Beselidhja e VjeterDanieli: Nabukodonozori ngre një trupore ari
- 1 Mbreti Nabukodonozor punoi një trupore ari të lartë gjashtëdhjete kute e të gjerë gjashtë kute. E vendosi në rrafshin e Durës, në krahinën e Babilonisë.
- 2 Mbreti Nabukodonozor ftoi të bashkohen satrapët, udhëheqësit, gjyqtarët, prijësit, bujarët, qeveritarët e të gjithë princat e krahinave për të marrë pjesë në përurimin e trupores që mbreti Nabukodonozor kishte dhënë të punohej.
- 3 Atëherë u bashkuan satrapët, udhëheqësit, gjyqtarët, prijësit, bujarët e paranikët, që ishin në zyrat e larta, si dhe të gjithë prijësit e krahinave në përurimin e trupores që e kishte ndërtuar mbreti Nabukodonozor. Qëndronin para trupores që e kishte ngritur Nabukodonozori
- 4 e zëdhënësi thërriste me sa zë kishte: O popuj, fise e gjuhë! Ja urdhri që ju jepet:
- 5 posa ta dëgjoni tingullin e borisë, zanamares, qestes, sambukës, psalterit, të orkestrit e të mbarë gjinive të veglave muzikore, bini përmbys e adhurojeni truporen e artë që vendosi mbreti Nabukodonozor!
- 6 Po qe se ndokush s`përkulet në adhurim, le të hidhet menjëherë në furrën e skuqur me zjarr!
- 7 Pas këtij urdhri, mbarë popujt pasi e dëgjuan tingullin e borisë, zanamares, qestes, sambukës, psalterit, të mbarë orkestrës e veglave muzikore të çdo lloji, ranë përmbys të gjithë popujt, fiset e gjuhët dhe e adhuruan truporen e artë që e kishte ndërtuar mbreti Nabukodonozor.Paditja dhe dënimi i judenjve
- 8 Menjëherë, po në atë kohë, u afruan disa kaldenj dhe paditën disa hebrenj.
- 9 I thanë mbretit Nabukodonozor: O mbret, rrofsh sa malet!
- 10 Ti, o mbret, dhe urdhrin që çdo njeri, posa ta ketë dëgjuar zërin e borisë, zanamares, qestes, sambukës, psalterit, të orkestrës e të veglave muzikore të çdo lloji të përkulet në adhurim para trupores së artë;
- 11 e po qe se ndokush s`do të përkulet në adhurim, le të hidhet në furrën e skuqur me zjarr.
- 12 E pra, janë disa judenj, të cilët i vure në krye të krahinës së Babilonisë: Sedraku, Misaku e Abdenagoja: këta njerëz, o mbret, s`janë në kujdes: nuk i nderojnë hyjnitë e tua dhe nuk e adhurojnë truporen tënde që e ndërtove.
- 13 Atëherë Nabukodonozori, i furishëm e i zemëruar, urdhëroi t`i sillen përpara Sedraku, Misaku e Abdenagoja. Këta burra u sollën para mbretit.
- 14 Duke turfulluar Nabukodonozori i pyeti: A është e vërtetë, o Sedrak, Mizak e Abdenago, se nuk i nderoni zotat e mi dhe se truporen e artë që unë e ndërtova, nuk e adhuroni?
- 15 A jeni tani të gatshëm që, posa ta dëgjoni zërin e borisë, zamares, qestes, sambukës, psalterit, të orkestrës e të veglave muzikore të çdo lloji të përkuleni e ta adhuroni truporen që vetë e kam ndërtuar? Por, po qe se nuk e adhuroni, po në atë çast do të hidheni në furrën e skuqur me zjarr: e ku është ai hyj që të mund t`ju nxjerrë prej dorës sime?
- 16 Sedraku, Misaku, Abdenagoja u përgjigjën e i thanë mbretit Nabukodonozor: S`kemi nevojë as të përgjigjemi për këtë gjë:
- 17 në qoftë se Hyji ynë, të cilin e ardhurojmë, mund të na shpëtojë nga furra e skuqur me zjarr e nga dora jote, o mbret, Ai do të na lirojë.
