Beselidhja e VjeterEzekieli: Kundër Egjiptit
- 1 Në të dhjetin vit, në të dhjetin muaj, të dymbëdhjetën ditë të muajit, më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit. Më tha:
- 2 Biri i njeriut, sille fytyrën tënde kundër faraonit, mbretit të Egjiptit, e profetizo kundër tij e kundër mbarë Egjiptit.
- 3 Fol e thuaj: Kështu thotë Zoti Hyj:Ja, pritëm, o faraon, mbreti i Egjiptit, krokodil i madh, që shtrihesh sa gjerë gjatënë lumenjtë e tue thua: `Imi është lumi, unë e krijova vetveten!`
- 4 Do ta vë grremçin në nofullat e tua, do t`i ngjis peshqit mbarë të të gjithë lumenjvepër luspat e tua, do të të nxjerr jashtë lumenjve të tu, me të gjithë peshqit e lumenjve të tutë ngjitur për luspat e tua.
- 5 Do të të hedh në shkretëtirëbashkë me të gjithë peshqit e lumenjve të tu.Do të përplasesh përmbi tokë, askush s`do të të çojë as s`do të të varrosë:Të dhashë për ushqimegërsirave të tokës e shpendëve të qiellit!
- 6 Do ta dinë të gjithë banorët e Egjiptitse unë jam Zoti.Sepse ti ishe shkop kallamipër shtëpinë e Izraelit.
- 7 Kur në dorë të morën, ti u theveti krejt dorën ua copëtove.Kur u mb`shtetën në ty, u thevee të gjithë i këpute në kryq!
- 8 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Ja unë po çoj kundër teje shpatën e do të vras njerëz e kafshë.
- 9 Toka e Egjiptit do bëhet shkretëtirë dhe e pabanuar: do ta dinë se unë jam Zoti! Sepse ti the: `Lumi është imi, unë e krijova!`,
- 10 ja, prandaj unë po vij kundër teje e kundër lumenjve të tu, tokën e Egjiptit do ta bëj shkretëtirë, të shpartalluar nga shpata që prejMagdolit e deri në Sienë, deri në kufijtë e Kusit.
- 11 S`do ta përshkojë më këmbë njeriu, këmbë bagëtie më s`do të shkelë në të, e pabanuar do të mbesë për dyzet vjet.
- 12 Tokën e Egjiptit do ta bëj shkretëtirë mes tokave të shkretuara, qytetet e tij do të jenë mes qyteteve të rrënuara të shkretuara për dyzet vjet e egjiptianët do t`i tres ndër paganë e do t`i shpëdaj nëpër vende të ndryshme.
- 13 Sepse kështu thotë Zoti Hyj: Pasi të kalojnë dyzet vjet do t`i bashkoj egjiptianët nga popujt, ndër të cilët qenë shpëdarë,
- 14 e do ta ndryshoj fatin e Egjiptit dhe do t`i ngul në tokën Fatures, në vendlindjen e tyre, ku do të trajtojnë një mbretëri të vogël.
- 15 Ndër mbretëritë e tjera do të jetë më e vogla, më s`do të ngrihet mbi popujt e tjerë e do ta zvogëloj që të mos i pushtojë më popujt.
- 16 As shtëpia e Izraelit më nuk do të ketë shpresë në të, do ta kujtojë fajin e vet që i ndoqi ata, e do ta kuptojnë se unë jam Zoti Hyj.
- 17 Ndodhi që, në vitin njëzet e shtatë, të parën ditë të muajit të parë, të më drejtohej kjo fjalë e Zotit:
- 18 Biri i njeriut, Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, e ka çuar në këmbë ushtrinë e vet dhe ka ndërmarrë një sulm të rreptë kundër Tirit: çdo kokë u rrua e çdo krah u thye e ai s`pati kurrfarë dobie as ai as ushtria që u çua kundër Tirit, pse e sulmoi Tirin.
- 19 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj: Ja, pra, unë po ia lë në dorë Nabukodonozorit, mbretit të Babilonit, tokën e Egjiptit, ai do t`ia marrë pasurinë, do ta rrëmbejë e do ta bëjë pre me gjithçka ka. Kjo do të jetë shpërblimi i ushtrisë së tij.
- 20 Për mundin që hoqi kundër Tirit, tokën e Egjiptit do t`ia jap si shpagim. Do t`ia jap tokën e Egjiptit pse punuan në shërbimin tim, thotë Zoti Hyj.
- 21 Atë ditë do të bëj të forcohet krahu i shtëpisë së Izraelit, kurse ty do ta zhdërvjell gjuhën mes tyre e do ta dinë se unë jam Zoti.