Beselidhja e VjeterEzekieli: Kundër idhujtarisë
- 1 Erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën pranë meje.
- 2 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 3 Biri i njeriut, këta njerëz i kanë vendosur idhujt në zemrat e veta dhe para syve të vet i kanë vendosur ata që i bëjnë të bien në mëkat. Vallë, kur të më pyesin për këshillë a thua do t`u përgjigjem?
- 4 Prandaj fol me ta e thuaju kështu: Kështu thotë Zoti Hyj: Çdo njeriu prej shtëpisë së Izraelit që i ka vendosur idhujt në zemrën e vet dhe i ka vënë përpara syve të vet ata që e bëjnë të bjerë në mëkat, kur të vijë te profeti për të më pyetur nëpërmjet tij, unë Zoti do t`i përgjigjem atij sipas shumësisë së idhujve të tij
- 5 që ta kap shtëpinë e Izraelit në zemër, me të cilën u larguan prej meje për shkak të idhujve të vet.
- 6 Prandaj thuaji shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti Hyj: Kthehuni e largohuni nga idhujt tuaj dhe shkoqeni fytyrën tuaj nga çdo ndyrësi.
- 7 Sepse çdo izraeliti dhe çdo ardhacaku, kushdo të jetë ai ardhacak në Izrael, nëse largohet prej meje e i vendos idhujt në zemrën e vet dhe i vë përpara syve ata që e bëjnë të bjerë në mëkat, nëse vjen te profeti për të më pyetur mua nëpërmjet tij, unë Zoti vetë do t`i përgjigjem për vete;
- 8 do ta largoj fytyrën time nga ai, atë do ta bëj një emnesë për t`u përralluar, do ta çrrënjos nga populli im e atëherë do ta dini se unë jam Zoti.
- 9 Po në qoftë se profeti gabon e flet, atëherë unë Zoti e kam ngashnjyer atë profet: do ta çoj dorën time kundër tij dhe do ta zhduk nga mesi i popullit tim izraelit.
- 10 Të dy do të jenë përgjegjës për fajin e vet! Faji do të jetë si i atij që pyet, si i profetit.
- 11 Kështu shtëpia e Izraelit nuk do të endet më larg meje dhe s`do të ndyhet më me ndyrësitë e veta. Do të jetë populli im e unë do të jem Hyji i tyre;thotë Zoti Hyj.Përgjegjësia vetjake
- 12 Atëherë më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 13 Biri i njeriut, kur një vend të mëkatojë kundër meje me pabesnikëri, mbi atë vend do ta çoj dorën time, do t`ia zhduk kursimin e bukës së tij, do të çoj në të urinë e do të vras në të njeri e kafshë;
- 14 po edhe në ndodhshin këta tre burra në mesin e tij: Noehi, Daneli e Jobi, këta, në saje të drejtësisë së vet, do ta shpëtojnë jetën e vet;është fjala e Zotit Hyj.
- 15 Po në qoftë se do të çoj egërsira kundër atij vendi për t`ia shuar fëmijët e të bëhet vend i shkretë, nëpër të cilin të mos kalojë askush për shkak të egërsirave,
- 16 në qoftë se këta tre burra ndodhin në të, pasha jetën time, thotë Zoti Hyj, s`do të mund t`i shpëtojnë as bijtë as bijat, do të shpëtojnë vetëm ata, kurse vendi do të shkretohet.
- 17 Ose, në qoftë se do ta çoj shpatën kundër atij vendi e nëse i them shpatës: Përshkoje vendin se dua të vras në të njerëz e kafshë,
- 18 këta tre burra, nëse do të ndodhin në të, pasha jetën time;thotë Zoti Hyj;ata s`do të mund t`i shpëtojnë bijtë e bijat e veta, por do të shpëtojnë vetëm ata.
- 19 Ose në qoftë se do ta çoj në atë vend murtajën dhe do ta zbraz në atë vend zemërimin tim dhe vrasjen për të zhdukur në të njerëz e kafshë,
- 20 e në qoftë se në mes të tij gjenden Noehi, Daneli e Jobi, pasha jetën time;thotë Zoti Hyj;bij e bija s`do të mund t`i shpëtojnë, do të shpëtojnë vetëm vetveten në saje të drejtësisë së vet.
- 21 Sepse kështu thotë Zoti Hyj: Në qoftë se edhe i çoj katër frushkujt e mi të tmerrshëm: shpatën, urinë, egërsirat e murtajën kundër Jerusalemit për të zhdukur në të njerëz e kafshë,
- 22 megjithatë do ta lë në të një Tepricë që do t`i shpëtojnë bij e bija. Ja, ata do të vijnë tek ju dhe ju do ta shihni sjelljen e tyre dhe veprat e tyre dhe atëherë do të ngushëlloheni, sepse do ta kuptoni se nuk i çova të gjitha ato të këqija mbi Jerusalem pa ndonjë arsye.
- 23 Ata do t`ju ngushëllojnë kur ta shihni sjelljen e veprat e tyre, do ta meri vesh se nuk e bëra kot gjithë atë që e bëra në të, thotë Zoti Hyj.