- 18 Por, nëse nuk do të dojë, le ta dish, o mbret, se nuk i adhurojmë zotat e tu as nuk e adhurojmë truporen e artë që ti e ke ngritur.
- 19 Atëherë Nabukodonozori, plot furi, i mërrolur në fytyrë kundër Sedrakut, Misakut e Abdenagos foli e urdhëroi të ndizej furra shtatë herë më tepër se ishte zakon të skuqej.
- 20 Atëherë, disa njerëzve, ndër më të fortit e ushtrisë së vet, i urdhëroi t`i lidhin Sedrakun, Misakun e Abdenagon e t`i hedhin në furrën e skuqur me zjarr.
- 21 Kështu, pra, qenë lidhur e, ashtu si ishin të veshur, me brekushe, me kësula, me sandale e me petka, qenë hedhur në furrën e skuqur me zjarr.
- 22 Urdhri ishte i prerë, furra ishte e skuqur deri aty, sa që ata njerëz, të cilët i hodhën Sedrakun, Misakun e Abdenagon në furrë, i dogji flaka e zjarrit,
- 23 kurse këta tre burra: Sedraku, Misaku e Abdenagoja ranë në furrë të skuqur, ashtu të lidhur./Sa vijon nuk gjendet në vëllimet hebraike/.Kënga e Azarisë në furrë
- 24 Ata shëtisnin në mes të flakëve, lavdëronin Hyjin dhe e bekonin Zotin.
- 25 Azaria u ngrit në këmbë, u lut kështu, e duke hapur gojën në mes të zjarrit, tha:
- 26 I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë, i madhërueshëm, emri yt i lavdishëm në shekuj,
- 27 sepse je i drejtë në gjithçka na bëre, të gjitha veprat e tua e udhët e tua janë të drejta, të gjitha gjyqet e tua e vërtetë.
- 28 Ke marrë vendim të drejtënë të gjitha gjërat që ke bërë të vijnë mbi nee mbi qytetin e shenjtë të etërve tanë, Jerusalemin!Sepse për shkak të mëkateve tonaTi u solle me ne kështume të vërtetë e me drejtësi.
- 29 Vërtet mëkatuam e vepruam paudhësishtduke u larguar prej teje, porse tepër shumë mëkatuam!
- 30 S`i dëgjuam urdhërimet e tua, as nuk i mbajtëm, nuk bëmë ashtu si na urdhërovepër të mirën tonë!
- 31 Prandaj, gjithçka çove mbi nee gjithçka na bërena e bëre plotësisht me të drejtë!
- 32 Na lëshove në duar të armiqve tanëkeqbërësve, kryekëcyerve më tëmbrapshtë, në duar të një mbreti të padrejtë, më të ziut që ishte mbi tokë.
- 33 Tani as që guxojmë ta hapim gojën:turpi e marrja i mbuloi ataqë të shërbejnë e të adhurojnë ty.
- 34 Oh, mos na lër për përgjithmonë pashë emrin tënd -e mos e prish besëlidhjen tënde;
- 35 as mos e tërhiq mëshirën tënde prej nesh, pashë Abrahamin, të dashurin tënd, pashë Izakun, shërbëtorin tënd, e pashë Izraelin, shenjtin tënd,
- 36 të cilëve iu zotovese do t`ua shumosh farënporsi yjet e qiellite porsi rërënqë është në bregun e detit,
- 37 sepse, o Zot, rnjemi pak`suar më shumë se të gjithë popujt, të përvujtëruar kudo mbi mbarë tokënnë ditën e sotme për shkak të mëkateve tona!
- 38 Ne në këtë kohë nuk kemiprinc as profet as prijës, fli shkrumbimi, therore, as kushtime as kem, as vend ku të t`kushtojmë tyflitë e fryteve të paraqë të mund të gjejmë mëshirë.
- 39 Por na prano me shpirt të përgrirë e të përvujtëruar në shpirt, porsi fli shkrumbimi deshësh e mëzetërish
- 40 porsi mijëra qengja të majmëe tillë le të jetë flia jonë para teje sote përsosna ne që të vemi pas tejesepse s`do të turpërohenata që shpresën e kanë vënë në ty.
