:Në këmbë! Suluni kundër Cedarit!Asgjësoni bijtë e Lindjes!
- 29 Merruani çadrat edhe grigjat, pëlhurat e çadrës me almiset e tyre; le t'u merren gamilet e tyredhe le të klithet përmbi ta:tmerr gjithkund përreth!
- 30 Ikni! Zhdukuni me shpejtësi!Fshehuni në gërrla, ju që banoni Asorin thotë Zoti -se mbreti i Babilonisë, ai Nabukodonozori, ka shestuar kundër jush një plan, kundër jush vendim ka marrë:
- 31 Në këmbë! Suluni kundër pop'llit të qetë, që jeton në pakujdesi është fjala e Zotit; që s'ka derë as shula deree jeton krejt i vetmuar!
- 32 Pre do të jenë devet e tyre, plaçkë delet e tyre të shumta!Do t'i tres në çdo anë, ata njerëz me tëmtha të rruar, nga çdo anë do t'u sjell rrënimin është fjala e Zotit.
- 33 Strofull çakejsh do të bëhet Asori, një shkretëtirë e përhershme.Askush më në të s'do të banojë, bir njeriu në të s'do të strehohet.Profeci kundër Elamit
- 34 Fjala e Zotit që i qe drejtuar profetit Jeremi kundër Elamit, në fillim të mbretërimit të Sedecisë, mbretit të Judës.
- 35 Kështu thotë Zoti i Ushtrive:Ja, po e thyej harkun e Elamit, fuqinë më të madhen të tijën,
- 36 dhe do të sjell përmbi Elamin, katër erërat nga katër anët e qiellit, do t'i hedh në të gjitha këto erëra:asnjë popull kund s'do të ketë, ku të mos arrijnë të ikurit e Elamit!
- 37 Elamitëve tmerrin do t'ua shtiepërballë armiqve të tyre, përballë atyre që u kërkojnë jetën; fatkeqësinë do ta çoj mbi ta:zemërimit tim të ndezur flakë është fjala e Zotit -përpas shpatën do t'ua çojderisa krejt t'i asgjësoj.
- 38 Fronin tim në Elam do ta vë, do të zhduk mbretër edhe princa është fjala e Zotit.
- 39 Por dikur, në ditët e largëta, do t'ia ndërroj fatin Elamit është fjala e Zotit.