Beselidhja e VjeterEzekieli: Fajet e Jerusalemit
- 1 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 E ti, biri i njeriut, a do ta gjykosh, vallë, a do ta gjykosh qytetin gjakatar?
- 3 Dëftoja të gjitha poshtërsitë e tij dhe thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj: Qytet që derdh gjak në mesin tënd, për të bërë që të vijë dita, qytet që ka ndërtuar idhuj në tokën tënde për t`u fëlliqur!
- 4 Me gjakun që derdhe u bëre fajtor, u fëlliqe me idhujt që ti i punove: bëre që të afrohen ditët e tua dhe bëre të marrin fund vitet e tua. Për këtë arsye të bëra turpin e paganëve e përqeshjen e të gjtha vendeve.
- 5 Të afërmit e të largëtit do të ngadhënjejnë mbi ty, qytet i përmendur për ndotje, i madh për kryeneçësi!
- 6 Ja, të gjithë princat e Izraelit;secili në dorën e vet;ndenjën gati për të derdhur gjak!
- 7 Në ty nënë e babë janë të përbuzur, në mesin tënd ndrydhet ardhacaku, bonjak e vejushë në ty merren nëpër këmbë!
- 8 S`ke nderim për gjërat e mia të shenjta, të shtunat e mia i prish!
- 9 Në ty ka njerëz që shpifin për të derdhur gjak, në ty hanë në lartësi, në mesin tënd bëhen turpësi!
- 10 Në ty zbulohet lakuriqësia e babait, në ty dhunohen gratë në gjendje të papastër!
- 11 Njëri bën fëlligështi me gruan e të afërmit të vet, një tjetër me vepër të turpshme e çnderon të renë; vëllai motrën, bijën e babait të vet, e dhunon në ty!
- 12 Në ty vrasin njerëz me para! Ti huajon me ujem e me shtesë, me dhunë e plaçkit të afërmin tënd e mua më harron;thotë Zoti Hyj.
- 13 Ja, unë i rrah shuplakat për shkak të cubnive që ti i bëre e për shkak të gjakut që në ty u derdh.
- 14 A do të qëndrojë zemra jote e a do të mund të bëjnë ballë duart e tua në ditët që unë po i bëj gati për ty? Fola unë Zoti e do të bëj:
- 15 do të të shpëgul ndër paganë, do të të tres në toka të huaja që ta heq prej teje të gjithë papastërtinë;
- 16 në ty do ta çnderoj vetveten në sy të paganëve e atëherë do ta dish se unë jam Zoti.
- 17 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 18 Biri i njeriut, shtëpia e Izraelit m`u kthye në bramcë: të gjithë këta: argjend, bakër, kallaj, hekur e plumb në furrë;janë zgjyrë!
- 19 Prandaj, kështu thotë Zoti Hyj: Pasi të gjithë jeni bërë bramcë, këndej edhe vetë do t`ju bashkoj në Jerusalem,
- 20 ashtu siç mblidhet argjendi, bakri, hekuri, plumbi e kallaji në furrë e ndizet zjarri për shkrirje: kështu edhe vetë do t`ju bashkoj në zemërimin tim e në zemërimin tim do t`ju hedh e do t`ju shkrij.
- 21 Do t`ju bashkoj e do t`ju djeg në zjarrin e zemërimit tim dhe do të shkriheni mes tij!
- 22 Sikurse shkrihet argjendi në furrë, po ashtu do të shkriheni mes tij. Atëherë do ta dini se unë Zoti e zbraza hidhërimin tim mbi ju.
- 23 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 24 Biri i njeriut, thuaj: Ti je një vend, mbi të cilin nuk ra shi as breshër në ditën e zemërimit,
- 25 princat e të cilit janë në ty porsi luani ulëritës që shqyen prenë. Ata i kanë përpirë gjinden, u rrëmbyen pasuri e gjëra të çmueshme, në mesin tënd i shumuan vejushat!
- 26 Priftërinjtë e tu e kanë prishur Ligjin tim dhe i dhunuan shenjtëroret e mia. Ndërmjet gjësë së shenjtë e jo të shenjtë nuk bënë dallim dhe nuk mësuan të bëhet dallim mes së pastërtës e të papastërtës, të shtunat e mia as s`i shikuan me sy dhe unë isha i çnderuar në mesin e tyre.
- 27 Prijësit e tij në mesin e qytetit, porsi ujqër grabitqarë pru00e9sh për të derdhur gjak, për të vrarë njerëz, të dhënë pas plaçkës.
- 28 Profetët e tij ua zbardhnin të gjitha me gëlqere duke u parakallëzuar kotësi e paraparë rrena, thonin: `Kështu thotë Zoti Hyj`, kur Zoti nuk kishte folur!
- 29 Populli i vendit e ka shtuar dhunën e cubninë, skamnorin e të vobektin e shtypte e ardhacakun e ndrydhte pa farë arsyeje.
- 30 E kërkova ndër ta një njeri, i cili do ta ndërtonte një pritë ndërmjet meje e tij e të dilte përpara meje në grykë për të mirën e vendit që unë të mos e shpartalloja, por nuk e gjeta.
- 31 Atëherë e zbraza mbi të zemërimin tim, i zhduka me zjarrin e zemërimit tim. Bëra që sjellja e tyre të bjerë mbi kokën e tyre;thotë Zoti Hyj.