Beselidhja e VjeterJeremia: Shkaqet e pushtimit
- 1 Enduni udhëve të Rusalemit, vëreni mirë edhe shikoni, kërkoni në sheshet e tij, a mund ta gjeni një njeri të vetëm, një njeri që e zbaton të drejtën, që kërkon të jetë besnik, vetë qytetin do ta fal.
- 2 Por edhe Pasha Zotin kur thonë, është e sigurt se betohen në rrenë.
- 3 Sytë e tu, Zot, a s'kërkojnë besën?ti i godite e ata s'ndiejnë dhimbje, i ndrydhe, por nuk nxënë mend:fytyra e tyre më e fortë se shkëmbi, s'duan të kthehen.
- 4 Unë mendoja: 'Vetëm vegjëlia marrëzisht vepronpse s'e njeh udhën e Zotit, s'e di të drejtën e Hyjit të vet.
- 5 Do të shkoj, pra, të takoj bujarët, do të flas me ta, ata e njohin udhën e Zotit, e dinë të drejtën e Hyjit të vet.'Oh mjerim! Edhe këta e kanë thyer zgjedhën, këputur i kishin të gjitha lozet.
- 6 Ja pse i sulmon nga pylli luani, emnesë në ta bën bisha e malit, në pritë qyteteve u rri leopardi:kush del jashtë copë e grimë do të bëhet, sepse të shumta janë mëkatet e tyre, janë të shumta kryengritjet e tyre!
- 7 E si mund të kem unë dhimbje për ty?Bijtë e tu më kanë braktisur, përbetohen në zota që s'janë.Unë i ngija, e ata më shkelnin besnikërinë, grumbull shkonin në shtëpi të lavires.
- 8 Kuaj të majmë janë, hamshorë tëtë ndezur, hingëllojnë pas gruas së të afërmit.
- 9 A thua të tillët s'do t'i godas është fjala e Zotit -mbi njerëz të tillë nuk do të hakmerrem?
- 10 Kërceni mbi mure të tij, shkatërrojeni, por krejtësisht veç mos e zhdukni!këputni shermendet e tij, se s'janë të Zotit!
- 11 Se më tradhtuan me pabesishtëpia e Izraelit dhe e Judës, është fjala e Zotit.
- 12 Mohuan Zotin, thanë: 'Nuk është!Asnjë e keqe s'do të na gjejë, shpatë, uri s'kemi për të parë!
- 13 pse keni folur kështu:në zjarr do t'i kthej fjalët e mianë gojën tëndee këtë popull në druqë ta përpijë zjarri.
- 14 Ja, unë do ta sjell kundër jushnjë popull prej së largu, o shtëpia e Izraelit thotë Zoti; një popull të pamposhtshëm, një popull të lashtë, popull, që s'do t'ia njohësh gjuhën, që s'do të kuptosh se çka të thotë.
- 15 Kukurra e tij varr i hapur, të gjithë janë trima të zgjedhur.
- 16 Ai do t'i hajë të korrat e tua e bukën tënde, do t'i përpijë bijtë e bijat e tua, do t'i hajë grigjat e tua e lorinë tënde, do ta hajë vreshtin tënd e fiqtë e tu, rrafsh do t'i bëjë kalatë e tua, në të cilat mbështetej shpresa jote.Dy shtojca
- 17 Megjithëkëtë, unë as atëherë thotë Zoti -krejtësisht nuk do të të zhduk.
- 18 E nëse do të thoni: Pse na i bëri Zoti, Hyji ynë, të gjitha këto?, thuaju: Siç më latë mua e u shërbyet hyjnive të huaja në vendin tuaj, po ashtu do t'u shërbeni të huajve në një vend që s'është juaji.Me rastin e një urie /?/
- 19 Lajmërojani këtë gjë shtëpisë së Jakobitdhe shpalleni këtë në Judë:
- 20 Dëgjo, o popull i marrë e i pamend: sytë i kanë, por nuk shohin, veshët i kanë, por nuk dëgjojnë!
- 21 Vallë, a mua nuk do të më druani është fjala e Zotit; a s'do të dridheni para fytyrës sime?Unë që ia vura për pritë, rërën detitkufi të përhershëm që s'do ta kalojë.Ai valëzon, por s'ka fuqi, gjëmojnë, valët e tij, por s'do ta kalojnë.
- 22 Zemër tekanjoz e kryengritës është ky popull, ata prej meje u larguan e shkuan
- 23 e as ndër mend nuk u shkoi të thonë:Le ta druajmë Zotin, Hyjin tonë, që na e dhuron shiun me kohë të vjeshtës e të pranverës; që na i ruan javëte caktuara për korrje.
- 24 Fajet tuaja e çrregulluan këtë rend, mëkatet tuaja jua humbën mirëqenien.Rimerret tema
- 25 Po, në popullin tim ka njerëz të paudhë, që struken në pritë porsi gjuetarët, që vënë leqe për të kapur njerëz.
- 26 Si flanikthi joshës plot me zogj, shtëpitë e tyre janë plot dredhi, këndej u bënë të mëdhenj e të pasur,
- 27 u majën e u dhjamosën:i kapërcyen kufijtë e së keqes:çështjet e drejta nuk i mbrojnë, çështjen e bonjakut që të jenë të lumë, nuk e mbrojnë të drejtën e të varfërve.
- 28 Vallë, a s'do t'i ndëshkoj këto faje është fjala e Zotit -ose mbi njerëz të tillëa thua s'do të hakmerrem?
- 29 Gjëra të tmerrshme e të frikshmepo ngjajnë në këtë vend:
- 30 profetët profetizojnë rrenae priftërinjtë po i durtrokasine popullit tim kjo po i pëlqen.Po ç'do të bëni kur të vijë fundi?