Beselidhja e VjeterEzekieli: Kundër amonitëve
- 1 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zoti:
- 2 Biri i njeriut, sillu me fytyrë kah amonitët e parafol kundër tyre.
- 3 Thuaju bijve të Amonit: Dëgjojeni fjalën e Zotit Hyj!Kështu thotë Zoti Hyj: Pse thatë `Mirë e ka!` për Shenjtëroren time, pse e çnderuan e për tokën e Izraelit, pse e shkretuan e për shtëpinë e Judës, pse i morën skllevër,
- 4 për këtë arsye unë do të të dorëzoj bijve të lindjes për pronë. Në ty do t`i ngulin banishtat dhe çadrat e veta: ata do t`i hanë frytet e prodhimeve të tua e do ta pinë qumështin tënd.
- 5 Rabatin do ta bëj kullotë gamilesh e tokën e bijve të Amonit vathë bagëtish e do ta dini se unë jam Zoti.
- 6 Sepse kështu thotë Zoti Hyj: Pse duartrokite, pse rrahe me këmbë e pse me gjithë shpirt u kënaqe në lidhje me tokën e Izraelit,
- 7 këndej edhe vetë do ta çoj dorën time kundër teje, do të të bëj pre popujsh, do të ta tres farën ndër popuj, do të të zhduk nga gjiri i popujve, do të të zhduk krejtësisht e atëherë do të shohësh se unë jam Zoti.Kundër Moabit
- 8 Kështu thotë Zoti Hyj:Pasi Moabi e Seiri thanë: `Ja, pra, shtëpia e Izraelit është si të gjithë popujt`,
- 9 e mirë, unë do t`ia hap ijën Moabit, unë do ta lë pa qytetet, pa qytete po them të tij në mbarë vendin e tij, që janë stolia e vendit: pa Betiesimotin, pa Baalmeonin, pa Kariataimin.
- 10 Do ta lë në duar të bijve të Lindjes për pronë së bashku me amonitët, që bijtë e Amonit të mos përmenden më ndër popuj.
- 11 Kështu do ta kryej gjyqin mbi Moabin e do ta dinë se unë jam Zoti.Kundër edomitëve
- 12 Kështu thotë Zoti Hyj:Pasi Idumeja u hakmor kundër shtëpisë së Judës e me këtë hakmarrje mëkatoi rëndë duke kërkuar prej tyre hakmarrje,
- 13 prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Do ta shtrij dorën time kundër Idumesë dhe do të zhduk prej saj njerëz e kafshë. Do ta kthej në shkretëtirë: nga Temani deri në Dedan të gjithë do të bien nga shpata.
- 14 Kështu do të hakmerrem mbi Idumenë me anë të dorës së popullit tim Izraelit. Ata do të sillen me Edomin sipas furisë e zemërimit tim e do ta njohin hakmarrjen time;thotë Zoti Hyj.Kundër filistenjve
- 15 Kështu thotë Zoti Hyj:Pasi filistinët vepruan me hakmarrje dhe u hakmorën me tërbim duke vrarë dhe e çuan në vend armiqësinë e përhershme,
- 16 prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë po e çoj dorën time kundër palestinezëve: do t`i vras ceretenjtë, do t`i zhduk të gjitha tepricat e bregut të detit!
- 17 Kështu do të bëj kundër tyre një hakmarrje emnesë duke i ndëshkuar me tërbim e, kur ta kem kryer hakmarrjen time, atëherë do ta dinë se unë jam Zoti.