Beselidhja e VjeterEzekieli: Përgjegjësia vetjake
- 1 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Pse shkoni duke e përsëritur në tokën e Izraelit këtë thënie:`Etërit hëngrën rrushin e thartëe të bijve u mpihen dhëmbët`?
- 3 Pasha jetën time;thotë Zoti Hyj;kurrë më s`do ta përsëritni këtë fjalë në Izrael!
- 4 Ja, çdo jetë është imja: si jeta e babait, ashtu edhe jeta e birit është imja, njeriu që do të mëkatojë, ai do të vdesë.
- 5 Njeriu që është i drejtë, që kryen drejtësinë e të drejtën,
- 6 që nuk ha në lartësi, që s`i lartëson sytë drejt idhujve të Izraelit, që nuk e çnderon gruan e të afërmit, që nuk i afrohet gruas në gjendjen e mujoreve të saj,
- 7 që nuk i bën dhunë njeriut, që ia kthen detorësit pengun, që nuk cubnon, që i jep bukë atij që s`ka, që e vesh të zhveshurin,
- 8 që s`huajon me ujem, që nuk kërkon shtesë, e ruan dorën nga paudhësia, pleqëron drejt ndërmjet njërit e tjetrit,
- 9 që ecën urdhërimeve të mia, që i mban gjyqet e mia për të bërë të vërtetën: ky është i drejtë dhe i tilli do të jetojë;është fjala e Zotit Hyj.
- 10 Por në qoftë se i lind djali cub, vrastar, që bën ndonjë nga këto,
- 11 e i ati nuk i bën këto;kurse i biri ha në lartësi, dhunon gruan e të afërmit,
- 12 keqtrajton nevojtarin e skamnorin, cubnon, nuk e kthen pengun, i lartëson sytë e vet drejt idhujve, bën turpësi,
- 13 huajon me ujem, merr shtesë, a thua do të jetojë? Jo, s`do të jetojë! Pasi i bën të gjitha këto poshtërsi, patjetër do të vdesë: gjaku i tij mbi të do të bjerë.
- 14 Por, në qoftë se i lind djali që i sheh të gjitha mëkatet që i ka bërë i ati, ka frikën e Zotit e nuk bën si ai,
- 15 nuk ha në lartësi, sytë e vet nuk i lartëson drejt idhujve të shtëpisë së Izraelit, nuk e çnderon gruan e të afërmit të vet,
- 16 askënd nuk keqtrajton, nuk e ndalon pengun, nuk bën cubni, i jep bukën e vet të uriturit, të zhveshurin e vesh,
- 17 e ruan dorën e vet nga padrejtësia, s`huajon me ujem e me shtesë, i zbaton rregulloret e mia, ecën urdhërimeve të mia;ky nuk do të vdesë për shkak të paudhësive të babait të vet, por do të jetojë.
- 18 Pasi i ati ka qenë i dhunshëm dhe cub dhe nuk ka bërë mirë në mes të popullit të vet, ja, vdiq në fajësinë e vet.
- 19 Ju thoni: `Pse s`u përgjigj i biri për fajin e të atit?` Por biri ka zbatuar të drejtën e drejtësinë, i mbajti të gjitha urdhërimet e mia dhe të gjitha i bëri vepër, këndej edhe do të jetojë.
- 20 Ai që mëkaton do të vdesë: djali s`do të përgjigjet për fajet e të atit, as babai s`do të përgjigjet për fajet e të birit. Të drejtit do t`i takojë drejtësia e të paudhit paudhësia.
- 21 Por, në qoftë se i paudhi pendohet për të gjitha mëkatet e veta që i ka bërë dhe i mban të gjitha urdhërimet e mia, e bën të drejtën e drejtësinë, po, do të jetojë, nuk do të vdesë!
- 22 Asnjë prej mëkateve të tij që ka bërë nuk do t`i kujtohet; do të jetojë në saje të drejtësisë që bën.
- 23 Vallë, a thua i kënaqem vdekjes së mëkatarit;është fjala e Zotit Hyj;e jo që të kthehet nga sjellja e vet e të jetojë?
- 24 Por, në qoftë se i drejti largohet nga drejtësia e vet dhe bën padrejtësinë e të gjitha turpësitë që i bën i patenzoni, vallë a do të jetojë? Asnjë prej drejtësive të tij që i ka bërë, nuk do t`i merren parasysh; për shkak të pabesisë së vet me të cilën e theu besën e të mëkatit që e bëri, në to do të vdesë.
- 25 Ju thatë: `Nuk është e drejtë udha e Zotit`. Dëgjoni, pra, shtëpia e Izraelit: A thua mënyra e sjelljes sime vërtet s`është e mirë? Apo më parë mënyra e veprimit tuaj është e keqe?
- 26 Sepse, kur i drejti e lë drejtësinë e vet e bën padrejtësinë, ai do të vdesë: për shkak të padrejtësisë që bëri, do të vdesë.
- 27 E kur i paudhi kthehet prej paudhësisë së vet që e ka bërë, e bën të drejtën e drejtësinë, ai ia kthen jetën vetvetes:
- 28 ai pleqëron imët dhe kthehet nga të gjitha padrejtësitë që i ka bërë, këndej do të jetojë e, jo, nuk do të vdesë.
- 29 Thotë shtëpia e Izraelit: `S`është e drejtë mënyra e veprimit të Zotit`. A thua mënyra e sjelljes sime vërtet nuk qenka e drejtë? Apo më parë mënyra e veprimit tuaj është e keqe?
- 30 Prandaj, unë do t`ju gjykoj të gjithëve, secilin sipas mënyrës së veprimit të vet, o shtëpia e Izraelit;thotë Zoti Hyj. Kthehuni dhe ndrequni nga të gjitha paudhësitë tuaja dhe paudhësia s`do të jetë më shkak për rënien tuaj.
- 31 Flakni larg jush të gjitha pabesitë tuaja, me të cilat u bëtë të pabesë e përtëriteni zemrën e shpirtin tuaj? Përse të vdisni, shtëpia e Izraelit? Unë nuk i kënaqem vdekjes së vdekatarit;thotë Zoti Hyj. Kthehuni e jetoni!