Beselidhja e VjeterEzekieli: Përdorimi i derës lindore
- 1 Atëherë më ktheu praptazi te dera e jashtme e Shenjtërores, tek ajo që shikon nga lindja: ishte e mbyllur.
- 2 Atëherë Zoti më tha: Kjo derë duhet të mbetet mbyllur. Nuk do të hapet e njeri s`do të kalojë nëpër të, sepse nëpër të hyri Zoti Hyji i Izraelit: duhet të mbesë mbyllur.
- 3 Vetëm princi, sepse është princ, mund të rrijë në të e të hajë bukë në praninë e Zotit, por duhet të hyjë nëpër derën e tremes e nëpër të edhe duhet të dalë jashtë.Rregullore për të pranuar në Tempull
- 4 Atëherë më priu drejt derës së veriut, para Tempullit. Shikova, dhe ja, Lavdia e Zotit e mbushi Tempullin e Zotit. Unë rashë me fytyrë përdhe.
- 5 Atëherë Zoti më tha. Biri i njeriut, vërja mirë mendjen, shiko me sytë e tu e dëgjo me veshët e tu gjithçka të them lidhur me të gjitha sjelljet e Shtëpisë së Zotit e me ligjet e saj. Mirë vërja mendjen kush mundet të hyjë në Tempull e kush s`bën të hyjë në Tempull
- 6 thuaji shtëpisë së Izraelit, kryengritëse ndaj meje: Kështu thotë Zoti Hyj: Tepër shumë janë turpësitë e tua, o shtëpia e Izraelit,
- 7 e ju i futët të huajt, të parrethprerë në zemër e në mish dhe hynë në Shenjtëroren time dhe e përdhosën Shtëpinë time ndërsa ju kushtonit bukën time, dhjamin e gjakun. Kështu e thyet Besëlidhjen time me të gjitha turpësitë tuaja.
- 8 Vetë nuk i ruajtët gjërat e mia të shenjta dhe i vutë ata të kryejnë shërbesën time në Shenjtëroren time. Prandaj
- 9 kështu thotë Zoti Hyj: Asnjë i huaj i parrethprerë në zemër e në trup s`mund të hyjë në Shenjtëroren time: asnjë i huaj që jeton në mes të bijve të Izraelit.Detyra e levitëve
- 10 Levitët që u larguan prej meje, kur bijtë e Izraelit me gabimin e vet u larguan prej meje pas idhujve të vet, do të japin përgjegjësi për fajësinë e vet.
- 11 Do të shërbejnë në Shenjtëroren time si rojtarë e derëtarë të Shtëpisë e si shërbëtorë të Tempullit: këta do t`i therin flitë e shkrumbimit e flitë për popull, do të qëndrojnë përpara popullit e do të jenë në shërbimin e tij.
- 12 Këta i patën shërbyer popullit para idhujve të tyre dhe kështu u bënë për shtëpinë e Izraelit fyerje paudhësie, prandaj edhe e lartësova dorën time mbi ta;thotë Zoti Hyj;mbi kokë të tyre fajësia e tyre!
- 13 Më s`do të afrohen para meje për të më shërbyer me shërbesën priftërore, as s`do të mund t`u afrohen gjërave të mia të shenjta, atyre më të shenjta, por do t`i mbartin turpësitë e veta e neveritë që i bënë.
- 14 Unë do t`i bëj të kryejnë gjithçka duhet të punohet në Tempull, të bëjnë gjithçka duhet të bëhet në të.Rregullore për priftërinjtë
- 15 Priftërinjtë levitë, pasardhës të Sadokut, që i mbajtën rregulloret e Shenjtërores sime, kur izraelitët u endën larg meje, ata le të më afrohen për të më shërbyer, le të qëndrojnë në praninë time për të më kushtuar dhjamin e gjakun;thotë Zoti Hyj.
- 16 Këta do të hyjnë në Shenjtëroren time, ata do të afrohen në tryezën time për të më shërbyer e për ta ruajtur shërbesën time.
- 17 Kur të hyjnë nëpër dyer të tremes së brendshme, le të vishen me petka të linjta dhe të mos vënë përmbi to asnjë petk të leshtë, kur shërbesojnë shërbejnë brenda dyerve të tremes së brendshme e në Shenjtërore.
- 18 Në kokë duhet të mbajnë shallma të linjta e duhet t`i mbathin rreth ijës tëlinjtat e linjta: të mos ngjeshen me asgjë që të mund t`i bëjë të djersiten.
- 19 Kur të dalin në tremen e jashtme te populli, le t`i heqin petkat e veta me të cilat shërbyen, le t`i lënë ato në kthinat e shenjta, le të vishen me petka të tjera që të mos e shenjtërojnë popullin me petkat e veta.
- 20 Kokën e vet nuk guxojnë ta rruajnë, por as të mos i lënë flokët tepër të gjatë, por le të qethen kohë pas kohe.
- 21 Asnjë prift të mos pijë verë kur do të hyjë në tremen e brendshme.
- 22 S`mund të martohet me grua të vejë e të lëshuar, por vetëm me vajza prej bijave të Izraelit. Mund të martohen edhe me ndonjë të vejë që ka mbetur e vejë pas vdekjes së priftit.
- 23 Kanë detyrë ta mësojnë popullin tim ç`dallim ka ndërmjet gjësë së shenjtë e jo të shenjtë, e t`i dëftojnë çka është e pastër e çka e papastër.
- 24 Në mosmarrëveshje le të jenë gjykatës: duhet të gjykojnë sipas gjyqeve të mia. Duhet t`i zbatojnë të gjitha ligjet e mia e rregulloret e mia lidhur me të kremtet e mia e do t`i shenjtërojnë të shtunat e mia.
- 25 Nuk do të hyjnë te ndonjë i vdekur që të mos bëhen të papastër. U lejohet të bëhen të papastër në rastin e vdekjes së babait, të nënës, të ndonjë biri ose bije, të vëllait e edhe të motrës që nuk ka qenë e martuar.
- 26 Pasi ai të jetë pastruar, le t`i numërohen shtatë ditë
- 27 e atëherë, kur të hyjë në Shenjtërore, në tremen e brendshme, për të më shërbyer mua në Shenjtërore, le ta kushtojë flinë për mëkate, thotë Zoti Hyj.
- 28 Ata nuk do të kenë trashëgim: unë do të jem trashëgimi i tyre. Nuk do t`u jepni pronë në Izrael: sepse unë jam prona e tyre.
- 29 Atyre u takojnë për ushqim flitë e pendesës e flitë e pajtimit, atyre u përket edhe çkado të jetë caktuar për zhdukje.
- 30 Priftërinjve u takon më e mira pjesë e fryteve të para të të parëlindurve, çdo lloj kushtimi tuaj; po edhe miellin më të mirin do t`ua jepni priftërinjve që t`i bekojnë shtëpitë tuaja.
- 31 Priftërinjtë nuk mund të hanë asgjë të ngordhur;kurjë bagëti që ta kenë copëtuar egërsirat ose shpendët.