Beselidhja e VjeterEzekieli: Shëmbëlltyra e shqiponjës
- 1 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Biri i njeriut, gjeje një gjëegjëzë e tregoja shtëpisë së Izraelit një shëmbëlltyrë.
- 3 Thuaj:Kështu thotë Zoti Hyj:Një shqiponjë e madhe, me krahë të mëdhenj, me pupla të gjatame pendë të dendurae shumëngjyrësheia behu në Libandhe ia mori majën cedrit,
- 4 ia këputi gemin më të lartindhe e çoi në tokën Kanaan, e vendosi në qytetin e tregtarëve.
- 5 Mori një pinjoll nga tokadhe e qiti në tokë të punuarpërbri ujërave të shumtae mbëltoi si shelgun
- 6 që të bulëzojë e të rritet në hardhi që merr haptas, jo shumë të lartëqë drejt shqiponjës gemat t`i shtrijëe rrënjët t`i rriten nën të.U bë trung i fortë, i qiti pipatrngjatë i lëshoi pinjollat.
- 7 Ishte edhe një shqiponjë tjetër, me krahë të mëdhenj, me pupla të dendura:dhe, ja, trungudrejt saj i lëshoi rrënjët, pipat drejt saj i lëshoiqë ta ujitëmë mirë se dheu ku ishte mbëltuar.
- 8 Në tokën e mirë, bri ujërave të shumta është e mbëltuarqë të lëshojë shermendeqë të japë frutae të jetë hardhi madhështore.
- 9 Thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj:A thua do të përparojë?A thua shqiponjarrënjët s`do t`ia nxjerrëfrutat s`do t`ia këpusë?A s`do t`i thahenposa t`i dalin pipat?S`do të duhet një mund i madhas popull i shumtë rrënjët për t`ia nxjerrë!
- 10 Ja, e mbëltuar është:a do të përparojë?Vallë, a nuk do të thahetposa ta ketë prekurera përvëluese e lindjes?Pikërisht në tokën ku mbiudo të thahet!
- 11 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 12 Thuaji, pra, shtëpisë kryekëcyer: A nuk e kuptoni se ç`do të thotë kjo? Ja, erdhi mbreti i Babilonit në Jerusalem; e mori mbretin e princat e tij dhe i çoi te vetja në Babilon.
- 13 Mori njërin nga pinjollët e mbretit e lidhi me të besëlidhje, mori prej tij përbetimin pasi i mori të gjithë të vyerit e vendit,
- 14 me qëllim që mbretëria të jetë e ligshtë e të mos mund të çohet në kryengritje, por ta ruajë e ta mbajë besëlidhjen me të.
- 15 Porse ky u çua kundër tij, dërgoi lajmëtarë në Egjipt që t`i jepeshin kuaj e shumë ushtarë. A do të mund të përparojë ose të shpëtojë kush bën kështu? Kush e thyen besën, a thua mund të shpëtojë?
- 16 Pasha jetën time;thotë Zoti Hyj;pse e theu përbetimin dhe e prishi besëlidhjen me mbretin që e vuri në fron, do të vdesë në vendin e mbretit, pikërisht në mes të Babilonit.
- 17 E faraoni, me gjithë ushtri të madhe e me popull të shumtë, s`do të mund t`i ndihmojë gjë në luftë, kur ai të lartësojë brigje e të punojë llogore për të vrarë njerëz të shumtë.
- 18 E bëri në asgjë përbetimin për ta zhbërë besëlidhjen. Po edhe pse e kishte dhënë besën, veproi kështu. Jo, assesi s`do të shpëtojë!
- 19 Prandaj, kështu thotë Zoti Hyj: Pasha jetën time: përbetimin që e përbuzi, besëlidhjen që e theu do t`ia kthej mbi kokën e tij,
- 20 do ta ngreh kundër tij rrjetën time e do të zihet në rrjetën time dhe do ta çoj në Babilon, atje do ta gjykoj për pabesinë me të cilën më doli i pabesë.
- 21 Të gjithë më të zgjedhurit e aradheve të tij do të bien prej shpatës, kurse teprica do të shpëdahet në të gjitha erërat. Do ta dini se unë Zoti fola.
- 22 Kështu thotë Zoti Hyj:Edhe unë do ta marrprej majës së cedrit të madhprej majës së gemave të tijdo ta këpus një gemëze do ta mbëltoj mbi një maltë lartë e të madhërishëm.
- 23 Do ta mbëltoj në mal të lartë të Izraelit:do të shpërthejë në pinjolla e do të bëjë fruta:cedër do të jetë i madhërueshëm.Nën të do të banojnë të gjithë shpendët, çdo shpend nën hijen e gemave të tijçerdhen do ta bëjë.
- 24 Të gjitha pemët e fushës do ta dinëse unë jam Zotiqë e zvogëlon pemën e madhedhe e lartëson të voglën, e thaj lëndën e njomëdhe e bëj të bulëzojë të thatën.Unë Zoti thashë dhe do të bëj ashtu.