Beselidhja e VjeterEzekieli: Krokodili
- 1 Të dymbëdhjetin vit, të dymbëdhjetin muaj, të parën ditë të muajit më qe drejtuar fjala e Zotit e më tha:
- 2 Biri i njeriut, nisja vajtimit mbi faraonin, mbretin e Egjiptit e thuaj:Sharrove, luani i popujve!Ishe si krokodili në ujë, turfulloje nëpër lumenjtë e tu!Me këmbët e tua turbulloje rrjedhën, i turbulloje përrenjtë e tij!
- 3 Kështu thotë Zoti Hyj:Do ta hedh mbi ty unë rrjetën, bashkë me mbledhjen e shumë popujve, jashtë do të të nxjerrin me rrjetën time.
- 4 Do të të hedh përjashta në tokëdo të të lë mu në terik.Do të lëshoj mbi ty të gjithë shpendët e qiellit, egërsirat me ty do t`i ngij.
- 5 Mishin tënd do ta shpëdaj në male, me stërvinën tënde lugjet do t`i mbush.
- 6 Do të ujis tokën me qelbësirëtë gjakut tënd të derdhur ndër male, humnerat me ty do të mbushen!
- 7 Kur të jesh sosur do të mbuloj qiellin, do t`i errësoj yjet e tij:me re diellin do ta zëedhe hëna dritë s`do të bëjë,
- 8 prej mjerimit tënd dritë s`do të bëjnë yjet, tokën tënde me terr do ta mb`loj, thotë Zoti Perëndi.
- 9 Do ta përmalloj zemrën e popujve të shumtë kur ta përhap lajmin e rrënimit tënd ndër popuj, në vende që ti s`i njeh.
- 10 Do të bëj të mbesin të habitur mbi ty popuj të shumtë, mbretërit e tyre do t`i kapë frikë e madhe për shkak tëndin, kur ta kem nxjerrë shpatën time ndër sy të tyre. I tmerruar shtang do të mbesë secili për jetën e vet ditën e rrënimit tënd.
- 11 Sepse kështu thotë Zoti Hyj:Mbi ty do të bjerë shpata e mbretit të Babilonit.
- 12 Popullin tënd do ta vras me shpatëne trimave, të popujve më të egjër:ata do ta shkatërrojnë krenarinë e Egjiptit, do të zhbihet gjithë pasuria e tij.
- 13 Do të mbarojë gjithë bagëtia e tijndër vërrijet e ujërave të mëdha;s`do t`i trazojë më këmbë njeriu, s`do t`i shkelë më thundër gjedhi.
- 14 Atëherë të kthjellta do t`i bëj ujërat e tyre, lumenjtë e tyre porsi vaj do të rrjedhin është fjala e Zotit.
- 15 Kur Egjiptin ta kem bërë shkretëtirë, të zhveshur nga gjithçka ka, kur t`i godas të gjithë banorët e tij, do ta dinë se unë jam Zoti.
- 16 Ky është vajtim e do ta vajtojnë. Bijat e popujve do të vajtojnë; do ta vajtojnë mbi Egjiptin e mbi popullin e tij;thotë Zoti Hyj.Zbritja e faraonit në Nëntokë
- 17 Më pesëmbëdhjetë të muajit të parë të të dymbëdhjetit vit më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit:
- 18 Biri i njeriut, filloja këngës së vajtimit mbi banorët e Egjiptit! Shtyji ata e bijat e popujve të fortë në krahinën e Nëntokës bashkë me ata që zbresin në gropë.
- 19 Më i bukur se kush je ti?Zbrit e fli me të parrethprerë!
- 20 Do të bien me ata që i shkurtoi shpata. Shpata u dha: le të plandoset me të gjithë popujt e vet!
- 21 Trimat e trimave në mes të ferrit do të flasin me të e me ndihmësit e tij që u plandosën: `Heshtin të parrethprerët që shpata i korri.`
- 22 Aty Asiria e mbarë populli i saj, përreth tij varret e saj, të gjithë të prerë që i korri shpata.
- 23 Varret e tyre janë në fundin e ferrit, turma e tyre është rreth varrit të tij: të gjithë të vrarë, nga shpata të prerë që, dikur, mbarë botës së të gjallëve i shtinë tmerrin!
- 24 Aty Elami e mbarë populli i tij rreth e rreth varrit të tij. Të gjithë këta prej shpatës të prerë, zbritën në krahinën e të vdekurve të parrethprerë, që dikur ia shtinë tmerrin botës së të gjallëve, por e morën çnderimin e vet bashkë me ata që zbresin në ferr.
- 25 Mes të vrarëve ia vunë shtrojën, atij edhe popullit të tij përreth varrit të tij;të gjithë të parrethprerë prej shpatës të korrur: ishin dikur tmerr në tokën e të gjallëve, tashti e bartin çnderimin e vet me ata që zbresin në dhe të zi;janë vendosur ndër të vrarë.
- 26 Aty është Mosoku, Tubali e mbarë populli i tij rreth e rreth varrit të tij;të gjithë të parrethprerë prej shpatës të korrur, që dikur ishin tmerri i tokës së të gjallëve.
- 27 Nuk pushojnë me trima që dikur ranë dhe me armë zbritën në krahinën e të vdekurve e i vunë armët nën koka të veta dhe i kishin shqytat mbi eshtra të vet, sepse ishin tmerr për trima në tokën e të gjallëve.
- 28 Edhe ti do të shkrihesh e do të flesh në mes të të parrethprerëve prej shpatës së të prerëve.
- 29 Aty është Idumeja, mbretërit e saj e princat e saj: edhe pse trima, ata shtrihen në mes të të prerëve prej shpatës dhe flejnë me të parrethprerë, me ata që zbritën në gropë.
- 30 Aty janë princat e Veriut e të gjithë sidonët. Edhe ata zbritën me të prerë, megjithëse ishin tmerr për kah trimëria. Edhe ata flejnë të parrethprerë bashkë me ata që i korri shpata dhe mbajnë çnderimin e vet me ata që zbritën në dhe të zi.
- 31 Do t`i shohë faraoni e do të gëzohet për gjithë këtë shumicë të madhe. Janë të prerë me shpatë të faraonit e të mbarë ushtrisë së tij;është fjala e Zotit,
- 32 sepse e shtieva tmerrin tim në tokën e të gjallëve. Është i plandosur në mes të të parrethprerëve me të vrarët e shpatës së faraonit ai dhe mbarë populli i tij;është fjala e Zotit.