Beselidhja e VjeterOsea: Martesa dhe fëmijët e Ozesë
- 1 Fjala e Zotit që i qe drejtuar Ozesë, birit të Beeriut, në kohën e Ozisë, Joatamit, Akazit e Ezekisë, mbretërve të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, birit të Joasit, mbretit të Izraelit.I. MARTESA E OZESË DHE VËSHTRIMI SIMBOLIK I SAJMartesa dhe fëmijët e Ozesë
- 2 Fillimi i fjalës së Zotit me anë të Ozesë.Zoti i tha Ozesë:Shko e merre një grua që bën lavirësie ki fëmijë nga lavirësia e saj, sepse vendi s`bën tjetër, veç lavirësi ndaj Zotit.
- 3 Ai shkoi, pra, e mori Gomerën, bijën e Debelaimit. Kjo ngjizi dhe i lindi djalin.
- 4 Zoti i tha: Ngjitja emrin `Jezrahel`, sepse edhe pak kohë e do ta ndëshkoj gjakun e Jezrahelit mbi shtëpinë e Jehuit dhe do t`i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit.
- 5 Atë ditë do ta copëtoj harkun e Izraelit në fushën e Jezrahelit.
- 6 Gomera mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi vajzë. Zoti i tha: Ngjitja emrin: `E Pamëshira`, sepse nuk do të kem më mëshirë ndaj shtëpisë së Izraelit, nuk do ta fal më.
- 7 Unë do ta kem në hir shtëpinë e Judës, do t`i shëlboj në Zotin, Hyjin e tyre, e s`do t`i shpëtoj me hark, shpatë, luftë, kuaj e kalorës.
- 8 Pasi Gomera `Të Pamëshirën` e ndau prej gjirit, ngjizi e lindi edhe një djalë.
- 9 I tha: Quaje `Jo-Populli-Im`, sepse ju nuk jeni populli im e unë nuk jam më `Ai që jam` për ju.