Beselidhja e VjeterEzekieli: Vazhdim mbi mëkatet e Jerusalemit
- 1 Shpirti më ngriti e më çoi te dera lindore e Tempullit të Zotit, tek ajo që shikon nga lind dielli. Dhe ja, në hyrje të derës njëzet e pesë burra, e në mes tyre, pashë Jehoninë, birin e Azurit, e Feltinë, birin e Banajës, princat e popullit.
- 2 Më tha: Biri i njeriut, këta janë njerëzit që përsiatin të keqen dhe japin këshilla të këqija në këtë qytet
- 3 dhe thonë: `Pse a nuk u ndërtuan pak më përpara shtëpitë? Ky qytet është kusia e ne jemi mishi.`
- 4 Prandaj profetizo kundër tyre! Profetizo, biri i njeriut!
- 5 Dhe shpirti i Zotit, zbriti tek unë e më tha: Fol! Kështu thotë Zoti: Kështu thotë, shtëpia e Izraelit, e mendimet e zemrës suaj unë i njoh.
- 6 Shumicë njerëzish vratë në këtë qytet dhe i mbushët rrugët e tij me të vrarë.
- 7 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Ata që ju i vratë, që i hodhët nëpër të, ata janë mishi e ky qytet është kusia; kurse ju do t`ju nxjerr nga ky qytet!
- 8 Shpatën e druajtët, shpatën do ta çoj mbi ju;është fjala e Zotit Hyj.
- 9 Unë do t`ju hedh jashtë tij, do t`ju lëshoj në dorë të armikut dhe do të bëj gjyq për ju.
- 10 Prej shpatës do të bini. Në kufi të Izraelit do t`ju gjykoj dhe do ta kuptoni se unë jam Zoti.
- 11 Ky qytet s`do të jetë më kusia juaj e ju s`do të jeni mish në të: në kufijtë e Izraelit do t`ju gjykoj!
- 12 Do ta dini se unë jam Zoti: ju që nuk ecët në urdhërimet e mia e nuk i zbatuat ligjet e mia, por vepruat sipas ligjeve të paganëve që janë rreth e rreth jush.
- 13 Ndërsa unë po profetizoja, vdiq Feltia, biri i Banajës. Unë rashë me fytyrë përdhe e bërtita me sa munda e thashë: Heu! O Zot, Hyj! Farën po ia humbet Tepricave të Izraelit!Mërgimtarëve u premtohet një besëlidhje e re
- 14 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 15 Biri i njeriut, janë vëllezërit e tu, farefisi yt, të afërmit e tu edhe mbarë shtëpia e Izraelit, të cilëve u thanë banorët e Jerusalemit: `Ata janë larg Zotit; toka na është dhënë neve për pronë.`
- 16 Prandaj, kështu thotë Zoti Hyj: Pasi i treta larg ndër paganë, pasi i shpëdava nëpër vende të ndryshme, unë për pak kohë do të bëhem Shenjtërorja e tyre në vendet ku arritën.
- 17 Prandaj thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj: Do t`ju bashkoj prej popujve e do t`ju mbledh nga tokat, në të cilat keni qenë tretur dhe do t`ju jap tokën e Izraelit.
- 18 Kur këta të kthehen në të, do t`i zhdukin prej saj të gjitha neveritë e turpësitë.
- 19 Unë do t`u jap një zemër tjetër, në ta do të fus një shpirt të ri, nga trupi i tyre do ta nxjerr zemrën e gurtë e do t`u jap zemër të mishtë,
- 20 kështu që të ecin urdhërimeve të mia e t`i zbatojnë gjyqet e mia: që të jenë populli im e unë të jem Hyji i tyre.
- 21 Por prej atyre që me zemër i ndjekin neveritë e turpësitë idhujtare do të kërkoj përgjegjësi;është fjala e Zotit Hyj.Lavdia e Zotit e lë Jerusalemin
- 22 Atëherë kerubinët i lartësuan krahët, me ta u nisën edhe rrotat mbi të cilat ishte Lavdia e Zotit të Izraelit.
- 23 Lavdia e Zotit u ngrit nga mesi i qytetit e shkoi e zuri vend mbi malin që është në lindje të qytetit.
- 24 Shpirti më kapi edhe mua e më solli ndër kaldenj, në mes të të mërguarve, në vegim, në shpirtin e Hyjit; atëherë m`u zhduk vegimi që pata.
- 25 Unë pastaj u tregova mërgimtarëve të gjitha fjalët që Zoti m`i kishte thënë.