Beselidhja e VjeterOsea: Zoti do ta huamarrë dashurinë e vet të papranuar
- 1 Kur Izraeli ende ishte djalëunë e dojae prej Egjiptit e thirra birin tim.
- 2 Por, sa më shumë i thirrja, aq më tepër largoheshin prej meje; baalëve fli u flijonin, idhujve u digjnin kem.
- 3 E unë e mësoja Efraimin të ectevetë i mbartja para duarsh, s'e kuptonin se për ta kujdesesha.
- 4 I tërhiqja me litarë për njerëz, me zinxhirë të dashurisë; isha për ta, porsi ai që fëmijën e ngrederi në mollëzat e veta, përkulesha mbi të t'i jap të hajë.
- 5 Të kthehet në dheun e Egjiptit, le t'i jetë Asuri mbret, sepse s'deshën kah unë të kthehen!
- 6 Emnesë do të bëjë në qytete të tyre shpata, murmuritësit do t'ia shuajë, do t'i hajë për shkak të synimeve të tyre!Dashuria do të ngadhënjejë
- 7 Është i gatshëm populli imtë mëkatojë kundër meje; e ftojnë lart, por askush nuk e ngre.
- 8 Si të heq dorë prej teje, Efraim, të të dorëzoj ty, o Izrael?Si të të lëshoj ty porsi Adamën, të të bëj të ngjashëm me Seboimin?Zemra ime në mua përmallohet, në brendinë time flakë është ndezur dhimbja.
- 9 S'do ta shfryej zemërimin tim, s'do të kthehem ta shpëdaj Efraimin, sepse Hyj jam unë e jo njeri, Shenjti në mesin tënd, s'do të vij me tmerr.Kthimi nga shpëgulja
- 10 Zotin do ta ndjekin; do të ulërijë porsi luani, po ai vetë do të ulërijë, e me tmerr do të ngarendin fëmijëtnga perëndimi,
- 11 do të flut'rojnë porsi shpendët nga Egjiptiporsi pëllumbi nga Asyria.Në shtëpi të tyre do t'i vendos.