Beselidhja e VjeterJeremia: Prishja morale e popullit të Judesë
- 1 Oh, ta kisha në shkretëtirënjë bujtinë strehimi udhëtarësh!Do ta lija popullin tim, prej tyre do të ikja larg, sepse të gjithë janë fëlligështarë, turmë tradhtarësh.
- 2 Gjuha e tyre hark i ngrehur, rrena, e jo e vërteta, e pushtoi vendin anembanë.Prej një të keqeje në tjetrën bien, e mua s`më njohin, është fjala e Zotit.
- 3 Gjithkush t`i ruhet të afërmit të vet, në vëllanë e vet kush besë të mos ketë, se çdo vëlla bën pabesi, çdo i afërm përhap shpifje.
- 4 Vëllai vëllanë e tradhton, s`ia thotë të vërtetën;e mësuan gjuhën të flasë gënjeshtra, bëjnë të keqen, s`duan të kthehen.
- 5 Padrejtësi mbi padrejtësi, dhelpëri mbi dhelpëri:s`duan të më pranojnë, është fjala e Zotit.
- 6 Prandaj kështu thotë Zoti i Ushtrive:Ja, do t`i shkrij, në provë do t`i vë;ç`mund të bëj tjetërpër të bi`në e popullit tim?
- 7 Sh`gjetë plaguese gjuha e tyre;e në gojë fjala mashtruese:me gojë mikut i uron paqe, kurse fshehtas i vë pritën.
- 8 Të mos i ndëshkoj për punë të tilla, është fjala e Zotit -mbi një popull siç është kya thua s`duhet të hakmerrem?Vajtim mbi Sionin
- 9 Do të vajtoj, do t`i qaj malet, rngjëmë e vaj mbi kullota të bjeshkëve, që u dogjën e u bënë shkrumb!Nëpër to s`kalon njeri, blegërimë grigjash më s`dëgjohet.Shpendët e qiellit e bagëtitëtë gjitha ikën, të gjitha u zhdukën!
- 10 Jerusalemin do ta shndërrojnë rrënojë gurësh, në strofull çakejsh;të Judës qytetet në shkretëtirëpse askush në to s`do të banojë!
- 11 Kush është i urtë këtë ta kuptojë?Kujt t`ia zb`lojë goja e Zotitqë të lajmërojë kështu:Përse vendi u shkretua, është bërë shkrumb porsi shkretëtiranëpër të cilën askush s`kalon?
- 12 Atëherë tha Zoti: Është kështu pse e kanë lënë Ligjin tim, që ua kam dhënë, nuk e dëgjuan zërin tim dhe nuk ecën sipas tij,
- 13 por shkuan pas dashakeqësisë së zemrës së vet dhe ndoqën baalët, për të cilët i mësuan etërit e tyre.
- 14 Prandaj, kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Ja, unë do ta ushqej këtë popull me mendër dhe do t`i jap të pijë ujë të helmuar.
- 15 Do t`i shpëdaj ndër popuj që nuk i njohën as ata as etërit e tyre e do ta dërgoj shpatën pas tyre deri që t`u shuhet fara.
- 16 Kështu thotë Zoti i Ushtrive:Kujdes! Thiri vajtoret!Le të vijnë!Thiri ato më të dijshmet!Le të shpejtojnë!
- 17 Le të shpejtojnë, le t`ia nisin mbi ne vajtimit:që sytë tanë të derdhin lot, ujë të rrjedhin qepallat tona!
- 18 Po, nga Sioni jehon vajtimi:Heu, si u shkretuam, u mb`luam me turp!U shtrënguam vendin ta lëmë, t`i braktisim vatrat tona!
- 19 Dëgjojeni, o gra, fjalën e Zotit, veshët tuaj ta ndiejnë mirëfjalën që del prej gojës së tij.Bijat tuaja të vajtojnë mësojini, njëra-tjetrës këtë vajtim:
- 20 Për dritaresh na hyri vdekja, depërtoi në shtëpitë tona, i kositi fëmijët n`për rrugëe djelmoshat nëpër tregje.
- 21 Thuaj! Kështu thotë Zoti:Kufoma njerëzish do të bienporsi plehu përmbi ara, porsi dujt pas korrtarite askush nuk i mbledh.Urtia e vërtetë
- 22 Kështu thotë Zoti:Mos të mburret i urti me mençuri të vet, as trimi mos të mburret më trimërinë e vet, as pasaniku mos të mburret me pasurinë e vet;
- 23 por kush mburret me këtë le të mburret:se ka dije për të më njohur mua, se jam Zoti që bën mirësi, zbaton të drejtën e drejtësinë në tokë, se këto janë gjërat që më pëlqejnë është fjala e Zotit.Shpresë e kotë në rrethprerje
- 24 Ja, po vijnë ditët;është fjala e Zotit;kur do t`i ndëshkoj të gjithë ata që janë të rrethprerë në trup:
- 25 egjiptianët, judenjtë, edomët, bijtë e Amonit, moabët e të gjithë ata që i qethin tëmthat e kokës, që banojnë në shkretëtirë, sepse të gjithë këta janë të parrethprerë, kurse mbarë shtëpia e Izraelit janë të parrethprerë në zemër.