Beselidhja e VjeterEzekieli: Kthimi i Zotit
- 1 Atëherë më çoi te dera që shikonte në drejtim të lindjes.
- 2 Dhe, ja, Lavdia e Zotit të Izraelit po vinte nga Lindja. Ushtima e saj porsi ushtima e ujërave të mëdha: toka shkëlqente nga madhëria e tij!
- 3 Unë atëherë pata një vegim të ngjashëm me vegimin që pata kur erdhi për ta shkatërruar qytetin, vegimi ishte sipas dukjes së vegimit që e pata në brigjet e lumit Kobar. Atëherë rashë me fytyrë përdhe.
- 4 Lavdia e Zotit hyri në Tempull nëpër derën që shikonte nga lindja.
- 5 Atëherë shpirti më ngriti e më futi brenda në oborrin e brendshëm. Ja, mbarë Tempulli ishte mbushur me Lavdinë e Zotit.
- 6 Atëherë dëgjova një zë, dikush më fliste prej Tempullit, e një njeri qëndronte në këmbë pranë meje.
- 7 Më tha: Biri i njeriut, ky është vendi i fronit tim, vendi i gjurmëve të këmbëve të mia. Këtu do të banoj në mes të bijve të Izraelit për amshim. Shtëpia e Izraelit më nuk do ta përdhosë Emrin tim të shenjtë, as ata as mbretërit e tyre me fëlligështitë e tyre e me kufoma të mbretërve të vet në vdekjet e tyre.
- 8 Ata e ndërtuan pragun e vet përbri pragut tim, gugulurit e vet përbri gugulurit tim: kishte vetëm një mjet mes meje e tyre dhe e përdhosën Emrin tim të shenjtë me turpësitë që i bënë. Kjo edhe qe arsyeja që i shfarosa në zemërimit tim.
- 9 Por tani e tutje ata do t`i hedhin larg meje lavirësitë e tyre edhe trupat e mbretërve të vet e unë do të banoj në mesin e tyre përgjithmonë.
- 10 Ti, pra, o biri i njeriut, dëftoja shtëpisë së Izraelit Tempullin që të turpërohet për fajësitë e veta e le t`ia vënë masën.
- 11 Nëse do t`u vijë turp për gjithçka kanë bërë, përshkruaje Tempullin dhe veçantitë e tij, hyrjet e daljet e tij, plotësisht dukën e tij, të gjitha rregulloret e ligjet e tij përshkruajua. Vizatoje ndër sy të tyre pikë për pikë që t`ia ruajnë krejtësisht dukën e tij e të gjitha rregulloret t`i vënë në zbatim.
- 12 Ky është ligji për Tempullin: në majën e malit, mbarë vendi që e rrethon është tejet i shenjtë; ja, ky është ligji i Tempullit.Lteri
- 13 Këto janë masat e lterit në kute;e kuti këtu është një kut e një pëllëmbë. Baza e tij ishte një kut e lartë e një kut e gjerë. Buza në anë të tij e prerë përreth një pëllëmbë. Kurse lartësia e lterit ishte:
- 14 nga baza që ishte në truall deri në bazën e poshtme të lterit: dy kute lartësi, kurse gjerësia vetëm një kut, ndërsa prej bazës së vogël deri në të madhen: katër kute i lartë, kurse i gjerë vetëm një kut.
- 15 Vetë vatra ishte katër kutesh dhe nga vatra ngallitnin lart katër brirë.
- 16 Vatra ishte e gjatë dymbëdhjetë kute, dymbëdhjetë kute e gjerë: katror me krahë të barabartë.
- 17 Sipërfaqja: katërmbëdhjetë kute e gjatë e katërmbëdhjetë kute e gjerë në katër këndet e saj. Buza gjithkund përreth saj e prerë gjysmë kuti e baza e saj rreth e rreth një kut. Shkallët i shihnin në drejtim të lindje.Shugurimi i lterit
- 18 Atëherë më tha: Biri i njeriut, kështu thotë Zoti Hyj: Ky është ligji i lterit kur do të ndërtohet për t`u kushtuar mbi të flia e shkrumbimit e për t`u derdhur gjaku.
- 19 Priftërinjve levitë, që rrjedhin prej Sadokut e që kanë të drejtë të shërbejnë;është fjala e Zotit;jepu një mëzat për flinë pendestare.
- 20 Merr prej gjakut të tij e me të lyej katër këndet, katër këndet e sipërfaqes, buzën gjithkund përreth, kështu do ta pastrosh e do ta pajtosh.
- 21 Pastaj merre mëzatin që do të jetë kushtuar për mëkate, dhe digje në vendin e caktuar në Tempull përjashta Shenjtërores.
- 22 Ditën e dytë kushto një cjap të patëmetë për mëkate. Le ta shpërblejnë lterin ashtu siç e bënë me mëzatin.
- 23 Kur ta kesh shpërblyer lterin, kushtoje një mëzat të patëmetë dhe një dash nga grigja të patmetë.
- 24 Kushtoji ata në praninë e Zotit. Priftërinjtë le të qesin mbi ta kripë e le t`i kushtojnë si fli shkrumbimi për nder të Zotit.
- 25 Për shtatë ditë çdo ditë kushto si fli për mëkate një cjap, një mëzat nga gjedhi e një dash nga grigja, të gjithë pa farë të mete.
- 26 Gjatë shtatë ditëve le ta shpërblejnë lterin. Kështu do ta bëjnë të pastër, e do ta shugurojnë.
- 27 Si të jenë kryer këto ditë, të tetën ditë e më tutje, priftërinjtë le t`i kushtojnë në lter flitë tuaja të shkrumbimit e të pajtimit e unë do të kem përdëllim për ju;thotë Zoti.