Beselidhja e VjeterEzekieli: Vajtim mbi princat e Izraelit
- 1 Nisja vajtimit mbi princat e Izraelit
- 2 e thuaj:E kush ishte nëna jote?Luaneshë mes luanësh!Shtrirë në strofull ndër luan`ziti ushqente k`lyshët e vet.
- 3 Prej luanzish luan`zësh njërin rriti:u bë luan!Mësoi të kapë prenë, të përlajë njerëzit!
- 4 Kundër tij u bashkuan popujt, u zu luani në grop`n e tyre:të lidhur në pranga e çuan në Egjipt.
- 5 Kur pa e ëma se kot po pristee se shpresa koti shkoi, zgjodhi tjetrin prej luan`zve të vetluan e bëri edhe atë.
- 6 Shkonte e vinte me luanë, edhe ai luan u bë.Mësoi të kapë prenë, të përpijë njerëzit!
- 7 U rrënoi kullatu shpartalloi qytetet:u dridh vendi e gjithçka në tënga zëri i ulërimës së tij!
- 8 Kundër tij u bashkuan gjindjanga krahinat gjithkund përreth, e i hodhën rrjetën:u zu luani në grop`n e tyre.
- 9 Të lidhur e ndryen në kafaz, ia çuan mbretit të Babilonisë.Ai luanin në burg e qitiqë më zëri të mos i ndihetnëpër bjeshkët e Izraelit.
- 10 Si hardhi ish` nëna jotee mbëltuar përmbi ujë, shermendmadhe e plot me frutanë saje të ujit me mbushullim.
- 11 Gemat iu bënë të fortëu bënë për mbretër skeptra, u lartësua trupi i sajderi në ree mrekullueshme për lartësi, për shermendet e saj të shumtë!
- 12 Por e çrrënjosën me furi, përtokë e flakën, era përcëlluese ia thau frutat:u bë copë edhe u thagemin e saj aq të fortë, e përlau zjarri!
- 13 Qe mbëltuar në tokë të shkretë, në tokë të thatë, të paujë.
- 14 Por doli zjarri nga gemi i saji dogj shermende e fruta.Në të më s`ka gem të fortë, për skeptrin mbretëror.Është ky një vajtim e për vajtim le të shërbejë!