Beselidhja e VjeterEzekieli: Hekali Salla e Tempullit
- 1 Atëherë më futi në Tempull. I mati shtyllakët: ishin të gjerë gjashtë kute këndej e gjashtë kute andej.
- 2 Gjerësia e hyrjes ishte dhjetë kutesh, kurse krahët e derës ishin pesë kute në njërën anë e pesë kute në anën tjetër. Pastaj e mati Sallën: ishte e gjatë dyzet kute dhe e gjerë njëzet kute.Debiri;Shenjtërorja e shenjtëroreve
- 3 Atëherë hyri dhe i mati shtyllakët e derës: dy kutesh. Pastaj mati derën: gjashtë kute; gjerësia e derës: shtatë kutesh.
- 4 E mati pastaj gjatësinë e saj: njëzet kute, gjerësia para sallës njëzet kute. E më tha: Kjo është Shenjtërorja e shenjtëroreve.Kthinat anësore
- 5 E mati murin e Tempullit: gjashtë kute. Kthinat anësore ishin katër kute, rreth e rreth Tempullit.
- 6 Kthinat anësore ishin njëra mbi tjetrën në tri kate. Ishin anat e dala në mur të Tempullit për kthinat anësore që të kishin mbështetje, por mbështetjet nuk ishin për muri të Tempullit.
- 7 Gjerësia e kthinave vinte duke u rritur nga kati në kat, sepse Tempulli sa më lart, linte më shumë vend deri në majë. Kështu pra, zgjerohej Tempulli deri në majë. Nga kati i poshtëm ngjiteshe në katin e sipërm nëpër të mesmin.
- 8 Pashë rreth Tempullit një lartësim. Themelet e godinës anësore ishin një kallam i plotë gjashtë kutesh në lartësi.
- 9 Gjerësia e murit të jashtëm të godinës anësore ishte pesë kutesh. Zbrazëtia e kalimit ndërmjet kthinave anësore të Tempullit
- 10 e të kthinave, ishte e gjerë njëzet kute gjithkund përreth Tempullit.
- 11 Dyert e ndërtesës anësore ishin në krahun e zbrazëtisë së lirë: njëra derë ishte në veri e tjetra në jug. Hapësira e lirë ishte gjithkund përreth pesë kute.Godina e perëndimit
- 12 Ndërtesa që ishte përballë zbrazëtisë së lirë në anë të perëndimit, ishte e gjerë shtatëdhjetë kute. Muri i godinës gjithkund përreth pesë kute i gjerë, ndërsa gjatësia e tij nëntëdhjetë kute.
- 13 Pastaj e mati Tempullin: ishte i gjatë njëqind kute, hapësira e rrethuar, godina dhe muret: njëqind kute gjatë.
- 14 Gjerësia e ballanikut të Tempullit me hapësirën e lirë: njëqind kute, në krahun e lindjes.
- 15 E mati edhe gjatësinë e godinës përballë hapësirës së lirë në pjesën përmbas, e rruginat këndej e andej së bashku: njëqind kute.Stolisja e brendshmeBrendia e Tempullit, tremja e jashtme,
- 16 ishin të shtruara me dru. Dritaret ishin në suazë. Skajet e suazës ishin të trefishtë përballë pragut. Rruginat ishin të veshura me dru gjithkund përreth, nga trualli deri në dritare;dritaret mund të mbylleshin.
- 17 Nga hyrja deri në brendinë e Tempullit, kështu edhe përjashta, madje edhe nëpër mbarë murin rreth e rreth, përbrenda e përjashta,
- 18 ishin të gdhendur kerubinë e palma: nga një palmë ndërmjet të dy kerubinëve. Kerubinët kishin nga dy fytyra,
- 19 në anë të palmës, në njërën anë, fytyrën e njeriut e në anën tjetër të palmës, fytyrën e luanit: kështu ishte gjithkund nëpër Tempull rreth e rreth.
- 20 Nga trualli e deri mbi derë ishin kerubinët e punuar po ashtu edhe palmat. Në murin e Tempullit
- 21 pragjet e dyerve ishin katrorë.Lteri i drunjtëPërpara Shenjtërores së shenjtëroreve ishte diçka
- 22 në përngjasim të lterit të drunjtë. Lartësinë e kishte tre kutesh, gjatësinë dy kutesh. Këndet, shtrojën e anat i kishte të drunjta. Ai njeri më tha: Kjo është tryeza para fytyrës së Zotit.Dyert
- 23 Shenjtërorja dhe Shenjtërorja e shenjtëroreve kishin nga
- 24 dy dyer. Secila derë kishte nga dy krahë të lëvizshëm deri në mur: njëra derë kishte dy krahë e tjetra derë po ashtu dy krahë.
- 25 Në derën e Shenjtërores ishin të gdhendur kerubinët e palmat, ashtu siç ishin të gdhendur edhe në mure. Përjashta ishte pullazi i punuar përmbi treme.
- 26 Dritaret ishin me kangjella dhe palmat ishin në njërën e në tjetrën anë në murin e tremes e në kthinat anësore të Tempullit.