- 41 Tani do të vemi pas teje me gjithë zemër, ty do të të nderojmë, fytyrën tënde do të kërkojmë.
- 42 Mos na turpëro, por sillu me ne sipas butësisë satee sipas madhësisë së mëshirës sate.
- 43 Na shpëto me mrekullitë e tualavdi jepi emrit tënd, o Zot!
- 44 Të turpëruar le të mbesin të gjithë ataqë duan të keqen e shërbëtorëve të tu, u turpërofshin e mbetshin pa farë pushteti, iu theftë hovi, pa fuqi mbetshin!
- 45 Le ta dinë se ti je Zot, Hyj i vetëm, në mbarë botën i lavdishëm.
- 46 Shërbëtorët e mbretit që i hodhën ata në furrë, nuk pushonin së hedhuri në të vaj toke, li, peshkve e rrozga.
- 47 Flaka çohej përmbi furrë dyzet e nëntë kutë,
- 48 shpërtheu e dogji edhe kaldenjtë që ishin përbri furrës.
- 49 Ndërkaq, engjëlli i Zotit zbriti te Azaria e shokët e tij në furrë dhe e dëboi flakën e zjarrit nga furra,
- 50 e u frynte në mes të furrës një freski vese. Zjarri aspak nuk i preku as s`u shkaktoi dhimbje as trazim.Kënga e tre djelmoshave
- 51 Atëherë këta të tre, pothuajse një zëri e lavdëronin, e madhëronin dhe e bekonin Hyjin në furrë e thoshin:
- 52 I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë, i lavdishëm e tejet i lartësishëm në shekuj! I bekuar emri shenjt i lavdisë sate, tejet i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!
- 53 I bekuar je në Tempullin e lavdisë sate të shenjtë, tejet i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!
- 54 I bekuar je në fronin e mbretërisë sate, tejet i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!
- 55 I bekuar je, ti që shqyrton humnerate që rri mbi kerubinë, i lavdishëm e tejet i madhërueshëm në shekuj!
- 56 I bekuar je në kupën qiellore, i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!
- 57 Bekojeni, të gjitha veprat e Zotit, Zotin, lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
- 58 Bekojeni, o qiej, Zotin, lëvdojeni dhe madhërojeni në shekuj!
- 59 Bekojeni, engjëjt e Zotit, Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 60 Ujëra që jeni përmbi qiell, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 61 Të gjitha ju, o fuqi, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 62 Diell e hënë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 63 Yjet e qiellit, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 64 Të gjitha shirat e vesa, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 65 Të gjitha ju, o erëra, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 66 Zjarr e vapë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 67 Acar e vapë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e bekojeni në shekuj!
- 68 Vesë e brymë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 69 Akull e cegëm, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 70 Breshra e bora, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 71 Net e ditë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 72 Dritë e errësirë, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 73 Vetëtima e re, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 74 Toka e bekoftë Zotin, e lëvdoftë dhe e madhëroftë në shekuj!
- 75 Bekojeni, o male e kodra, Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 76 Bekojeni Zotin, të gjitha bimësitë e tokës, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 77 Dete e lumenj, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 78 Bekojeni, burime, Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 79 Përbindësh e gjithçka lëviz në ujëra, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 80 Të gjithë shpendët e qiellit, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 81 Kafshë të egra e shtëpiake, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 82 Bijtë e njeriut, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 83 Bekoje, o Izrael, Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 84 Priftërinjtë e Zotit, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 85 Shërbëtorët e Zotit, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 86 Shpirtra e frymë të të drejtëve, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 87 Shenjtër e të përvuajtur në zemër, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!
- 88 Anani, Azari, Misael, bekojeni Zotin, lëvdojeni e madhërojeni në shekuj!Sepse Ai na shpëtoi nga Nëntoka, na nxori nga pushteti i vdekjes, na liroi nga furra e skuqur, na shpëtoi nga mesi i flakëve!
- 89 Falënderojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshueshme është dashuria e tij!
- 90 Të gjithë ju që e druani Zotin, bekojeni Hyjin e hyjnive, lëvdojeni e falënderojeni, sepse e amshueshme është dashuria e tij!Pranimi i mrekullisë