Beselidhja e VjeterEzekieli: Dita e Zotit kundër Egjiptit
- 1 Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 2 Biri i njeriut, profetizo e thuaj:Kështu thotë Zoti Perëndi:Ulërini: `Mjerë ajo ditë!`,
- 3 sepse erdhi dita, po afrohet dita e Zotit, ditë e zezë, koha e paganëve!
- 4 Shpata do ta korrë Egjiptin, tmerri do ta pushtojë Kusin, kur përtokë të bien të plagosurit e Egjiptit, kur të merret pasuria e tij, të jenë rrënuar themelet e tij.
- 5 Shpata përdhe do t`i hedhëKus e Fut e Lud e të huaj të tjerë, me Kub e bij të tokës së besëlidhjes!
- 6 Sepse kështu thotë Zoti Hyj:Do të bjerë kush përkrah Egjiptin, do të përulet krenaria e fuqisë së tij:nga Magdoli deri në Sienëprej shpatës përtokë do të bien është fjala e Zotit Hyj!
- 7 Do të bëhet shkretëtirë mes tokash të shkretuara, qytetet e tij mes qyteteve të shkretuara.
- 8 Atëherë do ta dinë se unë jam Zoti, kur Egjiptit t`i shtie zjarrin e të shfarosen të gjithë ndihmëtarët e tij.
- 9 Atë ditë do të dalin lajmëtarët e mi me anije për ta thyer shpresën e Kusit. Tmerri do ta pushtojë në ditën e zezë të Egjiptit që do të vijë.
- 10 Kështu thotë Zoti Hyj: Do ta zhduk krenarinë madhështore të Egjiptit me dorën e Nabukodonozorit, mbretit të Babilonit!
- 11 Ai dhe populli i tij me të;më i pashpirti ndër të gjithë popujt;do të sillet për ta shkretuar vendin. Ata do t`i zhveshin shpatat e veta kundër Egjiptit e do ta mbulojnë vendin me të vrarë.
- 12 Unë do t`i shter lumenjtë e vendin do ta lë në duart e njerëzve më të këqij e do ta shpartalloj vendin dhe pasurinë e tij me dorën e të huajve. E kam thënë unë Zoti!
- 13 Kështu thotë Zoti Hyj:Unë do t`i zhduk tempujt, do t`i zhduk idhujt e Memfisit, prijës më s`do të ketë në Egjipt, do ta mb`lojë Egjiptin tmerri!
- 14 Do ta shkatërroj tokën Fatures, do t`i shtie zjarrin Taniut, në No gjyqet do t`i bëj!
- 15 Atëherë do ta zbraz zemërimin tim mbi Sinin, fuqinë e Egjiptit, do t`ia shuaj poullin Nos.
- 16 Do t`ia fus zjarrin Egjiptit: si lindësja do të ketë dhimbje Sini, Noja do të pushtohet, kurse Memfisit do t`i vijë çmoskurrja!
- 17 Të rinjtë e Heliopolit e të Bubastiut do t`i presë shpata e këto qytete do të bien në skllavëri!
- 18 Mbi Tafnisin do të errësohet dita kur t`i thyej skeptrat e Egjiptit, kur të ketë rënë krenaria e pushtetit të tij. Reja atë do ta mbulojë, bijat e saj do të bien në skllavëri.
- 19 Atëherë gjyqet do t`i bëj në Egjipt e do ta dinë se unë jam Zoti.
- 20 Më shtatë të të parit muaj të të njëmbëdhjetit vit më qe drejtuar fjala e Zotit:
- 21 Biri i njeriut, ia theva krahun faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe, ja, nuk qe mjekuar me baa as lidhur me fasha që t`i kthehej shëndeti e të mund ta përdorte shpatën pasi t`i kthehej fuqia.
- 22 Prandaj, kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë po sulem kundër faraonit, mbretit të Egjiptit, e do t`ia thyej edhe krahun e shëndoshë e të thyerin e do t`ia rrëzoj shpatën prej dorës së tij.
- 23 Do t`i shpëdaj egjiptianët ndër paganë e do t`i tres në vende të ndryshme.
- 24 Do t`i jap fuqi mbretit të Babilonit dhe në dorën e tij do t`ia jap shpatën time, kurse do t`ia thyej faraonit krahët dhe do të gjëmojë para tij me gjëmët që i lëshon i plagosuri i shporuar tejpërtej.
- 25 Unë do t`i forcoj krahët e mbretit të Babilonit, kurse krahët e faraonit s`do të kenë fuqi. Atëherë do ta dinë se unë jam Zoti, kur unë t`ia kem dhënë shpatën time mbretit të Babilonit në dorë e ai ta vringëllojë kundër Egjiptit.
- 26 Do ta tres Egjiptin ndër paganë, do t`i shpëdaj ndër vende të ndryshme: do ta dinë se unë jam Zoti.