Beselidhja e VjeterEzekieli: Vegimi i librit
- 1 Më tha: Biri i njeriut, ngrihu se dua të të flas!
- 2 Si tha kështu, një shpirt hyri në mua, më ngriti në këmbë dhe e dëgjova atë që po fliste me mua.
- 3 Ai më tha: Biri i njeriut, unë po të dërgoj te bijtë e Izraelit, te një popull kryengritësish që kanë çuar kokë kundër meje. Ata dhe etërit e tyre kanë mëkatuar kundër meje deri në ditën e sotme.
- 4 Njerëzit, te të cilët po të dërgoj, janë kokëfortë e zemërgurë. Ti thuaju: Kështu thotë Zoti Hyj!
- 5 Dëgjuan ose s`dëgjuan;sepse janë pjellë e keqe;megjithatë le ta dinë se në mesin e tyre është profeti!
- 6 E ti, biri i njeriut, mos ua ki frikën as mos u tremb nga fjalët e tyre: megjithëse je i rrethuar me murriza e ferra e banon me galloma. Fjalët e tyre mos i druaj as fytyra e tyre të mos të të shtijë frikë, sepse janë pjellë mëkatare.
- 7 Ti tregoju fjalët e mia, le të dëgjojnë ose le të mos dëgjojnë, sepse janë njerëz kundërshtarë.
- 8 E ti, biri i njeriut, dëgjo ç`po të them: mos ji kryekëcyer porsi kjo pjellëkundërshtarësh; hape gojën dhe ha çka unë po të të jap.
- 9 Shikova dhe, ja, një dorë ishte e shtrirë drejt meje e në të ishte një libër i mbështjellë. E shtriu ndër sy të mi dhe, ja, ishte i shkruar përbrenda e përjashta: ishin të shkruara vajtime, gjëmë e dënesë.