Beselidhja e VjeterEzekieli: Burimi i Tempullit
- 1 Atëherë më ktheu te hyrja e Tempullit dhe, ja, buronte ujët nën pragun e Tempullit në lindje, sepse ballaniku i Tempullit ishte në krahun e lindjes, kurse ujët rridhte nën krahun e djathtë të Tempullit, në anën jugore të lterit.
- 2 Atëherë më priu në derën e veriut e më priu rreth e rreth përjashta në daljen e jashtme që shikon nga lindja: dhe, ja, uji buronte në krahun e djathtë!
- 3 Kur njeriu doli në drejtim të lindjes me litar në dorë mati një mijë kute. Më bëri të kaloj nëpër ujë: ujët më arrinte deri në nyje të këmbës.
- 4 Prapë mati një mijë kute. Më bëri të kaloj ujët: ujët më arrinte deri në gju.
- 5 Mati edhe një mijë e më bëri të kaloj ujin: ujët më arrinte deri në ijë. Mati edhe një mijë: u bë një përrua që s`mund ta kaloja, sepse ujët u çua e duhej të kalohej me not: ishte përrua që nuk mund të kalohej në va.
- 6 Atëherë më tha: A po sheh, biri i njeriut!, dhe më ktheu në brigjet e përroit.
- 7 Posa u ktheva, dhe ja, në brigje, në të dy anët, shumë lëndë!
- 8 E më tha: Ky ujë rrjedh në krahinën e lindjes, zbret në Arabë e derdhet në det: në ujë të kripur dhe e shëron ujët.
- 9 Çdo gjë e gjallë, që lëviz, kudo të arrijë burimi, do të jetojë; do të ketë shumë peshq, sepse, kudo që arrin ky ujë, gjithçka përtërihet në jetë e shërohet;kudo kalon ky përrua.
- 10 Peshkatarët do të gjuajnë në det. Nga Engadi e deri në Engalim do të teren rrjetat. Do të ketë lloje të ndryshme peshqish, porsi peshqit e Detit të Madh, me shumicë të madhe fort.
- 11 Porse kënetat dhe gjollet e tij nuk do të shërohen: do të bëhen kripore.
- 12 Përmbi përrua, në të dy anët, në brigjet e tij, do të rritet çdo lloj peme: gjethet s`do t`u bien e frutat nuk do t`u mungojnë: çdo muaj do të japin fruta të reja, sepse ujët u vjen nga Shenjtërorja. Frutat do t`u jenë për ushqim e gjethet do të përdoren për baa.Kufijtë e vendit
- 13
- 14
- 15 Ja kufiri i tokës: në krahun e veriut, nga Deti i Madh, përgjatë rrugës Hetalon deri në hyrje në Emat,
- 16 Sedada, Berota, Sabarimi;që është ndërmjet Damaskut e Ematit, deri në Asarenon, që është përgjatë Auranit.
- 17 Kështu, pra, kufiri do të jetë nga deti deri në Asarenon, në veri të të cilit është kufiri i Damaskut e i Ematit;ana e veriut.
- 18 Kurse ana e lindjes: ndërmjet Auranit e Damaskut, ndërmjet Galaadit e tokës së Izraelit, gjithkund bregut të Jordanit si kufi deri në Detin Lindor, deri në Tamar: kjo është ana e lindjes.
- 19 Ana jugore: në drejtim të jugut nga Tamara deri në Ujërat Meribatkades e atëherë deri në përrua e përroit deri në Detin e Madh: kjo është ana jugore.
- 20 Në perëndim: bregut të detit, nga Deti i Madh e deri afër Ematit: ky është kufiri i detit.
- 21 Këtë tokë ndajeni ndërmjet si vëllezër ndër fiset e Izraelit. Ndajeni me short për pjesë për ju e për ardhacakët që kanë ngulur ndër ju e kanë lindur fëmijë në mesin tuaj: cilësojeni edhe ata si vendës ndër bijtë e Izraelit: që edhe ata të fitojnë pjesë me short mes fiseve të Izraelit.
- 23 Secilit ardhacak jepjani pjesën në atë fis ku të ketë ngulur;thotë Zoti Hyj.