Beselidhja e VjeterOsea: Zhdukja e shenjave idhujtare të Izraelit
- 1 Shermendmadhe hardhi Izraeli, rnjepte fruta me mbushulli;sipas shumësisë së frutave të saj, edhe lterët i shumoi, sipas begatisë së tokës së vet, i stolisi tempujt e vet.
- 2 Zemrën e vet e ka të ndarë, s`do të vonojnë, do ta paguajnë!Zoti lterët do t`ua thyejë, tempujt e tyre do t`i rrënojë!
- 3 Atëherë ata kanë për të thënë:`Nuk kemi mbret, sepse nuk e dreshtëm Zotin.Po mbreti për ne ç`do të bënte?`
- 4 Rrahin me buzë, be bëjnë rrejshëm, bëjnë besëlidhje;do të mbijë e drejtaporsi helmi në hulli të arës!
- 5 Për viçin e Betavenitsamarianët i kapën të dridhurat, po e vajton populli i tij, priftalecat e tij po e qajnë, për lavdinë e tijqë vërtet po zhduket!
- 6 Sepse u çua në Asyrimbretit të madh porsi dhuratë;Efraimin do ta mb`lojë turpi, për këshill të vet do të skuqet Izraeli.
- 7 E pat Samaria, mbreti i saj kashtërrojë mbi ujë!
- 8 Do të rrafshohen lartësitë e turpshme, mëkati i Izraelit!Do të ngallitin ferrë, hallugëpërmbi lterët e tyre!Atëherë maleve do t`u thonë:`Na mbuloni!`edhe kodrave:`Mbi ne bini!`.Kundër Gabaasë
- 9 Që prejditëve të Gabaasëmëkatoi Izraeli;vendit s`luajti.A s`do t`i zërë, thua, në Gabaalufta kundër bijve të fajit?
- 10 Do t`i ndëshkoj pas dëshirës sime!Kundër tyre do të bashkohen popujt, kur të ndëshkohen për të dy fajet.Kërcënime e grishje për kthim
- 11 Efraimi është mëshqerrë e mësuarqë i pëlqen të shijë grurë.Të buk`rën qafë në zgjedhë ia mbërtheva;Efraimin në parmendë e mbreha, do të lëvrojë Juda, në trinë do ta zë Jakobin.
- 12 Drejtësinë mbillnidashuri do të kori!Tokë të re çelni:është koha Zotin të kërkoniderisa të vijëe ta zbrazë mbi ju drejtësinë.
- 13 Lëvruat paudhësinë, korrët padrejtësinë, hëngrët frytin e gënjeshtrës;shpresove në karrocat e tua, e në shumicën e ushtarëve të tu,
- 14 kryengritja në popull tënd do të çohet, do të shkretohen fortesat e tua, si e shkretoi Salmani Betarbeelin në ditë të luftës, kur nëna mbi fëmijë shkapatej!
- 15 Ja, çfarë Beteli do t`ju bëjëpër shkak të t`tmerrshmes fajësi tuaj.Në mëngjes do të vritet mbreti i Izraelit.